Traktati i Mastrihtit

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Pjesa e parë: Parimet

Neni 1.
Me anë të këtij Traktati, Palët e Larta Kontraktuese themelojnë ndërmjet tyre një Komunitet Evropian.

Neni 2
Komuniteti do të ketë si detyrë qw nëpërmjet themelimit të një tregu të përbashkët dhe të një bashkimi ekonomik dhe monetar dhe nëpërmjet zbatimit të politikave të përbashkëta ose aktiviteteve që i referohen neneve 3 dhe 3a, të nxisë në të gjithë Komunitetin një zhvillim të harmonizuar dhe të balancuar të aktiviteteve ekonomike, rritje ekonomike të qëndrueshme dhe jo-inflacioniste duke respektuar mjedisin, një shkallë të lartë konvergjence të rezultateve ekonomike, një nivel të lartë punësimi dhe mbrojtjeje sociale, rritjen e standartit të jetesës dhe të cilësisë së jetës dhe kohezionit social dhe ekonomik dhe solidaritetit ndërmjet Shteteve Anëtare.

Neni 3
Për qëllimet e vendosura në nenin 2, siç përcaktohet nga ky Traktat dhe në përputhje me kalendarin e veprimeve të përcaktuar si më poshtë, katër aktivitetet e Komunitetit do të përfshijnë:
(a) eliminimin midis Shteteve Anëtare të tarifave doganore dhe kufizimeve sasiore dhe të gjithë masave të tjera që kanë efekte ekuivalente në importin dhe eksportin e mallrave;
(b) një politikë të përbashkët tregtare;
(c) një treg të brendshëm të karakterizuar nga eliminimi ndërmjet Shteteve Anëtare të pengesave për lëvizjen e mallrave, personave, shërbimeve dhe kapitalit;
(d) masat që lidhen me hyrjen dhe lëvizjen e personave në tregun e brendshëm, siç përcaktohet në Nenin 100c;
(e) një politikë të përbashkët në fushën e bujqësisë dhe peshkimit;
(f) një politikë të përbashkët në fushën e transportit;
(g) një sistem që siguron se konkurrenca në tregun e përbashkët nuk deformohet;
(h) përafrimin e ligjeve të Shteteve Anëtare në masën e kërkuar për funksionimin e tregut të përbashkët;
(i) një politikë në sferën sociale që përfshin një Fond Social Evropian;
(j) fuqizimin e kohezionit social dhe ekonomik;
(k) një politikë në fushën e mjedisit;
(l) fuqizimin e konkurrencialitetit në industrinë e Komunitetit;
(m) nxitjen e kërkimit dhe zhvillimit teknologjik;
(n) inkurajimin për themelimin dhe zhvillimin e rrjeteve Trans-Evropiane;
(o) një kontribut për arritjen e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit;
(p) një kontribut në cilësinë e edukimit dhe kualifikimit dhe lulëzimin e kulturave të Shteteve Anëtare;
(q) një politikë në fushën e zhvillimit të kooperimit;
(r) asocimin e vendeve dhe territoreve të huaja me qëllim rritjen e tregtisë dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe social;
(s) një kontribut në fuqizimin e mbrojtjes së konsumatorëve;
(t) masat në fushën e energjisë, mbrojtjes civile dhe turizmit;

Neni 3a.

1. Për qëllimet e vendosura në nenin 2, aktivitetet e Shteteve Anëtare dhe Komunitetit, siç përcaktohet në këtë Traktat dhe në përputhje me kalendarin e përcaktuar si më poshtë, do të përfshijnë adaptimin e një politike ekonomike që bazohet në një koordinim të ngushtë të politikave ekonomike të Shteteve Anëtare, në tregun e brendshëm dhe në përcaktimin e objektivave të përbashkëta dhe të realizuara në përputhje me parimin e një ekonomie tregu të hapur me konkurrencë të lirë.

2. Për sa më sipër, siç përcaktohet në këtë Traktat dhe në përputhje me kalendarin kohor dhe procedurat e përcaktuara më poshtë, këto aktivitete do të përfshijnë fiksimin e parevokueshëm të normave të këmbimit që çojnë në futjen e një monedhe të vetme, ecu, dhe përcaktimin dhe realizimin e një politike unike monetare dhe politike të normave të këmbimit, objektivi primar i të cilave do të jetë të ruajë stabilitetin e çmimeve dhe, pa rënë ndesh me këtë objektiv, të mbështesë politikat e përgjithshme në Komunitet, në përputhje me parimet e një ekonomie tregu të hapur me konkurrencë të lirë.

3. Këto aktivitete të Shteteve Anëtare dhe Komunitetit, duhet të jenë në përputhje me këto parime drejtuese: çmime të stabilizuara, financa publike dhe kushte monetare të shëndosha dhe një bilanc pagesash të qëndrueshëm.


Neni 3b.
Komuniteti do të veprojë brenda limiteve të fuqive që përcaktohen nga ky Traktat dhe objektivave që i janë caktuar.
Në fushat që nuk futen brenda kompetencave të tij ekskluzive, Komuniteti duhet të ndërmarrë veprime, në përputhje me parimin e subsidiaritetit vetëm nëse dhe për aq kohë sa objektivat e veprimit të propozuar nuk mund të arrihen në mënyrë të kënaqshme nga Shtetet Anëtare dhe mundet që, për arsye të shkallës ose efekteve të veprimit të propozuar, të jenë më mirë të arritshme nga Komuniteti.
اdo veprim i ndërmarrë nga Komuniteti nuk duhet të shkojë jashtë asaj që është e nevojshme për arritjen e objektivave të këtij Traktati.

Neni 4.
1. Detyrat që i besohen Komunitetit do të realizohen nga institucionet e mëposhtme:
• një Parlament Evropian,
• një Këshill;
• një Komision,
• një Gjykatë e Drejtësisë;
• një Gjykatë e Llogarive.
اdo institucion duhet të veprojë brenda limiteve të fuqisë që i jepet nga ky Traktat.
2. Këshilli dhe Komisioni do të asistohen nga një Komitet Ekonomik dhe Social dhe një Komitet i Rajoneve, që veprojnë në rolin e këshilltarit.

Neni 4a.
Një Sistem Evropian i Bankave Qendrore (më poshtë i emërtuar si 'ESCB') dhe një Bankë Qendrore Evropiane (më poshtë i emërtuar si 'ECB') do të themelohen në përputhje me procedurat e përcaktuara në këtë Traktat; ato do të veprojnë brenda limiteve të fuqisë që i jepen nga ky Traktat dhe nga Statuti i ESCB dhe i ECB (që më poshtë i referohet si 'Statuti i ESCB').

Neni 4b.
Themelohet një Bankë Evropiane e Investimeve, e cila do të veprojë brenda limiteve të fuqisë të dhëna nga ky Traktat dhe Statuti..

Neni 5.
Shtetet Anëtare do të marrin masat e nevojshme, të përgjithshme dhe të posaçme, për përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga ky Traktat ose që rezultojnë nga veprimet e ndërmarra nga institucionet e Komunitetit. Ato duhet të lehtësojnë përmbushjen e detyrave të Komunitetit. Ato duhet të heqin dorë nga çdo masë që mund të dëmtojë arritjen e objektivave të këtij Traktati.
 
Neni 6.
Brenda qëllimeve të zbatimit të këtij Traktati, dhe pa rënë në kundërshtim me nene të veçanta që përmbahen në të, çdo diskriminim mbi baza kombësie, do të jetë i ndaluar.
Këshilli, duke vepruar në përputhje me procedurat e përcaktuara në nenin 189c, mund të adaptojë rregulla për ndalimin e një diskriminimi të tillë.

Neni 7.
1. Tregu i përbashkët do të themelohet progresivisht, gjatë një periudhe tranzitore prej dymbëdhjetë vjetësh.
Kjo periudhë tranzitore do të ndahet në tre etapa me nga katër vjet secila; zgjatja e secilës mund të ndryshojë në përputhje me klauzolat e vendosura më poshtë.
2. Për çdo etapë, do të caktohen një tërësi veprimesh që duhen filluar dhe realizuar respektivisht.
3. Tranzicioni nga etapa e parë tek e dyta do të kondicionohet nga fakti që objektivat specifike të përcaktuara në këtë Traktat për etapën e parë janë realizuar në substancë dhe që, subjekt i parashikimeve dhe procedurave të përcaktuara në këtë Traktat, detyrimet janë përmbushur.
Faktimi do të bëhet në fund të vitit të katërt nga Komisioni, duke vepruar unanimisht mbi një raport të paraqitur nga Komisioni. Megjithatë, një Shtet Anëtar mund të mos pengojë unanimitetin bazuar në mosplotësimin e detyrimeve të tij. Në rast të dështimi të unanimitetit, faza e parë do të zgjatet automatikisht për një vit.
Në fund të vitit të pestë, Këshilli do të bëjë faktimin për të njëjtat kushte. Në rast të dështimit të unanimitetit, faza e parë do të zgjatet automatikisht dhe për një vit.
Në fund të vitit të gjashtë, Këshilli do të bëjë faktimin, duke vepruar me mazhorancë të kualifikuar mbi bazën e një raporti të paraqitur nga Komisioni.
4. Brenda një muaji nga votimi i përmendur së fundi, çdo Shtet Anëtar që voton me minorancën, ose nëse mazhoranca e kërkuar nuk arrihet, çdo Shtet Anëtar ka të drejtë t’i kërkojë Këshillit të caktojë një bord arbitrazhi, vendimi i të cilit do të jetë i detyrueshëm mbi gjithë Shtetet Anëtare dhe mbi institucionet e Komunitetit. Bordi i arbitrazhit do të përbëhet nga tre anëtarë të caktuar nga Këshilli, që veprojnë në unanimitet, mbi propozimin e Komisionit.
Nëse Këshilli nuk cakton anëtarët e bordit të arbitrazhit brenda një muaji nga data që i është kërkuar, ato do të caktohen nga Gjykata e Drejtësisë brenda një periudhe një mujore.
Bordi i arbitrazhit do të zgjedhë Kryetarin e tij.
Bordi duhet të japë vendimin e tij brenda gjashtë muajsh nga data e votimit të Këshillit, që i referohet nënparagrafit të fundit të paragrafit 3.
5. Faza e dytë dhe e tretë mund të mos zgjaten ose të shkurtohen, me përjashtim të një vendimi të Këshillit, mbi bazën e një unanimiteti të plotë mbi vendimin e propozuar nga Komisioni.
6. Asgjë e parashikuar në paragrafët e mësipërm, nuk duhet të shkaktojë zgjatjen prej me shumë se pesëmbëdhjetë vjet pas hyrjes në fuqi të këtij Traktati tw periudhws tranzitore.
7. Përveç përjashtimeve ose dhënies së shmangieve (derogations) që bëhen në këtë Traktat, përfundimi i periudhës tranzitore do të përbëjë datën e fundit ku të gjithë rregullat e përcaktuara duhet të hyjnë në fuqi dhe të gjitha masat e kërkuara për themelimin e një tregu të përbashkët duhet të zbatohen.

