Tradhëtia, një në dy njerëz e bën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tradhëtia, një në dy njerëz e bën

tradhetia.jpg

Tradhëtia nuk njeh kufinj dhe është shumë më e përhapur nga sa mendohet, zbuloi një anketim i kryer në disa vende të Bashkimit Europian.

Në rezultatin e përgjithshëm, plot 47% e të anketuarve pranuan se e kanë tradhëtuar partnerin e tyre, ndërsa 63% kanë zbuluar se janë tradhëtuar të paktën një herë.

Autori i një libri të hollësishëm mbi seksualitetin e njeriut, britaniku Siski Green, theksoi se “rezultate të tilla konfirmojnë diçka që dihej, qënia njerëzore është e pritur drejt zbulimeve të reja. Kështu ndodh që na pëlqen muzika e re, ndërrojmë ushqimet e preferuara, veshim rroba të reja dhe e njëjta gjë ndodh edhe me partnerët”.

Motivi kryesor që shtyn drejt tradhëtisë duket se është alkooli, me 25% të njerëzve që e kanë cituar, ndërsa 20% motivohen nga hakmarrja, pasi dyshojnë që partneri mund t’i tradhëtojë ose i ka tradhëtuar.
keshilla.
 

Attachments

  • tradhetia.jpg
    tradhetia.jpg
    47.2 KB · Shikime: 0
Citim; Autori i një libri të hollësishëm mbi seksualitetin e njeriut, britaniku Siski Green, theksoi se “rezultate të tilla konfirmojnë diçka që dihej, qënia njerëzore është e pritur drejt zbulimeve të reja. Kështu ndodh që na pëlqen muzika e re, ndërrojmë ushqimet e preferuara, veshim rroba të reja dhe e njëjta gjë ndodh edhe me partnerët”.

Drejt nje zhveshje ,mendoj qe kur te dalim ne kete perfundim unit dhe mbiunit te ndergjegjes i kemi dhene duart.
 
Eshte nje ndjesi qe I ben njerezit te ndihen normal... te gjithe duan te tradhetojne dhe pse jo jeta eshte e bukur dhe ka nevoje per aventura te kendshme dhe adrenaline. ?

P. S Kush ben si paragjykues e din vet.. lol lol lol
 
Tradhetia i ben njerezit me smart... lol
 
Eshte nje ndjesi qe I ben njerezit te ndihen normal... te gjithe duan te tradhetojne dhe pse jo jeta eshte e bukur dhe ka nevoje per aventura te kendshme dhe adrenaline. ëë

P. S Kush ben si paragjykues e din vet.. lol lol lol

Nuk duhen paragjykuar pasi aksesi intim i cdo njeriu duhet respektuar.
Por dhe tradhtit per adrenaline sjane te mira,te pakten njeriu kur tradhton duhet te kete nje motivacion,nja arsye dhe disa jystifikime analitike racionale ahhahahaha.
 
Nuk duhen paragjykuar pasi aksesi intim i cdo njeriu duhet respektuar.
Por dhe tradhtit per adrenaline sjane te mira,te pakten njeriu kur tradhton duhet te kete nje motivacion,nja arsye dhe disa jystifikime analitike racionale ahhahahaha.

Nqs njeriu tradheton ka tere motivacionin e duhur perderisa vepron... ?
 
Tradhetaret kane nje aftesi te pa pare per te mbuluar cdo gjurm..dhe ralle here ndodh qe te kapet.vetem po qe tradhetar/e budalla/qe,po,kapet :P

T r a dh e t i a èshtè si gjarperi ., dikur do dalè nga aty ku eshte fshehur pikerisht kur mendon se s'ka njeri .
 
Tradhetaret kane nje aftesi te pa pare per te mbuluar cdo gjurm..dhe ralle here ndodh qe te kapet.vetem po qe tradhetar/e budalla/qe,po,kapet :P

Thënë kështu i bie që të gjithë ata që mbulojnë janë tradhëtarë, gjë që s'është e vërtetë.
 
Ehmm jo , po flisnim per zbulimin e tradhetise.

Edhe njehere, te zbulosh tradhetine s'do te thote qe je dele dhe mbi te gjitha qe ha buke kot! Ashtu i bie qe te ngresh dhunen ndaj vetes me zor!
 
S'ka shanse te mos merret vesh tradhetia!

Teknikisht mund te mos kesh te drejte.

Fatmirsisht, teknikisht mund mos kem të drejtë! Fatmirsisht, teknikisht mund të kem fakte!

Faktet qendrojne edhe kur tjetri/tjetra eshte dele dhe e ha buken kot.

S'ka lidhje me tradhetine!

Ehmm jo , po flisnim per zbulimin e tradhetise.

Edhe njehere, te zbulosh tradhetine s'do te thote qe je dele!

Qe te permbledh biseden.
E nisa duke thene qe mund te mos zbulohet.
E vazhdove duke thene qe zbulohet me plot fakte ne duar.
E te shpjegova qe varet ke ke afer
Ketu u beme lemsh.
 
Qe te permbledh biseden.
E nisa duke thene qe mund te mos zbulohet.
E vazhdove duke thene qe zbulohet me plot fakte ne duar.
E te shpjegova qe varet ke ke afer
Ketu u beme lemsh.

Ke ke afer e zgjedh vete! Une tradhetine nuk e mbaj pershembull...
 
Shume dakort :)

Ki parasysh gjithmone qe demet me te tmerrshme i sjell fantazia. :-) Po ece me kete parim s'ka tradheti! Po fillove me imagjinata e me the te thashe...aha! S'ka shance...
 
Nje ne dy njerez ? E tmerrshme, nuk kane ngelur njerez me.

Tradhetia eshte dobesi karakteri, pak rendesi ka nese e zbulon njeri apo jo.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top