Tradhtia, duhet apo nuk duhet ta tregoni?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Psikologji – Tradhtia është një nga shkaqet kryesore të problemeve në marrëdhëniet në çift. Nëse pranimi i aktit mund të shkaktojë reagime të ndryshme, “e pathëna” shpesh krijon një klimë dyshimi. Pra, a duhet folur në një rast të tillë?

tradhetia-ne-cift-2.jpg


Ju ende nuk e dini se çfarë ka ndodhur … por ja që keni qenë të pabesë ndaj partnerit/es suaj. Dhe tashmë gjendeni në dilemën për t’ia thënë ose jo! Sipas disa revistave femërore, “më mirë të jeni besnik, nëse nuk dini të mbani gojën mbyllur”. Atëherë ju duhet të flisni apo të tregoheni të qetë pas një tradhtie? Sipas Gérard Decherf, doktor i psikologjisë në Paris, marrëdhëniet varen nga personaliteti. “Ka tri nivele të ndryshme evolucioni tek individët”, saktëson ai. اdo person reagon sipas nivelit të tij të evolucionit.

Personaliteti narcisist: mos tregoni asgjë

“Niveli i parë është funksionimi i tipit narcist”, shpjegon G. Decherf. Kjo kategori lidhet me një individ që në thellësi të vetes nuk ka hequr dorë nga statusi i tij si fëmijë. Dëshiron të gjejë avantazhet në periudhën fëmijërore, e karakterizuar nga një ndjesi e pushtetit absolut. Në këtë rast, personi është i përqendruar në vetvete. Përpiquni të risiguroheni edhe për cilësitë fizike dhe ato intelektuale.

Në këtë kontekst, tradhtia nuk drejtohet kundër tjetrit: ajo efektivisht lejon forcimin e vetëvlerësimit. Në një rast të tillë, nëse flisni me bashkëshortin ose bashkëshorten për “hallakatjen” tuaj, ju do ta bënit atë të vuante kot. ثshtë e preferueshme që narcisisti të fillojë me iniciativën e vet një “punë” personale, me qëllim për të rifituar besimin në vete.

Xhentil? – Sinqeriteti përpara çdo gjëje

“Përkundër tipit narcisist gjejmë personat me një funksionim të tipit ‘xhentil’, më pak të prekur nga fëmijëria”, thotë Gérard Decherf. اiftet xhentile apo “të rritura”, jetojnë një marrëdhënie të vërtetë, në të cilën tjetri ekziston më së miri: njihet me nevojat dhe me kënaqësitë e tij. Respektohet.

Përgjithësisht në këto çifte, për t’u ruajtur cilësia e marrëdhënies, partnerët merren në konsideratë. Dhe në momentin që njihet tjetri me gjithë tërësinë e tij, mosrrëfimi i një akti tradhtie duket i papërshtatshëm.

Pranimi i një marrëdhënieje kalimtare nuk vë në rrezik marrëdhënien, sepse tjetri është i aftë të përballojë një rrëfim të tillë. Ndërkohë, një tradhti pak më e “rëndësishme” duhet rrëfyer me kujdes të madh.

Narcisist-pervers? Tregoni që ta shihni të vuajë

Tipi i tretë i personalitetit është ai i individëve narcisistë të lidhur me një funksionim pervers. Në këto raste, tradhtia vjen nga vetë çifti. Bëhet fjalë për bashkëshort dhe bashkëshorte që tenton të “godasë”.

Kjo shpjegohet me frikën për të humbur tjetrin. Për të mbajtur fort pas vetes partnerin/en, nxitohet në një veprim të ngjashëm të tipit: “mund të gjej shumë lehtë ndonjë tjetër që më bën më të lumtur” ose “nëse më do, do t’u nënshtrohesh nevojave të mia”. Pra, posedimi karakterizon marrëdhënien. Në këto raste, tradhtia nuk maskohet kurrë, sepse nuk shfaqet si një dobësi ose një diversitet, por si një armë për ta mbajtur tjetrin fort dhe ndoshta për ta bërë atë të vuajë.

Në fund mund të themi se, tri personalitetet e përmendura më sipër, tregojnë pra reagime të ndryshme. Në çdo rast, e rëndësishme është të respektoni partnerin/en. Ta doni atë me të vërtetë, përndryshe ndahuni dhe mund të bëni çfarë të doni pa të. Të qenët besnik dhe të respektueshëm në një marrëdhënie që krijoni, është një çelës suksesi për një jetë dhe një familje të shëndoshë e të lumtur.