Neni 7a.
Komuniteti duhet të adaptojë masa me qëllim themelimin progresivisht të tregut të brendshëm për një periudhë që përfundon mw 31 dhjetor 1992, në përputhje me klauzolat e këtij neni dhe të neneve 7b, 7c, 28, 57(2), 59, 70(1), 84, 99, 100a dhe 100b dhe pa rënë në kundërshtim me klauzolat e tjera të këtij Traktati.
Tregu i brendshëm do të përfshijë një hapësirë pa kufij të brendshëm ku lëvizja e mallrave, personave, shërbimeve dhe kapitaleve sigurohet në përputhje me klauzolat e këtij Traktati.

Neni 7b.
Komisioni duhet t’i raportojë Këshillit para datës 31 dhjetor 1988 dhe përsëri para datës 31 dhjetor 1990 për progresin e bërë në arritjen e tregut të brendshëm, brenda limiteve të fiksuara në nenin 7a.
Këshilli, duke vepruar me mazhorancë të kualifikuar mbi propozimin e Komisionit, duhet të përcaktojë udhëzimet dhe kushtet e nevojshme për të siguruar një progres të balancuar në të gjithë sektorët në shqyrtim.

Neni 7c.
Në procesin e hartimit të propozimeve të tij me qëllim arritjen e objektivave të vendosura në nenin 7a, Komisioni duhet të marrë parasysh shkallën e përpjekjeve mbi të cilat disa ekonomi të cilat paraqesin diferenca zhvillimi, duhet të mbështeten gjatë periudhës së themelimit të tregut të brendshëm dhe mund të propozojë klauzola të përshtatshme.
Nëse këto klauzola marrin formën e shmangieve (derogations), ato duhet të jenë të një natyre të përkohshme dhe duhet të shkaktojnë sa më pak shqetësime për funksionimin e tregut të përbashkët.


Pjesa e Tretë: Politikat e Komunitetit

TITULLI III. LثVIZJA E LIRث E PERSONAVE, SHثRBIMEVE DHE KAPITALIT
Kapitulli 4. KAPITALI DHE PAGESAT


Neni 73a.
Që nga 1 janari 1994, nenet 67 deri në 73 do të zevendësohen nga nenet 73b,c,d,e,f,dhe g.

Neni 73b.
1. Brenda kuadrit të klauzolave të përcaktuara në këtë Kapitull, të gjitha kufizimet në lëvizjen e kapitaleve ndërmjet Shteteve Anëtare dhe midis Shteteve Anëtare dhe vendeve të treta, do të jenë të ndaluara.
2. Brenda kuadrit të klauzolave të përcaktuara në këtë Kapitull, të gjitha kufizimet në pagesat ndërmjet Shteteve Anëtare dhe midis Shteteve Anëtare dhe vendeve të treta, do të jenë të ndaluara.

Neni 73c.
1. Klauzolat e nenit 73b do të jenë të zbatueshme ndaj vendeve të treta për çdo kufizim që ekziston që nga 31 dhjetori 1993 në ligjin kombëtar ose të Komunitetit të adoptuar lidhur me lëvizjen e kapitalit në ose nga vendet e treta, që përfshinë investimin direkt – përfshirë investimet në pasuri të paluajtshme, klauzolat për shërbimet financiare ose pranimin e letrave me vlerë në tregjet e kapitalit.
2. Në përpjekjet për të arritur objektivin e lëvizjes së lirë të kapitalit ndërmjet Shteteve Anëtare dhe vendeve të treta në shkallën më të madhe të mundshme dhe pa rënë në kundërshtim me Kapitujt e tjerë të këtij Traktati, Këshilli, mbi bazën e mazhorancës së kualifikuar mbi një propozim të Komisionit, mund të adoptojë masa për lëvizjen e kapitalit në ose nga vendet e treta që lidhen me investimet direkte –përfshirë investimet në pasuri të paluajtshme, ofrimin e shërbimeve financiare ose pranimin e letrave me vlerë në tregjet e kapitalit. Unanimiteti do të kërkohet për masat e këtij paragrafi që përbëjnë një hap prapa në ligjin e Komunitetit lidhur me liberalizimin e lëvizjes së kapitaleve në ose nga vendet e treta.

Neni 73d.
1. Klauzolat e nenit 73b do të zbatohen pa rënë në kundërshtim me të drejtën e Shteteve Anëtare:
(a) në aplikimin e klauzolave përkatëse të ligjeve të tyre të taksave që bëjnë dallim ndërmjet taksapaguesve që nuk janë në të njëjtën situatë lidhur me vendin e tyre të rezidencës ose lidhur me vendin ku janë investuar kapitalet e tyre;
(b) të ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar shkeljen e ligjit dhe rregullave kombëtare, veçanërisht në fushën e taksimit dhe mbikqyrjen e kujdesshme të institucioneve financiare, ose të përcaktojë procedura për deklarimin e lëvizjeve të kapitalit për qëllime administrative ose informacion statistikor, ose të marrë masa që janë të justifikueshme mbi bazën e politikave publike ose të sigurimit publik.
2. Klauzolat e këtij Kapitulli duhet të mos jenë në kundërshtim me aplikueshmërinë e kufizimeve në të drejtën e themelimit të cilat janë të pajtueshme me këtë Traktat.
3. Masat dhe procedurat që i referohen paragrafëve 1 dhe 2 nuk duhet të përbëjnë një mjet për diskriminimin arbitrar në lëvizjen e lirë të kapitalit dhe pagesave, siç përcaktohen në nenin 73b.

Neni 73e.
Për shmangiet nga neni 73b, Shtetet Anëtare që, në 31 dhjetor 1993, gëzojnë shmangie në bazë të ligjit ekzistues të Komunitetit, gëzojnë të drejtën e ruajtjes së tyre, maksimumi deri në 31 dhjetor 1994, për kufizimet në lëvizjet e kapitalit të autorizuara për përjashtime të tilla që ekzistojnë në atë datë.

Neni 73f.
Kur, në raste të veçanta, lëvizja e kapitalit në ose nga vendet e treta shkakton, ose kërcënon të shkaktojë, vështirësi serioze për operimin e bashkimit ekonomik dhe monetar, Këshilli, mbi bazën e shumicës së kualifikuar mbi një propozim të Komisionit dhe pas konsultimeve me ECB, mund të marrë masa mbrojtjeje në lidhje me vendet e treta, për një periudhë që nuk i kalon gjashtë muajt, nëse masa të tilla janë domosdoshmërisht të nevojshme.

Neni 73g.
1. Nëse, në rastin e parashikuar në nenin 228a, veprimi nga Komuniteti konsiderohet si i nevojshëm, Këshilli mundet që, në përputhje me procedurën e parashikuar në nenin 228a, të marrë masa urgjente për lëvizjen e kapitalit dhe në pagesat lidhur me vendet e treta.
2. Pa rënë në kundërshtim me nenin 224, për aq kohë sa Këshilli nuk ka marrë masa në përputhje me paragrafin 1, një Shtet Anëtar mundet, për arsye serioze politike dhe urgjence, të ndërmarrë masa të njëanëshme kundrejt një vendi të tretë lidhur me lëvizjet e kapitalit dhe pagesat. Komisioni dhe Shtetet e tjera Anëtare duhet të informohen për masa të tilla, jo më vonë se nga data e hyrjes se tyre në fuqi.
Këshilli mundet që, mbi bazën e mazhorancës së kualifikuar pas një propozimi të Komisonit, të vendosë që Shteti Anëtar në fjalë të amendojë ose të shfuqizojë masa të tilla. Presidenti i Këshillit duhet të informojë Parlamentin Evropian për çdo vendim të tillë të marrë nga Këshilli.
 
Neni 73h.
Deri në 1 janar 1994, do të jenë të aplikueshme klauzolat e mëposhtme:
(1) اdo Shtet Anëtar merr përsipër të autorizojë, në monedhën e Shtetit Anëtar ku është i vendosur kreditori ose përfituesi, çdo pagesë që lidhet me lëvizjen e mallrave, shërbimeve ose kapitalit, dhe çdo transferim kapitali ose të ardhure, në shkallën që lëvizja e mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe personave ndërmjet Shteteve Anëtare kanë qenë të liberalizuara në zbatim të këtij Traktati.
Shtetet Anëtare deklarojnë gatishmërinë të ndërmarrin liberalizimin e pagesave përtej masës së parashikuar në nënparagrafët e mësipërm, për aq sa situata e tyre ekonomike në përgjithësi dhe gjendja e bilancit të tyre të pagesave në veçanti, e lejon këtë.
(2) Për aq sa lëvizja e mallrave, shërbimeve dhe kapitalit janë të limituara vetëm nga kufizimet në pagesat që lidhen me sa më sipër, këto kufizime duhet që të eliminohen progresivisht duke aplikuar, mutatis mutandis, klauzolat e këtij Kapitulli dhe Kapitujve që lidhen me eliminimin e kufizimeve sasiore dhe liberalizimin e shërbimeve.
(3) Shtetet Anëtare zotohen që të mos fusin ndërmjet tyre asnjë kufizim të ri për transfertat që lidhen me transaksionet e padukshme, të listuara në Aneksin III të këtij Traktati.
Eliminimi progresiv i kufizimeve ekzistuese duhet të kryhet në përputhje me klauzolat e neneve 63 deri 65, për aq sa eliminimi i tyre nuk bazohet nga klauzolat që përmbahen në paragrafët 1 dhe 2 ose nga klauzolat e këtij Kapitulli.
(4) Nëse ekziston nevoja, Shtetet Anëtare duhet të konsultojnë njëra-tjetrën në masat që duhen marrë për të bërë të mundur të kryhen pagesat dhe transfertat e përmendura në këtë nen; masa të tilla nuk duhet të bien në kundërshtim me arritjen e objektivave të vendosura në këtë Traktat.


TITULLI VI. POLITIKA EKONOMIKE DHE MONETARE

KAPITULLI 1. POLITIKA EKONOMIKE

Neni 102a.
Shtetet Anëtare do të zbatojnë politikat e tyre monetare me synim që të kontribuojnë në arritjen e objektivave të Komunitetit, siç përcaktohen në nenin 2, dhe në kontekstin e orientimeve të përgjithshme në referim të nenit 103(2). Shtetet Anëtare dhe Komuniteti do të veprojnë në përputhje me parimet e një ekonomie të tregut të hapur me konkurrencë të lirë, duke favorizuar një shpërndarje eficiente të burimeve, dhe në përputhje me parimet e vendosura në nenin 3a.

Neni 103.

1. Shtetet Anëtare do t’i shohin politikat e tyre ekonomike si një çështje të një interesi të përbashkët dhe do t’i koordinojnë ato me Këshillin, në përputhje me klauzolat e nenit 102a.

