Tradhetia e ka emrin burrë apo grua?!

Зngjεll

___________
Tradhetia e ka emrin burrë apo grua?!
Shkruar nga : T.O.

Psikologët janë të mendimit se shumica e femrave tradhetojnë për t’ u ndjerë emocionalisht mirë dhe jo thjesht për nevoja seksuale. Interesante është se meshkujt nga ana e tyre pohojnë krejtësisht të kundërtën, duke theksuar se ata tradhtojnë më shumë për të përmirësuar ekuilibrin e tyre seksual se sa atë emocional. Ju a jeni e sigurt për veten tuaj dhe akoma më tepër për partnerin tuaj? Besoni se po të ndodheni përballë një bukuroshi apo bukurosheje, dy metra, me sy të kaltër, do të mund t’i thoni ‘jo” ngacmimeve të tij/të saj erotike? Nga ana tjetër, a do të rezistojë partneri juaj ndaj një bukurosheje, me lëkurë të tejdukshme e cila është edhe e zgjuar dhe ka humor? Ne vendosëm të analizojmë këtë temë kaq delikate dhe të vjetër sa vetë bota, të hedhim një vështrimin të shpejtë në mëkatet tona si dhe t’iu ofrojmë mënyra për të kuptuar nëse partneri juaj ... shëtit lule më lule. Sepse, le të themi të vërtetën, monogamia është e mrekullueshme, por tradhtia është tepër e këndshme... kur lexon rreth saj.

AI/ Pi alkool

Sipas sondazheve ka rezultuar se meshkujve, të cilëve ju pëlqen alkooli besojnë se tradhtia nuk është gjë e keqe. Ndërsa vetëm 18 % tregojnë se ajo, është e keqe.

AJO/ Ndjehet vetëm

Një grup psikologësh janë të mendimit se shumica e femrave tradhtojnë për arsye të përmbushjes emocionale se sa thjesht për nevoja seksuale.
AI/ Nxjerr shumë para
Disa shkencëtarë mbrojnë idenë se meshkujt, të cilët kanë një punë të mirë, që ju sjell fitime të mëdha, janë më të prirur për të tradhtuar. Kjo sepse atyre në përgjithësi ju pëlqen të rrezikojnë, si në çështjet profesionale ashtu edhe erotike.

AJO/ Ushqen familjen

Femrat e karrierës kanë më shumë shanse për t’u njohur me meshkuj si në ambientin e tyre familjar, ashtu edhe përmes marrëdhënieve publike. Zakonisht meshkujt adhurojnë një kolege-femër të tillë dhe bëjnë gjithçka për t’a shtënë në dorë.

AI/ ثshtë djalë qyteti

Sipas studimeve, meshkujt që banojnë në zona të mëdha urbane kanë më shumë lidhje jashtëmartesore se ata të cilët jetojnë në zona rurale.

AJO/ ثshtë në zi

Nëse njëri nga prindërit largohet nga jeta, një femër mund të guxojë të bëjë diçka, për të cilën nëna dhe babai nuk do të ishin dakord, sikurse është edhe tradhtia.

AI/ U martua pak kohë më parë

Disa të sapomartuar e kanë shumë të vështirë që të përshtaten me ndryshimet e reja të jetës së tyre, sikurse mund të jetë edhe martesa, ndaj dhe gjejnë prehje në lidhje jashtë saj.

AJO/ I pëlqen të rrezikojë

Femrave që ju pëlqen rreziku kërkojnë gjithnjë peripeci dhe janë më të gatshme për t’u përfshirë në aventura erotike edhe jashtë martesës.

AI/ Punon jashtë orarit

Një mashkull i cili punon me ritme të çmendura e ka shumë të lehtë që të shkelë kurorën e tij. Në fund të fundit, ai e ka të gatshme arsyetimin dhe të tjerët e kanë shumë të vështirë t’a zënë me presh në duar.

