Tragjedi në brigjet e Italisë, mbyten 13 klandestinë

cent

...Lontano
Një tjetër tragjedi ka ndodhur në brigjet e Italisë, ku 13 klandestinë janë mbytur. Mësohet se ngjarja ndodhi në Sampieri në Sicili.
2whimnt.jpg
250 klandestinët ishin hedhur në det dhe po përpiqeshin të arrinin me not në breg, por një pjesë e tyre s’mundi t’ia dilte dallgëve.

Kanë qenë turistët ata që dhanë alarmin, forcat e rendit kanë nxjerrë trupat e pajetë dhe ndërkohë vazhdojnë kërkimet për ndonjë viktimë tjetër të mundshme. Ndërkaq shumë nga emigrantët janë larguar pa lënë gjurmë ndërsa janë ndaluar shtatëdhjetë persona të sapozbarkuar, mes të cilëve edhe dy skafistët.

Dyshohet se skafistët kanë qenë ata që i kanë hedhur në ujë emigrantët pasi kanë vënë re se barka po mbytej.

Mes personave të ndaluar nga policia edhe 20 fëmijë e një grua shtatzënë në gjendje të rëndë shëndetësore e dërguar menjëherë në spitalin e Modicas.

/Shekulli
 
Titulli: Tragjedi në brigjet e Italisë, mbyten 13 klandestinë

Gjynah .... nga ishin k'to ?
 
Titulli: Tragjedi në brigjet e Italisë, mbyten 13 klandestinë

akoma me tragjike eshte qe ka akoma klandestine
 
Titulli: Tragjedi në brigjet e Italisë, mbyten 13 klandestinë

katastrofe krejt lufterat e verteta te kesaj jete behen per buke...
Se ku kam lexuar se di se nese do ta sundosh gjithmon nje popull lej me barkun zbrazet/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top