Tragjedi në futboll, 74 të vdekur

Arfenilla

Themelues i Forumit
[video=youtube;sQAGAafS0-4]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=sQAGAafS0-4[/video]


Të paktën 74 persona kanë humbur jetën gjatë përleshjeve pas ndeshjes së futbollit në qytetin egjiptian Port Said. Trazirat dhe përleshjet filluan pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Al Masryja dhe Al Ahlyja, kur shikuesit depërtuan në fushën e gjelbër.

Vendësit e Al Masry fituan ndeshjen me rezultatin 3:1, kurse tash për tash ende nuk është e njohur se çka e shkaktoi valën e dhunës së paparë.

Në mesin e të vrarëve ka edhe pjesëtarë të forcave të rendit, raportojnë agjencitë.

Pos këtij kaosi në Port Said, trazira pati edhe në ndeshjen e luajtur në kryeqytetin Kajro, por nga atje nuk ka informata për të vdekur por thuhet se stadiumi në Kajro është djegur.lajmi


 
Titulli: Tragjedi në futboll, 74 të vdekur

allah allah ... ca nuk degjon ... te vritesh per futbollin ...
 
Vriten 70 persona në stadium

kakjejejejr.jpg
Më shumë se 70 persona kanë humbur jetën, gjatë përleshjeve midis tifozëve pas një ndeshje futbolli në Port Said të Egjiptit. Lajmin e ka bërë me dije televizioni shtetëror i vendit. Përleshjet e dhunshme mes përkrahësve të dy skuadrave kanë degjeneruar, pas përfundimit të ndeshjes. Autoritetet bëjnë me dije se numri i viktimave mund të rritet edhe më, ndërkohë që më shumë se 1 mijë persona kanë mbetur të plagosur. Agjencia e lajmeve “Asociates Pres” bëri me dije se pjesa më e madhe e viktimave ishin oficerë policie, ndërsa tifozët ishin të pajisur me thika.
BBC citon se mungesa e sigurise së lartë në vend mund të ketë kontribuar në përleshje mes tifozëve. Pamjet televizive tregojnë imazhe të tifozëve, duke zbritur në fushë për të sulmuar lojtarët, ndërsa i kanë vënë flakën një pjesë të stadiumit.

TV Klan
 
Titulli: Tragjedi në futboll, 74 të vdekur

Kjo eshte nje pjese si ka filluar perleshja:

 
Back
Top