2. Këshilli, duke vepruar mbi bazën e një mazhorance të kualifikuar mbi një rekomandim të Komisionit, do të formulojë një projekt mbi parimet e përgjithshme të politikave ekonomike të Shteteve Anëtare dhe të Komunitetit, dhe do të raportojë mbi rezultatet e saj në Këshillin Evropian.
Këshilli Evropian, duke vepruar mbi bazën e këtij raporti të paraqitur nga Këshilli, do të diskutojë një konkluzion mbi parimet e përgjithshme të politikave ekonomike të Shteteve Anëtare dhe të Komunitetit.
Në bazë të këtij konkluzioni, Këshilli, mbi bazën e shumicës së kualifikuar, do të adaptojë një rekomandim që përcakton këto parime të përgjithshme. Këshilli do të informojë Parlamentin Evropian për rekomandimet e tij.

3. Me qëllim që të sigurohet koordinim më i ngushtë i politikave ekonomike dhe një konvergjencë e qëndrueshme e rezultateve ekonomike të Shteteve Anëtare, Këshilli, mbi bazën e raporteve të paraqitura nga Komisioni, do të monitorojë zhvillimet ekonomike në çdo Shtet Anëtar dhe në Komunitet ashtu si dhe konsistencën e politikave ekonomike me parimet e përgjithshme të referuara në paragrafin 2, dhe të realizojë rregullisht një vlerësim të përgjithshëm.
Për qëllime të mbikqyrjes, Shtetet Anëtare do të dërgojnë informacion pranë Komisionit rreth masave të rëndësishme të marra prej tyre në fushën e politikave të tyre ekonomike dhe çdo informacion tjetër që konsiderohet nga Komisioni si i nevojshëm.

4. Kur konkludohet se, sipas procedurave në referim të paragrafit 3, politikat ekonomike të një Shteti Anëtar nuk janë konsistente me parimet e përgjithshme që i referohen paragrafit 2, ose se ato mbartin rrezikun e dëmtimit të funksionimit të përshtatshëm të bashkimit ekonomik dhe monetar, Këshilli, duke vepruar mbi shumicën e kualifikuar mbi rekomandimin e dhënë nga Komisioni, do të bëjë rekomandimet e nevojshme për Shtetin Anëtar në shqyrtim. Këshilli mundet, mbi bazën e mazhorancës së kualifikuar mbi një propozim të Komisionit, të vendosë të bëjë publike rekomandimet e saj.
Presidenti i Këshillit dhe Komisioni do të raportojnë në Parlamentin Evropian për rezultatet e mbikqyrjes shumëpalëshe. Presidenti i Këshillit mund të ftohet të dalë para Komitetit kompetent të Parlamentit Evropian nëse Këshilli i ka bërë publike rekomandimet e saj.

5. Këshilli, duke vepruar në përputhje me procedurat e vendosura në nenin 189c, mund të adoptojë rregulla të detajuara për procedurën e mbikqyrjes shumëpalëshe në referim të paragrafëve 3 dhe 4 të këtij neni.

Neni 103a.

1. Pa rënë në kundërshtim me çdo procedurë tjetër të vendosur në këtë Traktat, Këshilli, duke vepruar në mënyrë unanime mbi një propozim të Komisionit, mund të vendosë për masat e përshtatshme për situatën ekonomike, në veçanti nëse krijohen vështirësi të mëdha në ofertën e produkteve të caktuara.

2. Kur një Shtet Anëtar është në vështirësi ose kërcënohet seriozisht nga vështirësi serioze të shkaktuara nga ndodhi të paparashikueshme, jashtë kontrollit të tij, Këshilli, duke vepruar unanimisht mbi një propozim të Komisonit, mund të ofrojë, mbi disa kushte të caktuara, asistencë financiare për Shtetin Anëtar në shqyrtim. Kur vështirësitë serioze shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore, Këshilli vepron mbi bazën e mazhorancës së kualifkuar. Presidenti i Këshillit do të informojë Parlamentin Evropian mbi vendimet e marra.

Neni 104.

1. Lehtësitë Overdraft ose çdo formë tjetër lehtësie kreditimi me ECB ose me bankat qendrore të Shteteve Anëtare (më poshtë të quajtura ‘bankat qendrore kombëtare’) në favor të institucioneve ose organeve të Komunitetit, qeverive qendrore, rajonale, autoriteteve të tjera publike dhe lokale, organeve të tjera të drejtuara nga ligji publik ose sipërmarrje publike të Shteteve Anëtare, do të jenë të ndaluara, ashtu si dhe blerja direkte e tyre nga ECB ose bankat qendrore kombëtare të instrumenteve të borxhit.

2. Klauzolat e paragrafit 1 nuk do të zbatohen për institutet e kreditit të zotëruara nga publiku, të cilave, në kontekstin e furnizimit të rezervave nga
 
bankat qendrore, do t’u jepet i njëjti trajtim nga bankat qendrore kombëtare dhe ECB njëlloj si dhe për institucionet private të kreditit.

Neni 104a.

1. اdo masë, që nuk bazohet në shqyrtimet e kujdesshme, që krijon akses të privilegjuar për institucionet ose organet e Komunitetit, qeveritë qendrore, rajonale, autoritetete e tjera publike dhe lokale, organet e tjera që drejtohen nga ligji publik ose sipërmarrje publike të Shteteve Anëtare për institucionet financiare, do të jenë të ndaluara.

2. Këshilli, duke vepruar në përputhje me procedurën e referuar në nenin 189c, para datës 1 janar 1994, do të specifikojë përkufizimet për aplikimin e ndalimit të referuar në paragrafin 1.

Neni 104b.

1. Komuniteti nuk do të jetë përgjegjës ose të marrë përsipër angazhimet e qeverive qendrore, rajonale, autoriteteve të tjera publike dhe lokale, organeve të tjera që drejtohen nga ligji publik ose sipërmarrje publike të çdo Shteti Anëtar, pa përjashtuar garancitë reciproke financiare për ekzekutimin e përbashkët të një projekti specifik. Një Shtet Anëtar nuk do të jetë përgjegjës ose të marrë përsipër angazhimet e qeverive qendrore, rajonale, autoriteteve të tjera publike dhe lokale, organeve të tjera që drejtohen nga ligji publik ose sipërmarrje publike të çdo Shteti tjetër Anëtar, pa përjashtuar garancitë reciproke financiare për ekzekutimin e përbashkët të një projekti specifik.

2. Nëse është e nevojshme, Këshilli, duke vepruar në përputhje me procedurën e parashikuar në nenin 189c, mund të specifikojë përkufizimet për aplikimin e ndalimeve të referuara në nenin 104 dhe në këtë nen.

Neni 104c.

1. Shtetet Anëtare duhet të shmangin financimet e tepërta të deficiteve të qeverive.

2. Komisioni duhet të monitorojë zhvillimet e situatës buxhetore dhe të gjendjes së borxhit të qeverisë në Shtetet Anëtare me synim për të identifikuar gabimet e mëdha. Në veçanti, ai duhet të ekzaminojë respektimin e disiplinës buxhetore mbi bazën e dy kritereve të mëposhtme:
• (a) nëse raporti i planifikuar ose aktual i deficitit të qeverisë ndaj produktit të përgjithshëm kombëtar e tejkalon vlerën e referencës, me përjashtim të rasteve kur:
• ose raporti ka rënë ndjeshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme dhe ka arritur në një nivel që është afër vlerës së referencës;
• ose, në mënyrë alternative, teprica mbi vlerën e referencës është vetëm një rast përjashtues dhe i përkohshëm dhe raporti mbetet afër vlerës së referencës;
• (b) nëse raporti i borxhit të qeverisë ndaj produktit të përgjithshëm kombëtar e tejkalon vlerën e referencës, me përjashtim kur raporti është në rënie të mjaftueshme dhe i përafrohet vlerës së referencës me një ritëm të kënaqshëm.
Vlerat e referencës janë specifikuar në Protokollin mbi procedurën e deficitit të tepërt, që është aneks i këtij Traktati.

3. Nëse një Shtet Anëtar nuk përmbush kërkesat në njërin ose në të dy këto kritere, Komisioni duhet të përgatisë një raport. Raporti i Komisionit duhet të marrë në konsideratë nëse deficiti i qeverisë i tejkalon shpenzimet qeveritare për investime dhe të marrë në konsideratë gjithë faktorët e tjerë përkatës, duke përfshirë pozitën afatmesme ekonomike dhe buxhetore të Shtetit Anëtar.
Komisioni mundet, gjithashtu, të përgatisë një raport nëse, pavarësisht nga plotësimi i kërkesave të kritereve, është i mendimit se ekziston një rrisk për një deficit të tepërt në një Shtet Anëtar.

4. Komiteti, që përcaktohet në nenin 109c, duhet të formulojë një opinion mbi raportin e Komisionit.

5. Nëse Komisioni konsideron që një deficit i tepërt ekziston ose mund të ndodhë, Komisioni duhet t’i adresojë një opinion Këshillit.

6. Këshilli, duke vepruar mbi mazhorancën e kualifikuar mbi një rekomandim të Komisionit, dhe duke konsideruar çdo vërejtje që Shteti Anëtar në shqyrtim dëshiron të ndërmarrë, duhet të vendosë pas një vlerësimi të përgjithshëm nëse ekziston një deficit i tepërt.

7. Kur ekzistenca e një deficiti të tepërt është vendosur sipas paragrafit 6, Këshilli duhet t’i bëjë rekomandime Shtetit Anëtar në shqyrtim, me synim sjelljen e situatës drejt zgjidhjes brenda një kohe të dhënë. Subjekt i klauzolave të paragrafit 8, këto rekomandime nuk duhet të bëhen publike.

8. Nëse vendoset që nuk janë ndërmarrë veprime efektive në përgjigje të rekomandimeve të dhëna brenda periudhës së parashikuar, Këshilli mund t’i bëjë publike rekomandimet e saj.

9. Nëse një vend vazhdon të dështojë në vënien në praktikë të rekomandimeve të Këshillit, Këshilli mund të vendosë të njoftojë Shtetin Anëtar të ndërmarrë, benda një limiti kohor të specifikuar, masat për reduktimin e deficitit, siç gjykohet e nevojshme nga Këshilli, me qëllim rivendosjen e situatës.
Në një rast të tillë, Këshilli mund t’i kërkojë Shtetit Anëtar në shqyrtim, të paraqesë raporte në përputhje me afate kohore të specifikuara, me qëllim shqyrtimin e përpjekjeve axhustuese të këtij Shteti Anëtar.

10. Të drejtat e ndërmarrjes së veprimeve sipas neneve 169 dhe 170 mund të mos ushtrohen brenda kuadrit të paragrafëve 1 deri në 9 të këtij neni.

11. Për aq kohë sa një Shtet Anëtar dështon në zbatimin e një vendimi të marrë në përputhje më paragrafin 9, Këshilli mund të vendosë të aplikojë ose, si të jetë rasti, të intensifikojë një ose më shumë nga masat e mëposhtme:
• të kërkojë që Shteti Anëtar në shqyrtim të publikojë informacione shtesë, që specifikohet nga Këshilli, para se të emetojë letra me vlerë borxhi;
• të ftojë Bankën Evropiane të Investimeve të rishqyrtojë politikën e saj të kreditimit ndaj Shtetit Anëtar në shqyrtim;
• të kërkojë që Shteti Anëtar në shqyrtim të mbajë një depozitë pa interes me Komunitetin, në një madhësi të përshtatshme, deri sa deficiti i tepërt, në opinionin e Këshillit, konsiderohet se është korrektuar;
• të vendosë gjobë të një mase të përshtatshme.
Presidenti i Këshillit duhet të informojë Parlamentin Evropian për vendimet e marra prej tij.
 
