Njoftimi pothuajse në fund për kalimin zyrtar të Federico Chiesas tek Juventusi ka shkaktuar një reagim të ashpër mes tifozëve të Fiorentinës.
●Fansat e klubit vjollcë reaguan sikurse për Bernardeschin, që u konsiderua tradhtar kur zgjodhi Bardhezinjtë në vitin 2017.“Tradhtia ndaj atyre që ju rritën dhe ju mbrojtën është mungesë e madhe respekti. Firenze nuk është më shtëpia juaj… mosmirënjohës!”, kështu shkruhet në banderolën e varur jashtë stadiumit “Artemio Franchi” nga tifozët e Fiorentinës pas lamtumirës zyrtare të Chiesas.
Një goditje në zemër që erdhi në momentin e fundit, kur shpresat e tifozëve vjollcë për ta parë Federicon përsëri në Firence ishin bërë më konkrete.
“Sulmi” i fundit i Paraticit rezultoi i suksesshëm, Commisso e pranoi ofertën e Juventusit për Chiesan, duke nxitur protestën e mbështetësve më të zjarrtë të Fiorentinës.
/Lajmi.net/