G.shqip
 
Titulli: Tradhtia, duhet apo nuk duhet ta tregoni?

Dhe ne fund ata jetuan te lumtur.

Ne nje moment teksa lexoja po me dukej sikur njeri nga partneret ishte prifti kurse tjetri ishte murgesha.....

Dhe imagjino ti thote femra mashkullit - une te kam tradhetuar - se jam kshu narciste nga natyra.... lol

Ajo ne amerike emrin e ish burrit thirri korba ne persiatje fixike e siper dhe iku me bark te shqyer ne dynja tjeter, tja thush bashkshortit te shpie ne dynja tjeter pa sy .....hej dynja
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Tradhtia, duhet apo nuk duhet ta tregoni?

Nuk e kuptova se c'fare lidhje kishte artikulli, me psikologjine.... ne fakt i tere artikulli me ngjau pa lidhje.
 
Titulli: Tradhtia, duhet apo nuk duhet ta tregoni?

Ka njerez qe kane lindur per te tradhetuar,dhe nuk ka dreq qe i zbulon.
Po tregove tradhetin,atehere je i vendosur per t'i dhene fund asaj lidhje.se te ralle jane ato njerez qe pranojn edhe falin tradhetin.
 
Posi sduhet thene....
Bile ti tregojne burrit - zemer sot me ate mikun me gjthe fiku e bera ne stilin gershere, padjeshka , edhe ca pirueta ne ajer.
Zot sa bukur ishte
Burri nga kenaqesia thote- Shpirt ftoje te festojme me ndonje gote vere lol

Fundi....Ne rrugen aq e kaq, ne nje zone te erret periferike u gjeten ne grope gelqere, nje cift.
lol lol
 
O trego e ndahu o mos trego e ze mend!
 
Ose vazhdo jepi , e mos bej ze . loool

Nuk ka rendesi a e mori vesh burri , partneri , i dashuri apo jo ... rendesi ka f'tyra e jote , morali dhe dinjiteti pas kurrizit te atij qe ke ne krahe. Kshuqe nese ke pak respekt per veten tende si fillim pastaj per ate qe ke ne krahe, bej ate qe eshte me e ndershme... tregoji te verteten dhe lerja atij ne dore, nese te fal apo jo.
 
Po shkoi puna deri tek tradhtia, me mire ndahuni. Pra tregoni dhe ndahuni.

Por kjo vlen vetëm për një pjesë njerëzish... se ka dhe nga ata që falin.
 
, ... o mos trg.e ze mend ?

Po kur e bèri vepren ku i kishte mend ja mori era nga qefi.

Po e beri mè mire te heshtè e tè kèrkojè divorc ., ketu jom me ty..

arsyet mund tjene shume por ka raste kur ndonese ka ndodh tradhtia gruaja per hir te fmive nuk i ka kerkon divorc burrit. Ai mund tmos tradhtoje kurre me, ama a e harron dot gruaja valle?! ose anasjelltas. Ndarja sa e kollajte aq dhe pasoja ka sidomos kur ke krijuar familja. Prandaj njeriu duhet ne qene i kujdeshem se per 1 veprim shkatterron jeten e shume veteve.
 
Prandaj njeriu duhet ne qene i kujdeshem se per 1 veprim shkatterron jeten e shume veteve.

... , jo per njè veprim por per njè qef .

Ai / ajo qè ndermerr kètè hap i merr parasysh tè gjitha se vuri qefin mbi te gjithè .
 
S'me kuprove.
Ai qe mori ate veprim s'do me ja dit hic. Problemi eshte tek viktima,pra pala tjeter e ndershme. Mua ajo me dhimbset.
 
Nè kèto sojè "lufterash" kèto sojè viktimash sjellin , njè tè vrarè e njè tè plagosur gjytyrym., apo jom gabim.
 
I pyeturi nuk din me shume se ai qe pyet.

Loje fjalesh pa lidhje
 
Vallaj une nuk kam ndermend ti tregoj gje.. Po qe e zonja te kuptoje vete, hallall i qofte. :P
 
Vallaj une nuk kam ndermend ti tregoj gje.. Po qe e zonja te kuptoje vete, hallall i qofte. :P

Ndodh e mos kete interes me zbulu gjo, fundja monedha ka dy ane....
Dhe ktu lindi cifti i shqyer lol
 
Rri tani mos ma prish diten.. Si tha ai, mos ngaterro xhelozine me dajakun :p
 
Back
Top