12. Këshilli do të shfuqizojë disa ose të gjithë vendimet e tij që i referohen paragrafëve 6 deri në 9 dhe 11, në masën që deficiti buxhetor i tepërt në Shtetin Anëtar në shqyrtim, në opinionin e Këshillit, është korrektuar. Nëse Këshilli i kishte bërë vërejtjet e mëparshme publike, ai duhet, sapo vendimi sipas paragrafit 8 të shfuqizohet, të bëjë një deklaratë publike që deficiti i tepërt në Shtetin Anëtar në shqyrtim nuk ekziston më.

13. Në marrjen e vendimeve që i referohen paragrafëve 7 deri në 9, 11 dhe 12, Këshilli do të veprojë mbi një rekomandim të dhënë nga Komisioni me shumicën e dy të tretave të votave sipas peshës së anëtarëve të saj në përputhje me nenin 148(2) dhe duke përjashtuar votat e përfaqësuesve të Shtetit Anëtar në shqyrtim.

14. Klauzola të mëtejshme lidhur me zbatimin e procedurës së përshkruar në këtë nen, janë parashtruar në Protokollin mbi procedurën e deficitit të tepërt, që i bashkëlidhet këtij Traktati.
Këshilli, duke vepruar në unanimitet mbi një propozim të Komisionit dhe pas konsultimeve me Parlamentin Evropian dhe ECB, do të adoptojë klauzola të përshtatshme të cilat zëvendësojnë Protokollin e mësipërm.
Subjekt i klauzolave të tjera të këtij paragrafi, Këshilli, përpara datës 1 janar 1994, duke vepruar me mazhorancën e kualifikuar mbi një propozim të Komisionit dhe pas konsultimeve me Parlamentin Evropian, do të përcaktojë rregulla të detajuara dhe përcaktimet për zbatimin e klauzolave të Protokollit të mësipërm.


KAPITULLI 2. POLITIKA MONETARE

Neni 105.

1. Objektivi primar i Sistemit të Bankave Qendrore Evropiane (ESCB) do të jetë të ruajë stabilitetin e çmimeve. Pa rënë ndesh me objektivin e stabilitetit të çmimeve, ESCB do të mbështesë politikat e përgjithshme ekonomike të Komunitetit me synim të kontribuojnë në arritjen e objektivave të Komunitetit siç përcaktohen në nenin 2. ESCB do të veprojë në përputhje me parimin e një ekonomie tregu të hapur me konkurrencë të lirë, duke favorizuar një shpërndarje eficiente të burimeve dhe në përputhje me parimet e përcaktuara në nenin 3a.

2. Detyrat bazë që do të realizohen nëpërmjet ESCB do të jenë:
• përcaktimi dhe zbatimi i politikës monetare të Komunitetit;
• kryerja e operacioneve të këmbimeve valutore në përputhje me klauzolat e nenit 109;
• mbajtja dhe menaxhimi i rezervave valutore të Shteteve Anëtare;
• nxitja e operimit normal të sistemeve të pagesave.

3. Pika e tretë e paragrafit 2 zbatohet pa rënë ndesh me mbajtjen dhe menaxhimin nga qeveritë e Shteteve Anëtare të rezervave valutore të bilanceve të punës.

4. Banka Qendrore Evropiane (ECB) do të konsultohet për:
• - çdo akt të Komunitetit të propozuar, që hyn në fushën e kompetencës së saj;
• - nga autoritetet kombëtare në lidhje me çdo projektligj në fushën e kompetencës së saj, por brenda limiteve dhe kushteve të përcaktuara nga Këshilli, në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 106(6).
ECB mund t’i paraqesë opinionet e saj institucioneve ose organeve përkatëse të Komunitetit ose autoriteteve kombëtare për çështjet brenda fushës së kompetencave të saj.

5. ESCB do të kontribuojë në realizimin pa probleme të politikave të zbatuara nga autoritetet kompetente në lidhje me mbikqyrjen e kujdeshme të institucioneve të kreditit dhe stabilitetin e sistemit financiar.

6. Këshilli, duke vepruar në unanimitet mbi një propozim të Komisionit dhe pas konsultimeve me dhe pas marrjes së pëlqimit nga Parlamenti Evropian, mundet t’i caktojë ECB-së detyra specifike, për politikat në lidhje me mbikqyrjen e kujdeshme të institucioneve të kreditit dhe institucioneve të tjera financiare, me përjashtim të veprimtarive siguruese.

Neni 105a.

1. ECB do të ketë të drejtën ekskluzive të autorizojë emetimin e banknotave brenda Komunitetit. ECB dhe bankat qendrore kombëtare mund të emetojnë monedha të tilla. Banknotat e emetuara nga ECB dhe bankat qendrore kombëtare do të jenë të vetmet monedha që kanë statusin e monedhës ligjore brenda Komunitetit.

2. Shtetet Anëtare mund të emetojnë monedha, vetëm pas aprovimit nga ECB të volumit të emetimit. Këshilli, duke vepruar në përputhje me procedurën e referuar në nenin 189c dhe pas konsultimeve me ECB, mundet të adoptojë masa për të harmonizuar denominimet dhe specifikimet teknike të të gjithë monedhave që do të hidhen në qarkullim në masën e nevojshme, për të lejuar qarkullimin e tyre normal brenda Komunitetit.

Neni 106.

1. ESCB do të përbëhet nga ECB dhe bankat qendrore kombëtare.

2. ECB do të ketë personalitet ligjor.

3. ESCB do të drejtohet nga organet vendimmarrëse të ECB që do të jetë Këshilli i Guvernatorëve dhe Bordi Ekzekutiv.

4. Statuti i ESCB përcaktohet në një Protokoll që i bashkëngjitet këtij Traktati.

5. Nenet 5.1, 5.2, 5.3, 17, 18, 19.1, 22, 23, 24, 26, 32.2, 32.3, 32.4, 32.6, 33.1(a) dhe 36 të Statutit të ESCB mund të amendohen nga Këshilli, ose mbi bazën e mazhorancës së kualifikuar mbi një rekomandim të ECB dhe pas konsultimeve me Komisionin ose unanimisht mbi një propozim të Komisionit dhe pas konsultimeve me ECB. Në cilindo rast, pëlqimi i Parlamentit Evropian do të jetë i kërkuar.

6. Këshilli, duke vepruar me mazhorancën e kualifikuar ose mbi një propozim të Komisionit dhe pas konsultimeve me Parlamentin Evropian dhe ECB, ose mbi një rekomandim të ECB dhe pas konsultimeve me Parlamentin Evropian dhe Komisonin, do të adoptojë klauzolat siç referohet në nenet 4, 5.4, 19.2, 20, 28.1, 29.2, 30.4 dhe 34.3 të Statutit të ESCB.

Neni 107.

Në ushtrimin e pushtetit dhe realizimin e detyrave dhe detyrimeve të dhëna atyre nga ky Traktat dhe Statuti i ESCB, as ECB, as një bankë qendrore kombëtare, as dhe ndonjë anëtar i organeve të tyre vendimmarrëse, nuk do të kërkojë ose të marrë instruksione nga institucionet ose organet e Komunitetit, nga asnjë qeveri e një Shteti Anëtar apo ndonjë organ tjetër. Institucionet dhe organet e Komunitetit dhe qeveritë e Shteteve Anëtare marrin përsipër të respektojnë këtë parim dhe nuk do të kërkojnë të influencojnë anëtarët e organeve vendimmarrëse të ECB ose bankave qendrore kombëtare në realizimin e detyrave të tyre
 
Neni 108.
اdo Shtet Anëtar do të sigurojë, në afatin më të fundit në datën e themelimit të ESCB, që legjislacioni i tyre kombëtar duke përfshirë statutin e bankës së saj qendrore, është në pajtueshmëri me këtë Traktat dhe Statutin e ESCB.

Neni 108a.

1. Me qëllim realizimin e detyrave të besuara ndaj ESCB, në përputhje me klauzolat e këtij Traktati dhe kushteve të përcaktuara në Statutin e ESCB, ECB do:
• të bëjë rregulla në shkallën që është e nevojshme për zbatimin e detyrave të përcaktuara në nenin 3.1, pika e parë, nenet 19.1, 22 ose 25.2 të Statutit të ESCB dhe në rastet të cilat do të përcaktohen në aktet e Këshillit, që i referohen nenit 106(6);
• të marrë vendime të nevojshme për realizimin e detyrave të besuara ESCB me anë të këtij Traktati dhe Statutit të ESCB;
• të japë rekomandime dhe të shpërndajë opinione.

2. Një rregull do të ketë aplikim të përgjithshëm. Ai do të ketë fuqi ligjore në tërësinë e tij dhe të jetë direkt i aplikueshëm në gjithë Shtetet Anëtare.
Rekomandimet dhe opinionet nuk do të kenë fuqi ligjore.
Një vendim do të jetë i detyrueshëm në tërësinë e tij ndaj gjithë atyre të cilëve iu adresohet.
Nenet 190 deri në 192 do të aplikohen për rregullat dhe vendimet e adaptuara nga ECB.
ECB mund të vendosë të publikojë vendimet, rekomandimet dhe opinionet e saj.

3. Brenda limiteve dhe kushteve të adoptuara nga Këshilli sipas procedurës së përcaktuar në nenin 106(6), ECB do të ketë fuqinë e vendosjes së ndëshkimeve ose pagesave periodike të gjobave për veprimet që nuk respektojnë detyrimet brenda rregullave dhe vendimeve të saj.

Neni 109.

1. Për shmangie nga neni 228, Këshilli, duke vepruar unanimisht mbi një rekomandim të ECB ose të Komisionit, dhe pas konsultimeve me ECB në një përpjekje për të arritur një konsensus që është konsistent me objektivin e stabilitetit të çmimeve, pas konsultimeve me Parlamentin Evropian, në përputhje me procedurën e vendosur në paragrafin 3 për përcaktimin e rregullimeve, mund të konkludojë marrëveshje formale për një sistem të normave të këmbimit për ECU në raport me monedhat jo-Komunitare. Këshilli, duke vepruar me mazhorancë të kualifikuar mbi një rekomandim të ECB ose të Komisionit, dhe pas konsultimeve me ECB në një përpjekje për të arritur konsensusin që është konsistent me objektivin e stabilitetit të çmimeve, mund të adoptojë, të axhustojë ose të heqë dorë nga normat qendrore të ECU brenda sistemit të normave të këmbimit. Presidenti i Këshillit do të informojë Parlamentin Evropian për adoptimin, axhustimin ose heqjen dorë nga normat qendrore të ECU.

