braziljania
Anëtar i Nderuar
Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
Të nderuar vëllezër besimtarë!
Allahu i Madhëruar, siç kemi përmendur shumë herë, e shpalli këtë fe për tërë njerëzimin dhe për të gjitha kohët. Ajo, asnjëherë, nuk është reduktuar vetëm brenda mureve të faltoreve. Përkundrazi, prej fillimit e gjer në amshim synon që njeriun ta nxjerr nga mëdyshja në besim, nga konfuzion në bindje, nga amorali në moral, nga kurvëria në nder, nga traditat në program, nga teket në parime, nga doket në norma...Islami është fe, e cila paralelizëm nuk pranon. Ose Islam ose ndryshe nuk bën. Allahu i Madhëruar shpalli:
Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami...”.
O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik juaji i hapët”.
Kështu e ka Islami. Po nuk e pranove atë, fe nuk ke, po e bëre ”mix” me të tjerat, gabove shumë.
Xhematlinjë të nderuar!
“Tradita të papranuara” e titulluam këtë hutbe të sodit por me të nuk synuam traditat e huaja në veshje, dukje, sjellje, që sot shoqërinë tonë e kanë zhveshur nga petku fetar e kombëtar. Ato janë bërë, (ne thonjëza) “normale” për shoqërinë tonë. Hutbeja jonë i dedikohet atyre që edhe sot, në këtë periudhe tranzicioni edhe të kulturave, mundohen ta mbajnë fenë, qoftë edhe formalisht, duke organizuar ndonjë ndejë fetare si dasmë synetie, gosti me rastin e hyrjes në shtëpi të re, të realizimit të ndonjë qëllimi, etj., por që shoqërohen edhe me “solemnitete” përcjellëse, të cilat sigurisht se rrënojnë tërë atë që quhet fetare. Them kështu, ngase bazuar në ajetet që përmendëm, paralelizmi zakonor në Islam nuk ka vend. Të bësh gosti për dasme synetie me hoxhallarë e me pas të vazhdosh me muzikë e këngë, është diç që nuk tolerohet. Nuk bën paradite të këndosh Kur’an a Mevlud e pasdite këngë e valle në hotel. Nuk ka hoxhë në tavolinë e këngëtare në sallon. Ose këtë ose atë, por për të parën ke shpërblim e për të dytën ndëshkim. Nuk duhet të ekzistojë thënia “Edhe për Zot edhe për epsh”. Jo, vetëm për Zot duhet të bëjmë çdo gjë. Thotë Allahu i Madhëruar:
Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. 163. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)! 164. Thuaj: " A të kërkojë Zot pos All-llahut, e Ai është Zot i çdo sendi (ekzistues) dhe dëmi i secilit person është kundër vetes. Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. Mandej, kthimi juaj është te Zoti juaj; e Ai ju njofton për atë që përçaheshit”.