Tragjedi ajrore në Kuba, 110 të vdekur nga rrëzimi i avionit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tragjedi ajrore në Kuba, 110 të vdekur nga rrëzimi i avionit

diaz.jpg


Tragjedi ajrore në qiejt kubanë. Një “Boeing 737” është rrëzuar menjëherë pas ngritjes pranë aeroportit të Havanës. Në bord ishin 113 persona: deri tani janë rikuperuar vetëm 3 të mbijetuar, në gjendje kritike për jetën, ndërsa dyshohet se për pasagjerët e tjerë dhe anëtarët e ekuipazhit nuk mund të bëhet dot asgjë.

Avioni, në pronësi të një kompanie ‘loë-cost’ meksikane “Dajomh”, por i marrë me qira nga kompania shtetërore kubaneze për një udhëtim lokal, ishte nisur në orën 12:08 lokale (në 18:00 me tonën), nga aeroporti “Jose Marti” të kryeqytetit kuban. Ai duhej të shkonte në Holguin në zonën perëndimore të ishullit. Por menjëherë pas ngritjes, avioni është rrëzuar pak metra larg një ferme, pranë qytezës Santiago de Las Vegas.

Një re e madhe tymi u ngrit pas rënies, ndërsa në vendngjarje po shkonin ekipet e ndihmës së shpejtë. Edhe presidenti kuban Miguel Diaz-Canel, ka shkuar në zonën ku u rrëzua avioni, ku zjarrfikësit ishin të impenjuar të shuanin flakët e asaj që tashmë kishte mbetur vetëm një mbetje.

ku.jpg


ku-3.jpg


ku-4.jpg
 
Back
Top