2. Në mungesë të një sistemi të normave të këmbimit në marrëdhënie më një ose më shumë monedha jo-Komunitare në referim të paragrafit 1, Këshilli, duke vepruar me mazhorancë të kualifikuar ose mbi një rekomandim të Komisionit dhe pas konsultimeve me ECB ose mbi një rekomandim të ECB, mund të formulojë orientime të përgjithshme për politikën e normës së këmbimit në marrëdhënie me këto monedha. Këto orientime të përgjithshme nuk duhet të bien ndesh me objektivin primar të ESCB për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

3. Për shmangie nga neni 228, kur marrëveshjet në çështjet e këmbimeve valutore dhe monetare është e nevojshme të negociohen nga Komuniteti me një ose disa shtete ose organizma ndërkombëtare, Këshilli, duke vepruar me mazhorancë të kualifikuar mbi një rekomandim të Komisionit dhe pas konsultimeve me ECB, duhet të vendosë mbi aranxhimet për negociatat dhe për konkludimin e marrëveshjeve të tilla. Këto marrëveshje duhet të sigurojnë që Komuniteti të shpreh një pozicion të vetëm. Komisioni duhet të jetë tërësisht i lidhur me negociatat.
Marrëveshjet e konkluduara në përputhje me këtë paragraf, do të jenë të detyrueshëm mbi institucionet e Komunitetit, ECB dhe mbi Shtetet Anëtare.

4. Subjekt i paragrafit 1, Këshilli, mbi një propozim të Komisionit dhe pas konsultimeve me ECB, mbi bazën e mazhorancës së kualifikuar, duhet të vendosë për pozicionin e Komunitetit në nivel ndërkombëtar që lidhen me çështjet e rëndësishme të bashkimit ekonomik dhe monetar dhe, duke vepruar në unanimitet, të vendosë përfaqësimin e tij në përputhje me shpërndarjen e pushteteve të përcaktuara në nenet 103 dhe 105.

5. Pa rënë ndesh me kompetencën e Komunitetit dhe marrëveshjet e Komunitetit lidhur me Bashkimin Ekonomik dhe Monetar, Shtetet Anëtare mund të negociojnë me organet ndërkombëtare dhe të konkludojnë marrëveshje ndërkombëtare.



KAPITULLI 3. KLAUZOLA INSTITUCIONALE

Neni 109a.

1. Këshilli i Guvernatorëve të ECB do të përbëhet nga anëtarët e Bordit Ekzekutiv të ECB dhe Guvernatorët e bankave qendrore kombëtare.

2.
(a) Bordi Ekzekutiv do të përbëhet nga Presidenti, Zëvendës – Presidenti dhe katër anëtarë të tjerë.

(b) Presidenti, Zëvëndës-Presidenti dhe katër anëtarët e tjerë të Bordit Ekzekutiv do të emërohen midis personave me reputacion të shquar dhe eksperiencë profesionale në çështjet monetare ose bankare me vullnetin e Qeverive të Shteteve Anëtare në nivelin e Kryetarëve të Shteteve ose të Qeverive, mbi një rekomandim të Këshillit, pasi ai është konsultuar me Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Guvernatorëve të ECB.
Afati i qëndrimit të tyre në detyrë do të jetë për tetë vjet dhe ky afat nuk është i zgjatshëm.
Vetem qytetarët e Shteteve Anëtare mund të jenë anëtarë të Bordit Ekezkutiv.

Neni 109b.

1. Presidenti i Këshillit dhe një anëtar i Komisionit mund të marrin pjesë, pa të drejtë votimi, në mbledhjet e Këshillit të Guvernatorëve të ECB.
Presidenti i Këshillit mund të paraqesë një mocion për diskutim në Këshillin e Guvernatorëve të ECB.

2. Presidenti i ECB duhet të ftohet të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit kur Këshilli diskuton çështje që lidhen me objektivat dhe detyrat e ESCB.

3. ECB do të përgatisë një raport vjetor për aktivitetet e ESCB dhe mbi politikën monetare si për vitin e mëparshëm dhe për vitin në vazhdim për Parlamentin Evropian, Këshillin dhe Komisionin, dhe për Këshillin Evropian. Presidenti i ECB do të paraqesë këtë raport në Këshill dhe Parlamentin Evropian i cili mund të drejtojë një debat të përgjithshëm rreth tij.
Presidenti i ECB dhe anëtarët e tjerë të Bordit Ekzekutiv mundet, me kërkesë të Parlamentit Evropian ose me inisiativë të tyre, të dëgjohen nga Komitetet kompetente të Parlamentit Evropian.
 
Neni 109c.

1. Me qëllim nxitjen e koordinimit të politikave të Shteteve Anëtare deri në masën e plotë të nevojshme për funksionimin e tregut të brendshëm, krijohet një Komitet Monetar me statusin e këshilltarit.
Ai do të ketë detyrat e mëposhtme:
• të mbajë nën vëzhgim situatën financiare dhe monetare të Shteteve Anëtare dhe sistemin e përgjithshëm të pagesave të Shteteve Anëtare dhe të raportojë rregullisht pranë Këshillit dhe Komisionit;
• të japë opinione me kërkesë të Këshillit ose të Komisionit, ose me iniciativë të tij dhe t’i paraqesë në këto institucione;
• pa rënë ndesh me nenin 151, të kontribuojë në përgatitjen e punës së Këshillit të referuar në nenet 73f, 73g, 103(2), (3), (4) dhe (5), 103a, 104a, 104b, 104c, 109e(2), 109f(6), 109h, 109i, 109j(2), dhe 109k(1);
• të shqyrtojë, të paktën një herë në muaji, situatën në lidhje me lëvizjen e kapitalit dhe lirinë e pagesave, siç do të rezultojnë nga aplikimi i këtij Traktati dhe masat e adoptuara nga Këshilli; shqyrtimi duhet të përfshijë të gjithë masat që lidhen me lëvizjet e kapitalit dhe pagesave; Komiteti do të raportojë para Komisionit dhe Këshillit në rezultatet e këtij shqyrtimi.
Shtetet Anëtare dhe Komisoni do të caktojnë secili nga dy anëtarë në Komitetin Monetar.

2. Me fillimin e fazës së tretë, do të krijohet një Komitet Ekonomik dhe Financiar. Komiteti Monetar i referuar në paragrafin 1 do të shkrihet.
Komiteti Ekonomik dhe Financiar do të ketë detyrat e mëposhtme:
• të japë opinione me kërkesë të Këshillit ose të Komisionit, ose me iniciativë të tij dhe t’i paraqesë në këto institucione;
• të mbajë nën vëzhgim situatën ekonomike dhe financiare të Shteteve Anëtare dhe të Komunitetit dhe të raportojë rregullisht pranë Këshillit dhe Komisionit, veçanërisht për marrëdhëniet financiare me vendet e treta dhe institucionet ndërkombëtare;
• pa rënë ndesh me nenin 151, të kontribuojë në përgatitjen e punës së Këshillit të referuar në nenet 73f, 73g, 103(2), (3), (4) dhe (5), 103a, 104a, 104b, 104c, 105(6), 105a(2), 106(5) dhe (6), 109, 109h, 109i (2), dhe (3), 109k(2), 109l(4) dhe (5), dhe të realizojë detyrat e tjera këshëllimore dhe përgatitore të caktuara nga Këshilli;
• të shqyrtojë, të paktën një herë në muaji, situatën në lidhje me lëvizjen e kapitalit dhe lirinë e pagesave, siç do të rezultojnë nga aplikimi i këtij Traktati dhe masat e adoptuara nga Këshilli; shqyrtimi duhet të përfshijë të gjitha masat që lidhen me lëvizjet e kapitalit dhe pagesave; Komiteti do të raportojë para Komisionit dhe Këshillit në rezultatet e këtij shqyrtimi.
Shtetet Anëtare, Komisioni dhe ECB do të emërojnë secili jo më shumë se dy anëtarë të Komitetit.

3. Këshilli, duke vepruar me mazhorancë të kualifikuar mbi një propozim të Komisionit dhe pas konsultimeve me ECB dhe Komitetin e referuar në këtë nen, do të hartojë klauzola të detajuara në lidhje me përbërjen e Komitetit Ekonomik dhe Financiar. Presidenti i Këshillit do të informojë Parlamentin Evropian për një vendim të tillë.

4. Përveç detyrave të përcaktuara në paragrafin 2, nëse dhe sa kohë që ekzistojnë Shtete Anëtare që gëzojnë një shmangie siç referohet në nenet 109k dhe 109l, Komiteti do të mbajë nën vëzhgim situatën monetare dhe financiare dhe sistemin e përgjithshëm të pagesave të këtyre Shteteve Anëtare dhe të raportojë rregullisht pranë Këshillit dhe Komisionit.

Neni 109d.
Për çështjet brenda neneve 103(4), 104c me përjashtim të paragrafit 14, 109, 109j, 109k dhe 109l(4) dhe (5), Këshilli ose një Shtet Anëtar mund t’i kërkojë Komisionit të japë një rekomandim ose propozim, si të gjykohet e përshtatshme. Komisioni do të shqyrtojë këtë kërkesë dhe të paraqesë para Këshillit pa vonesë konkluzionet e tij.



KAPITULLI 4. KLAUZOLA TRANZITORE

Neni 109e.

1. Faza e dytë për arritjen e bashkimit ekonomik dhe monetar do të fillojë me 1 janar 1994.

2. Para kësaj date
(a) çdo Shtet Anëtar do të:
• adoptojë, kur të jetë e nevojshme, masat e duhura që përmbushin detyrimet e përcaktuara në nenin 73b, pa rënë ndesh me nenet 104 dhe 104a(1);
• adoptojë, nëse është e nevojshme me qëllim që të lejojë një vlerësim siç përcaktohet në nënparagrafin (b), programe shumëvjeçare që synojnë sigurimin e një konvergjence të qëndrueshme, të nevojshme për arritjen e bashkimit ekonomik dhe monetar, në veçanti në lidhje me stabilitetin e çmimeve dhe financa publike të shëndosha;
(b) Këshilli, mbi bazën e një raporti nga Komisioni, do të vlerësojë progresin e bërë në lidhje me konvergjencën ekonomike dhe monetare, në veçanti në lidhje me stabilitetin e çmimeve dhe financat e shëndosha publike dhe progresin e bërë në zbatimin e legjislacionit Komunitar lidhur me tregun e brendshëm.

3. Klauzolat e neneve 104, 104a(1), 104b(1) dhe 104c me përjashtim të paragrafëve 1, 9, 11 dhe 14 do të aplikohen që me fillimin e fazës së dytë.
Klauzolat e neneve 103a(2), 104c(1), (9) dhe (11), 105, 105a, 107, 109, 109a, 109a(1) dhe 109c(2) dhe (4), do të aplikohen që me fillimin e fazës së tretë.

4. Në fazën e dytë, Shtetet Anëtare do të përpiqen të shmangin deficitet e tepërta buxhetore.

5. Gjatë fazës së dytë, çdo Shtet Anëtar, si të gjykohet e përshtatshme, do të fillojë të përgatisë procesin që çon në pavarësinë e bankës së saj qendrore, në përputhje me nenin 108.
 
