Tragjedi në Irak, 90 të vdekur në 14 atentate

Love

βeℓℓe â๓e
Disa atentate kanë goditur mëngjesin e së hënës Bagdatin, duke shkaktuar të paktën 91 të vdekur, dhe 150 të plagosur.

irak.jpg


Ky është bilanci më i rëndë i ndodhur brenda një dite, gjatë këtij viti dhe kryesisht më i rëndi edhe gjatë dy viteve të fundit, ku në maj të 2010 një autobombë që shpërtheu në një fabrikë tekstile vrau 110 persona, raporton agjencia e lajmeve noa.al.

Sulmi më i përgjakur është verifikuar në Taji, 25 km në veri të Bagdadit, ku shpërthime të shumta të njëpasnjëshme kanë shkaktuar 28 të vdekur dhe dhjetëra të plagosurë.

Bombat kanë shpërthyer në agimin e ditës së hënë, në pesë banesa. Policia dhe forcat e ndihmës së shpejtë fatmirësisht kanë shpëtuar nga sulmi i një kamikazi.

Ndërsa në Udaim, pak më në veri, në orën 05.00 të mëngjesit të së hënës me orën lokale disa persona të armatosur kanë sulmuar një bazë ushtarake duke vrarë 7 ushtarë dhe plagosur dy të tjerë.

Nga sulmet e së hënës është prekur edhe qyteti i Saadiyah dhe Khan Beni.
Burimi: noa
 
Titulli: Tragjedi në Irak, 90 të vdekur në 14 atentate

Sna bejn me pershtypje me keta te vdekurit ne Arabi, jo per gje por keta kane lindur per lufte dhe skan per tu ndalur. Kur se duan keta jeten sdo mendojn te tjeret..
 
Pe: Tragjedi në Irak, 90 të vdekur në 14 atentate

E pashe dhe ne lajme e ne gazeta...Gjynah per te pafajshmit,gjithmone populli i thjeshte dhe te pafajshem e hane me shume ne keta raste...
 
Back
Top