Neni 109f.

1. Me fillimin e fazës së dytë, një Institut Monetar Evropian (më poshtë i referuar ‘EMI’) do të krijohet dhe të marrë përsipër detyrat e tij; ai do të ketë personalitet ligjor dhe do të drejtohet e menaxhohet nga një Këshill, i përbërë nga Presidenti dhe Guvernatorët e bankave qendrore kombëtare, një prej të cilëve do të jetë Zëvëndëspresident.
Presidenti do të emërohet me një marrëveshje të përbashkët të Qeverive të Shteteve Anëtare në nivelin e Shefave të Shtetit ose të Qeverisë, mbi një rekomandim, si të jetë rasti, Komitetit të Guvernatorëve të bankave qendrore të Shteteve Anëtare (më poshtë i referuar si ‘Komiteti i Guvernatorëve’) ose Këshillit të EMI, dhe pas konsultimeve me Parlamentin Evropian dhe Këshillin. Presidenti do të zgjidhet midis personave të shquar dhe me eksperiencë profesionale në çështjet bankare ose monetare. Vetëm qytetarët e Shteteve Anëtare mund të jenë Presidentë të EMI. Këshilli i EMI do të emërojë Zëvëndëspresidentin.
Statuti i EMI përcaktohet në një Protokoll që i bashkëlidhet këtij Traktati.
Komiteti i Guvernatorëve do të shkrihet me fillimin e fazës së dytë.

2. EMI do të:
• fuqizojë kooperimin midis bankave qendrore kombëtare;
• fuqizojë koordinimin e politikave monetare të Shteteve Anëtare, me synim sigurimin e stabilitetit të çmimeve;
• monitorojë funksionimin e Sistemit Monetar Evropian;
• mbajë konsultime lidhur me çështjet që hyjnë brenda kompetencave të bankave qendrore kombëtare dhe që ndikojnë stabilitetin e institucioneve dhe tregjeve financiare;
• marrë përsipër detyrat e Fondit të Kooperimit Monetar Evropian, i cili do të mbyllet; modalitetet e shkrirjes përcaktohen në Statutin e EMI;
• lehtësojë përdorimin e ecu dhe mbikqyrë zhvillimin e tij, përfshirë funksionimin normal të sistemeve të pastrimit të llogarive të ecu.

3. Për përgatitjen e fazës së tretë, EMI do të:
• përgatisë instrumentet dhe procedurat e nevojshme për realizimin e një politike unike monetare në fazën e tretë;
• nxisë harmonizimin, kur është e nevojshme, të rregullave dhe praktikave që drejtojnë grumbullimin, përpilimin dhe shpërndarjen e statistikave në fushat brenda kompetencave të saj;
• përgatisë rregullat për operacionet që duhen ndërmarrë nga bankat qendrore kombëtare në kuadrin e ESCB;
• nxisë eficiencën e pagesave midis vendeve;
• mbikqyrë përgatitjen teknike të monedhave të ecu.
Të paktën deri në 31 dhjetor 1996, EMI do të specifikojë kuadrin e nevojshëm rregullator, organizativ dhe logjistik për funksionimin e ESCB në realizimin e detyrave të saj në fazën e tretë. Ky kuadër do të paraqitet për vendim pranë ECB në datën e themelimit të saj.

4. EMI, duke vepruar mbi bazën e mazhorancës së dy të tretave të anëtarëve të Këshillit të tij, mund të:
• - formulojë opinione ose rekomandime në orientimin e përgjithshëm të politikave monetare dhe politikave të normave të këmbimit si dhe në masat e tjera të prezantuara nga çdo Shtet Anëtar;
• - paraqesë opinione ose rekomandime qeverive dhe Këshillit mbi politikat që mund të ndikojnë situatën e brendshme dhe të jashtme monetare të Komunitetit dhe, në veçanti, në funksionimin e Sistemit Monetar Evropian;
• - bëjë rekomandime autoriteteve monetare të Shteteve Anëtare lidhur me realizimin e politikave të tyre monetare.

5. EMI, duke vepruar me unanimitet, mund të vendosë të publikojë opinionet dhe rekomandimet e tij.

6. EMI duhet të konsultohet nga Këshilli lidhur me ndonjë akt Komunitar të propozuar, brenda fushës së kompetencave të tij.
Brenda limiteve dhe kushteve të përcaktuara nga Këshilli, mbi bazën e mazhorancës së kualifikuar mbi një propozim të Komisionit dhe pas konsultimeve me Parlamentin Evropian dhe EMI, EMI duhet të konsultohet nga autoritetet e Shteteve Anëtare për çdo projektligj brenda fushës së kompetencës së tij.

7. Këshilli, në mënyrë unanime mbi një propozim të Komisionit dhe pas konsultimeve me Parlamentin Evropian dhe EMI, mundet t’i japë detyra të tjera EMI për përgatitjen e fazës së tretë.

8. Kur ky Traktat parashikon për një rol konsultativ për ECB, referencat për ECB do të lexohen që i referohen EMI përpara themelimit të ECB.
Kur ky Traktat parashikon për një rol konsultativ për EMI, referenca për EMI do të lexohet, para 1 janarit 1994, si referim për Komitetin e Guvernatorëve.

9. Gjatë fazës së dytë, termi 'ECB' i përdorur në nenet 173, 175, 176, 177, 180 dhe 215 do të lexohet si referim për EMI.

Neni 109g.
Përbërja e shportës së monedhës ecu nuk do të ndryshojë.
Me fillimin e fazës së tretë, vlera e ecu do të fiksohet në mënyrë të parevokueshme në përputhje me nenin 109l(4).

Neni 109h.

1. Kur një Shtet Anëtar është në vështirësi, ose i kërcënuar seriozisht nga vështirësi, në lidhje me bilancin e pagesave, qoftë si pasojë e një disekuilibri të përgjithshëm të bilancit të tij të pagesave, ose si rrjedhojë e llojit të monedhës në dispozicion të tij, dhe kur këto vështirësi janë të tilla që dëmtojnë funksionimin e tregut të përbashkët ose zbatimin progresiv të politikës së përbashkët tregtare, Komisioni duhet të investigojë menjëherë pozicionin e Shtetit në shqyrtim dhe veprimet që, duke përdorur të gjithë mjetet në dispozicion të tij, Shteti ka ndërmarrë ose mund të ndërmarrë në përputhje me klauzolat e këtij Traktati. Komisioni duhet të theksojë cilat masa ai i rekomandon Shtetit në shqyrtim për të ndërmarrë.
Nëse masat e marra nga një Shtet Anëtar dhe masat e sugjeruara nga Komisioni nuk provohet të jenë të mjaftueshme për kapërcimin e vështirësive që janë krijuar ose që kërcënojnë, Komisioni, pas konsultimeve me Komitetin që i referohet nenit 109c, duhet t’i rekomandojë Këshillit ofrimin e asistencës së përbashkët dhe metodave të përshtatshme.
Komisioni do të mbajë Këshillin të informuar rregullisht mbi situatën dhe se si po zhvillohet ajo.

2. Këshilli, duke vepruar me mazhorancën e kualifikuar, do të ofrojë një asistencë të tillë të përbashkët; do të adoptojë direktiva ose vendime për përcaktimin e kushteve dhe detajimin e kësaj asistence, e cila mund të marrë forma të tilla si:
(a) një qëndrim të organizuar ndaj ose brenda një organizate ndërkombëtare ndaj së cilës Shtetet Anëtare mund të kenë rekurse;
(b) masave të nevojshme për shmangien e devijimeve (deflections) të tregtisë kur Shteti që është në vështirësi ruan ose rivendos kufizime sasiore kundrejt vendeve të treta;
(c) dhënien e kredive të kufizuara nga Shtete e tjera Anëtare, subjekt i marrëveshjes së tyre.

3. Nëse asistenca e përbashkët e rekomanduar nga Komisioni nuk jepet nga Këshilli, ose nëse asistenca e dhënë dhe masat e ndërmarra nuk janë të mjaftueshme, Komisioni duhet të autorizojë Shtetin që është në vështirësi të marrë masa mbrojtëse, kushtet dhe detajet e të cilave duhet të përcaktohen nga Komisioni.
Ky autorizim mund të revokohet dhe kushtet dhe detajet e përcaktuara mund të ndryshohen nga Këshilli, mbi bazën e mazhorancës së kualifikuar.

4. Subjekt i nenit 109k(6), ky nen pushon së zbatuari që në fillimin e fazës së tretë
 
Neni 109i.

1. Kur ndodh një krizë e papritur në bilancin e pagesave dhe një vendim në kuptimin e nenit 109h(2) nuk është marrë menjëherë, Shteti Anëtar në shqyrtim mundet, për kujdes, të ndërmarrë masat e nevojshme mbrojtëse. Masa të tilla duhet të shkaktojnë sa më pak shqetësim të mundshëm në funksionimin e tregut të përbashkët dhe nuk duhet të jenë më të gjëra në fushë zbatimi se sa janë strikt të nevojshme për rivendosjen e vështirësive të papritura të krijuara.

2. Komisioni dhe Shtetet e tjera Anëtare duhet të informohen për masa të tilla mbrojtëse, jo më vonë se kur ato hyjnë në fuqi. Komisioni mund t’i rekomandojë Këshillit dhënien e asistencës së përbashkët sipas nenit 109h.

3. Pasi Komisioni ka dhënë një opinion dhe Komiteti, i referuar në nenin 109c është konsultuar, Këshilli, mbi bazën e mazhorancës së kualifikuar, mund të vendosë që Shteti në shqyrtim të amendojë, të pezullojë ose të eliminojë masat mbrojtëse të referuara më sipër.

4. Subjekt i nenit 109k(6), ky nen pushon së zbatuari me fillimin e fazës së tretë.

Neni 109j.

1. Komsioni dhe EMI duhet të raportojnë në Këshill për progresin e bërë në plotësimin nga Shtetet Anëtare të detyrimeve të tyre në lidhje me arritjen e bashkimit ekonomik dhe monetar.
Këto raporte duhet të përfshijnë një shqyrtim të përputhshmërisë së legjislacioneve kombëtare midis Shteteve Anëtare, duke përfshirë statusin e bankave qendrore kombëtare të tyre, dhe nenet 107 dhe 108 të këtij Traktati dhe Statutin e ESCB. Raportet, gjithashtu, duhet të shqyrtojnë arritjen e një shkalle të lartë konvergjence të qëndrueshme duke ju referuar plotësimit nga Shtetet Anëtare të kritereve të mëposhtme:
• arritjen e një shkalle të lartë të stabilitetit të çmimeve; kjo do të jetë e dukshme nga një normë inflacioni që është afër nivelit të tre Shteteve Anëtare me nivelin më të mirë në termat e stabilitetit të çmimeve;
• qëndrueshmërinë e pozicioneve financiare të qeverisë; kjo do të jetë e dukshme nga arritja e një pozicioni buxhetor të qeverisë me një deficit që nuk e tejkalon nivelin e përcaktuar në përputhje me nenin 104c(6);
• vëzhgimin e luhatjeve marzhinale normale që i referohet Mekanizmit të Kurseve të Këmbimit të Sistemit Monetar Evropian, për të paktën dy vjet, pa zhvlerësime kundrejt monedhës së ndonjë Shteti Anëtar;
• zgjatjen kohore të konvergjencës së arritur nga Shteti Anëtar dhe pjesëmarrjes së tij në Mekanizimin e Kurseve të Këmbimit të Sistemit Monetar Evropian të pasqyruar në nivelet e normave afat gjatë të interesave.
Katër kriteret e përmendur në këtë paragraf dhe periudha gjatë së cilës ato duhen respektuar, zhvillohen më tej në një Protokoll që është aneks i këtij Traktati. Raportet e Komisionit dhe të EMI duhet, gjithashtu, të marrin parasysh zhvillimet e bilancit të pagesave në llogarinë rrjedhëse dhe një shqyrtim të zhvillimeve të kostove të punës për njësi dhe indikatorët e tjerë të çmimeve.

2. Mbi bazë të këtyre raporteve, Këshilli, me mazhorancë të kualifikuar mbi një rekomandim të Komisionit, duhet të vlerësojë:
• për çdo Shtet Anëtar, nëse ai i plotëson kushtet e nevojshme për adoptimin e një monedhe të vetme;
• nëse një shumicë e Shteteve Anëtare plotëson kushtet e nevojshme për adaptimin e një monedhe të vetme,
dhe t’i rekomandojë Këshillit përfundimet e tij, në mbledhjen e Kryetarëve të Sheteteve ose të Qeverive. Parlamenti Evropian duhet të konsultohet dhe t’i përcjellë opinionin e tij mbledhjes së Këshillit në nivelin e Kryetarëve të Shtetit ose të Qeverisë.

3. Bazuar në raportet e referuara në paragrafin 1 dhe opinionin e Parlamentit Evropian referuar në paragafin 2, Këshilli, i mbledhur në nivelin e Kryetarëve të Shtetit ose të Qeverisë, mbi bazën e mazhorancës së kualifikuar, jo më vonë se 31 dhjetor 1996, duhet:
• të vendosë, mbi bazën e rekomandimeve të Këshillit të referuar në paragrafin 2, nëse një shumicë e Shteteve Anëtare plotësojnë kushtet e nevojshme për adaptimin e një monedhe të vetme;
• të vendosë nëse është e përshtatshme për Komunitetin të hyjë në fazën e tretë, dhe nëse po ;
• të përcaktojë datën e fillimit të fazës së tretë.

4. Nëse deri në fund të vitit 1997 data për fillimin e fazës së tretë nuk është vendosur, faza e tretë do të fillojë në 1 janar 1999. Para datës 1 korrik 1998, Këshilli, i mbledhur në nivelin e Kryetarëve të Shtetit ose të Qeverisë, pas një përsëritje të procedurës së përcaktuar në paragrafët 1 dhe 2, me përjashtim të elementit të dytë të paragrafit 2, duke marrë në konsideratë raportet në referim të paragrafit 1 dhe opinionit të Parlamentit Evropian, mbi bazën e mazhorancës së kualifikuar mbi një rekomandim të përfundimeve të Këshillit të referuar në paragrafin 2, do të konfirmojë cilët Shtete Anëtare plotësojnë kushtet e nevojshme për adoptimin e një monedhe të vetme.

Neni 109k.

1. Nëse vendimi për përcaktimin e datës është marrë në përputhje me nenin 109j(3), Këshilli, mbi bazën e rekomandimeve të tij të referuara në nenin 109j(2), mbi bazën e mazhorancës së kualifikuar mbi një rekomandim të Komisionit, do të vendosë nëse ndonjë, dhe nëse po, Shtet Anëtar do të ketë shmangie siç përcaktohet në paragrafin 3 të këtij neni. Këto Shtete Anëtare në këtë Traktat do të referohen si ‘Shtete Anëtare me një shmangie’.
Nëse Këshilli ka konfirmuar se cilat Shtete Anëtare plotësojnë kushtet e nevojshme për adoptimin e një monedhe të vetme, në përputhje me nenin 109j(4), ato Shtete Anëtare që nuk i plotësojnë kushtet e nevojshme do të gëzojnë një shmangie siç përcaktohet në paragrafin 3 të këtij neni. Këto Shtete Anëtare në këtë Traktat do të referohen si ‘Shtete Anëtare me një shmangie’.

2. Të paktën një herë në dy vjet, ose me kërkesë të një Shteti Anëtar me një shmangie, Komisioni dhe ECB duhet t’i raportojnë Këshillit në përputhje me procedurën e parashikuar në nenin 109j(1). Pas konsultimeve me Parlamentin Evropian dhe pas diskutimeve në Këshill, i mbledhur në nivelin e Kryetarëve të Shtetit ose Qeverisë, Këshilli, mbi bazën e mazhorancës së kualifikuar mbi një propozim të Komisionit, do të vendosë cilët Shtete Anëtare me një shmangie plotësojnë kushtet e nevojshme mbi bazën e kritereve të parashikuara në nenin 109j(1) dhe të shfuqizojë shmangiet e Shtetit Anëtar në shqyrtim.

3. Një shmangie e referuar në paragrafin 1, do të thotë që nenet e mëposhtme nuk zbatohen nga Shteti Anëtar në shqyrtim: nenet 104c(9) dhe (11), 105(1), (2), (3) dhe (5), 105a, 108a, 109 dhe 109a(2)b. Përjashtimi i një Shteti të tillë Anëtar dhe bankës së tij qendrore nga të drejtat dhe detyrimet brenda ESCB parashikohet në Kapitullin IX të Statutit të ESCB.
 
4. Në nenet 105(1), (2) dhe (3), 105a, 108a, 109 dhe 109a(2)(b), 'Shtetet Anëtare' do të lexohen si 'Shtetet Anëtare me një shmangie'.

5. Të drejtat e votimit të Shteteve Anëtare me një shmangie do të pezullohen për vendimet e Këshillit të referuara në nenet e këtij Traktati të përmendura në paragrafin 3. Në këtë rast, duke u shmangur nga nenet 148 dhe 189a(1), mazhoranca e kualifikuar do të përcaktohet si dy të tretat e votave të përfaqësuesve të Shteteve Anëtare pa një shmangie, të peshuara në përputhje me nenin 148(2), dhe unanimiteti i këtyre Shteteve Anëtare është i kërkuar për një akt që kërkon unanimitet.

6. Nenet 109h dhe 109j do vazhdojnë të zbatohen ndaj një Shteti Anëtar me një shmangie.

Neni 109l.

1. Menjëherë pasi vendimi për datën e fazës së tretë është marrë në përputhje me nenin 109j(3), ose, si të jetë rasti, menjëherë pas datës 1 korrik 1998:
• Këshilli do të adoptojë klauzolat që referohen në nenin 106(6);
• Qeveritë e Shteteve Anëtare pa një shmangie do të emërojnë, në përputhje me procedurën e parashikuar në nenin 50 të Statutit të ESCB, Presidentin, Zëvendëspresidentin dhe anëtarët e tjerë të Bordit Ekzekutiv të ECB.
Nëse ka Shtete Anëtare me një shmangie, numri i anëtarëve të Bordit Ekzekutiv mund të jetë më i vogël se sa përcaktohet në nenin 11.1 të Statutit të ESCB, por në asnjë rast nuk duhet të jetë më pak se katër.
Sapo Bordi Ekzekutiv është emëruar, ESCB dhe ECB duhet të themelohen dhe duhet të jenë të përgatitura për operimin e tyre të plotë siç përcaktohet në këtë Traktat dhe në Statutin e ESCB. Ushtrimi i plotë i fuqive të saj do të fillojë nga dita e parë e fazës së tretë.

2. Sapo ECB është themeluar, ajo, nëse është e nevojshme, do të marrë mbi vete funksionet e EMI. EMI do të likujdohet pas themelimit të ECB; modalitetet e likuidimit përcaktohen në Statutin e EMI.

3. Nëqoftëse, dhe për aq kohë sa ka Shtete Anëtare me një shmangie dhe pa rënë ndesh me nenin 106(3) të këtij Traktati, Këshilli i Përgjithshëm i ECB i referuar në nenin 45 të Statutit të ESCB, do të krijohet si organi i tretë vendimmarrës i ECB.

4. Në datën e fillimit të fazës së tretë, Këshilli, duke vepruar me unanimitet të Shteteve Anëtare pa një shmangie, mbi një propozim të Komisionit dhe pas konsultimeve me ECB, do të adoptojë normat e konvertimit sipas të cilit monedhat e tyre do të fiksohen në mënyrë të parevokueshme dhe në cilin nivel të fiksuar të parevokueshëm ecu do të zëvëndësojë këto monedha, dhe ecu do të bëhet një monedhë në vetvete. Kjo masë nuk do të modifikojë vlerën e jashtme të ecu. Këshilli, duke vepruar sipas të njëjtës procedurë, do të marrë masa të tjera të nevojshme për hyrjen e shpejtë të ecu si monedhë e vetme të këtyre Shteteve Anëtare.

5. Nëse është vendosur të shfuqizohet një shmangie, sipas procedurës së parashikuar në nenin 109k(2), Këshilli, duke vepruar në unanimitet të Shteteve Anëtare pa një shmangie dhe të Shtetit Anëtar në shqyrtim, mbi një propozim të Komisionit dhe pas konsultimeve me ECB, do të adoptojë normën në të cilën ecu do të zëvëndësojë monedhën e Shtetit Anëtar në shqyrtim dhe të marrë masa të tjera të nevojshme për hyrjen e ecu si monedhë e vetme e Shtetit Anëtar në shqyrtim.

Neni 109m.

1. Deri në fillimin e fazës së tretë, çdo Shtet Anëtar do të trajtojë politikën e saj të normës së këmbimit si një çështje e interesit të përbashkët. Për këtë, Shtetet Anëtare duhet të marrin në konsideratë eksperiencën e fituar në kooperimin brenda kuadrit të Sistemit Monetar Evropian (EMS) dhe në zhvillimin e ecu, dhe do të respektojnë pushtetet ekzistuese në këtë fushë.

2. Nga fillimi i fazës së tretë dhe për aq kohë sa një Shtet Anëtar ka një shmangie, paragrafi 1 do të zbatohet për analogji në politikën e normës së këmbimit të këtij Shteti Anëtar.

Pjesa e pestë: Institucionet e Komunitetit

KAPITULLI 2.
KLAUZOLA Tث PثRBASHKثTA PثR DISA INSTITUCIONE

Neni 189.
Me qëllim realizimin e detyrave të tyre dhe në përputhje me klauzolat e këtij Traktati, Parlamenti Evropian duke vepruar në bashkëpunim me Këshillin, Këshilli dhe Komisioni, do të nxjerrin rregulla dhe lëshojnë direktiva, të marrin vendime, japin rekomandime ose opinione.
Një rregull do të ketë zbatim të përgjithshëm. Ai do të jetë detyrues në tërësinë e tij dhe direkt i zbatueshëm në gjithë Shtetet Anëtare.
Një direktivë do të jetë e detyrueshme, në lidhje me rezultatin që duhet të arrihet, mbi çdo Shtet Anëtar të cilit ajo i adresohet, por do t’i lerë autoriteteve kombëtare zgjedhjen e formës dhe metodave.
Një vendim do të jetë i detyrueshëm në tërësinë e tij ndaj gjithë atyre që ju adresohet.
Rekomandimet dhe opinionet nuk kanë forcë detyruese.

Neni 189a.
1. Kur, në zbatim të këtij Traktati, Këshilli vepron mbi një propozim nga Komisioni, unanimiteti do të kërkohet për një akt që përbën një amendament për atë propozim, subjekt i nenit 189b(4) dhe (5).
2. Për aq kohë sa Këshilli nuk ka vepruar, Komisioni mund të ndryshojë propozimet e tij në çdo kohë gjatë procedurave që çojnë në adoptimin e një akti Komunitar.

Neni 189b.

1. Kur në këtë Traktat bëhet një referencë për këtë nen për adoptimin e një akti, do të aplikohet procedura e mëposhtme.

2. Komisioni do të paraqesë një propozim para Parlamentit Evropian dhe Këshillit.
Këshilli, duke vepruar me mazhorancë të kualifikuar pasi ka marrë Opinionin e Parlamentit Evropian, do të adoptojë një pozicion të përbashkët. Pozicioni i përbashkët do t’i komunikohet Parlamentit Evropian. Këshilli do të informojë plotësisht për arsyet që çuan në adoptimin e pozicionit të tij të përbashkët. Komisioni do të informojë plotësisht pozicionin e tij.
Nëse, brenda tre muajve nga ky komunikim, Parlamenti Evropian:
(a) aprovon pozicionin e përbashkët, Këshilli duhet të adoptojë në mënyrë definitive aktin në fjalë në përputhje me këtë pozicion të përbashkët;
(b) nuk ka marrë një vendim, Këshilli duhet të adoptojë aktin në fjalë në përputhje me pozicionin e tij të përbashkët;
(c) dëshmon, me një mazhorancë absolute të anëtareve të saj përbërës, se synon të hedh poshtë pozicionin e përbashkët, ai duhet të informojë menjëherë Këshillin. Këshilli mund të mbajë një takim të Komitetit Pajtues të referuar në paragrafin 4 për të shpjeguar më tej pozicionin e tij. Parlamenti Evropian duhet që më pas të konfirmojë, me një mazhorancë absolute të anëtareve të tij, hedhjen poshtë të pozicionit të përbashkët, ku në rast të tillë akti i propozuar do të konsiderohet që nuk është adoptuar, ose propozojë amendamente në përputhje me nënparagrafin (d) të këtij paragrafi;
(d) propozojë amendamente të pozicionit të përbashkët me anë të një mazhorance absolute të anëtarëve të tij përbërës, teksti i amenduar duhet t’i dërgohet Këshillit dhe Komisionit, të cilët duhet të japin një opinion mbi këto amendamente.

3. Nëse, brenda tre muajsh për çështjen që është në shqyrtim, Këshilli, mbi bazën e mazhorancës së kualifikuar, aprovon gjithë amendamentet e Parlamentit Evropian, ai duhet të amendojë pozicionin e tij të përbashkët në të njëjtën mënyrë dhe të adoptojë aktin në fjalë; megjithatë, Këshilli duhet të operojë në unanimitet mbi amendamentet për të cilët Komisioni ka dhënë një opinion negativ. Nëse Këshilli nuk e aprovon aktin në fjalë, Presidenti i Këshillit, në marrëveshje me Presidentin e Parlamentit Evropian, duhet të mbajnë një takim të Komitetit Pajtues.

4. Komiteti i Pajtimit, i cili do të përbëhet nga anëtarët e Këshillit ose përfaqësuesit e tij dhe një numër i barabartë përfaqësuesish të Parlamentit Evropian, do të ketë detyrën e arritjes së marrëveshjes për një tekst të përbashkët, me një mazhorancë të kualifikuar të anëtarëve të Këshillit dhe mazhorancën e përfaqësuesve të Parlamentit Evropian. Komisioni do të marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit Pajtues dhe duhet të ndërmarrë të gjitha iniciativat e nevojshme me synim pajtimin e pozitave të Parlamentit Evropian dhe Këshillit.
 
5. Nëse brenda gjashtë javësh nga mbledhja e tij, Komiteti Pajtues aprovon një tekst të përbashkët, Parlamenti Evropian, duke vepruar me një mazhorancë absolute votash, dhe Këshilli, duke vepruar me një mazhorancë të kualifikuar, do të kenë një periudhë prej gjashtë javësh nga aprovimi për adoptimin e aktit në fjalë në përputhje me tekstin e përbashkët. Nëse njëri prej dy institucioneve nuk e aprovon aktin e propozuar, ai do të konsiderohet si i paaprovuar.

6. Kur Komiteti i Pajtimit nuk aprovon një tekst të përbashkët, akti i propozuar nuk do të konsiderohet i miratuar, përderisa Këshilli, duke vepruar me mazhorancën e kualifikuar brenda gjashtë javësh nga skadimi i periudhës që i është dhënë Komitetit të Pajtimit, konfirmon pozicionin e përbashkët në të cilin kishte rënë dakort para se të kishin filluar procedurat e pajtimit, mundësisht me amendamentet e propozuar nga Parlamenti Evropian. Në këtë rast, akti në fjalë do të adoptohet në mënyrë përfundimtare me përjashtim të rasteve kur Parlamenti Evropian, brenda gjashtë javësh nga data e konfirmimit nga Këshilli, hedh poshtë tekstin me një mazhorancë të kualifikuar të anëtarëve të saj përbërës, ku në këtë rast akti i propozuar do të konsiderohet që nuk është adoptuar.

7. Periudhat prej tre muajsh dhe gjashtë javësh të referuara në këtë nen mund të zgjaten me një maksimum prej një muaji dhe dy javësh respektivisht, me një marrëveshje të përbashkët të Parlamentit Evropian dhe Këshillit. Periudha tre muaj e referuar në paragrafin 2 do të zgjerohet automatikisht për dy muaj kur aplikohet paragrafi 2(c).

8. Hapësira e procedurës nën këtë nen mund të zgjerohet, në përputhje me procedurën e dhënë në nenin N(2) të Traktatit të Bashkimit Evropian, mbi bazën e një raporti të paraqitur në Këshill nga Komisioni maksimumi deri në vitin 1996.

Neni 189c.

Kur në këtë Traktat bëhet një referencë për këtë nen për adoptimin e një akti, do të aplikohet procedura e mëposhtme:
(a) Këshilli, mbi bazën e mazhorancës së kualifikuar mbi një propozim të Komisionit dhe pas marrjes së Opinionit të Parlamentit Evropian, duhet të adoptojë një pozicion të përbashkët.

(b) Pozicioni i përbashkët i Këshillit do t’i komunikohet Parlamentit Evropian. Këshilli dhe Komisioni duhet të informojnë plotësisht Parlamentin Evropian për arsyet që çuan Këshillin të adoptojë pozicionin e tij të përbashkët dhe pozicionin e Komisionit.
Nëqoftëse, brenda tre muajve nga ky komunikim, Parlamenti Evropian aprovon këtë pozicion të përbashkët ose nuk ka marrë një vendim brenda kësaj periudhe, Këshilli do të adoptojë në mënyrë definitive aktin në fjalë në përputhje me pozicionin e përbashkët.

(c) Parlamenti Evropian mundet, brenda periudhës prej tre muajsh të referuar në pikën (b), me mazhorancë absolute të anëtarëve të tij përbërës, të propozojë amendamente për pozicionin e përbashkët të Këshillit. Parlamenti Evropian mundet, gjithashtu, me të njëjtën mazhorancë, të hedhë poshtë pozicionin e përbashkët të Këshillit. Rezultati i mbledhjes duhet t’i transmetohet Këshillit dhe Komisionit.

Nëse Parlamenti Evropian ka hedhur poshtë pozicionin e përbashkët të Këshillit, unanimiteti do të kërkohet që Këshilli të veprojë në një propozim të dytë.
(d) Komisioni, brenda një periudhe prej një muaji, do të rishqyrtojë propozimin në bazë të të cilit Këshilli të adoptojë pozicionin e tij të përbashkët, duke marrë në konsideratë amendamentet e propozuar nga Parlamenti Evropian. Komisioni do të përcjellë në Këshill, në të njëjtën kohë si dhe për propozimin e saj të rishqyrtuar, amendamentet e Parlamentit Evropian të cilat ai nuk i ka pranuar, dhe duhet të shprehë opinionin e tij për to. Këshilli mund t’i adaptojë këto amendamente me unanimitet.

(e) Këshilli, duke vepruar me mazhorancën e kualifikuar, do të adoptojë propozimin siç rishqyrtohet nga Komisioni. Unanimiteti është i kërkuar nga Këshilli për amendimin e propozimit të rishqyrtuar nga Komisioni.

(f) Në rastet e referuara në pikat (c), (d) dhe (e), kërkohet që Këshilli të veprojë brenda një periudhe prej tre muajsh. Nëse nuk merret asnjë vendim brenda kësaj periudhe, propozimet e Komisionit do të konsiderohen që nuk janë adoptuar.

(g) Periudhat e referuara në pikat (b) dhe (f) mund të zgjaten me një maksimum prej një muaji me marrëveshje të përbashkët të Këshillit dhe Parlamentit Evropian.

Neni 190.
Rregullat, direktivat dhe vendimet e adoptuara bashkërisht nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, dhe akte të tilla të adoptuara nga Këshilli ose Komisioni, duhet të theksojnë arsyet në të cilat ato bazohen dhe duhet t’i referohen propozimeve ose opinioneve të cilat ishin të kërkuara të merreshin në bazë të këtij Traktati.

Neni 191.

1. Rregullat, direktivat dhe vendimet e adoptuara në përputhje me procedurën e referuar në nenin 189b do të firmosen nga Presidenti i Parlamentit Evropian dhe nga Presidenti i Këshillit dhe duhet të publikohen në Gazetën Zyrtare të Komunitetit. Ato do të hyjnë në fuqi në datën e specifikuar në të, ose në mungesë të saj, në datën e njëzetë pas datës së publikimit.

2. Rregullat e Këshillit dhe të Komisionit, si dhe direktivat e këtyre institucioneve që ju adresohen të gjithë Shteteve Anëtare duhet të publikohen në Gazetën Zyrtare të Komunitetit. Ato do të hyjnë në fuqi në datën e specifikuar në to, ose në mungesë të saj, në ditën e njëzetë pas datës së publikimit të tyre.

3. Direktivat dhe vendimet e tjera duhet t’iu njoftohen atyre që ju adresohen dhe të hyjnë në fuqi pasi të jenë njoftuar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top