AJO/ Interesi

Femrat, të cilat lidhen në martesë për interes, nuk e kanë të vështirë që të tradhtojnë sa herë atyre ju jepet mundësia për të fituar diçka, sado e vogël të jetë vlera e saj.

Tradhtia, shenjat e para

Tregoni kujdes rreth të dhënave të mëposhtme, për të vërtetuar nëse partneri juaj ju tradhton.
Përgatitet të tradhtojë
Ndryshon shoqëri. Ndoshta kërkon që t’u shmanget konfrontimeve të ndryshme, por ju duhet ri mbani sytë hapur.

-Gjen një hobi të ri për t’u marrë në kohën e lirë. Një interesim i tillë i befasishëm mund të hedhë dritë mbi faktin se kërkon të bëjë për vete ndonjë studente të arteve

-Fillon të kujdeset për regjimin e tij ushqimor dhe pamjen e tij të jashtme shumë më tepër se më parë.

-Blen të brendshme të reja. Ndoshta shpreson se ndonjë njohje e re do të interesohet edhe për botën e tij të brendshme...erotike.

-Kundërshton me gjysmë zëri për të drejtat e tij ku shkelen. Nëse kjo nuk vjen nga stresi i madh që ka, atëherë duhet të gërmoni për ndonjë lidhje të fshehtë të tij.

Ka shkelur me të dyja këmbët

-Ju akuzon se e tradhtoni. Vetëdija e tij fajtore e bën që t’i shohë të gjithë si tradhtarë.

-Ju kritikon vazhdimisht. Ndonjë veçanti e juaja, që dikur e shikonte si të lezetshme, tani i duket e bezdisshme. Dhe kjo sepse përdor dobësitë tuaja si arsyetim.

-Nuk ju merr me vete në takimet që ka me kolegët. Shumicën e lidhjeve jashtë martese ai i ndërton në ambientin e punës.

-Ju sjell dhurata të paarsyeshme. Jo se nuk i vlerësoni lulet dhe çokollatat por cila është në fakt arsyeja që i pranoni?

-Nuk ju lë të përdorni pa praninë e tij telefonin apo kompjuterin e tij. Kohë më parë nuk kishte kundërshtim për një gjë të tillë.
Disa shkencëtarë mbrojnë idenë se meshkujt, të cilët kanë një punë të mirë, që ju sjell fitime të mëdha, janë më të prirur për të tradhtuar. Kjo sepse atyre në përgjithësi ju pëlqen të rrezikojnë, si në çështjet profesionale ashtu edhe erotike.

Tirana observer
 
Tradhetia e ka emrin njeri .

Keto qe kane shkruar psikologet jane shume te verteta .
 
Tradhetia e ka emrin pasiguri
 
Femres per te tradhetuar i duhet ndjenje, e mashkullit vetem nje vend (krevat, makine, hotel etj etj). Pastaj tradhetia nuk ka emer, sepse e bejne te dyja gjinite, e kush me pak e kush me shume, kjo nuk dihet ndonjehere, edhepse te kesh ndjenje i bie me e veshtire se sa te gjesh nje vend per te tradhetuar.
 
jeta ke harruar tek meshkujt dhe me kembe LOL LOL LOL
 
Tradhetia e ka emrin njeri .

Keto qe kane shkruar psikologet jane shume te verteta .

Pse kafshet nuk tradhetojne, vetem njerezit?

Femres per te tradhetuar i duhet ndjenje, e mashkullit vetem nje vend (krevat, makine, hotel etj etj). Pastaj tradhetia nuk ka emer, sepse e bejne te dyja gjinite, e kush me pak e kush me shume, kjo nuk dihet ndonjehere, edhepse te kesh ndjenje i bie me e veshtire se sa te gjesh nje vend per te tradhetuar.

Po ato femra me te cilat keto meshkuj e bejne sa ne krevat, makine, hotel etj etj, nuk jane grate e dikujt tjeter?! :rolleyes:
 
ska te thote burre apo grua ka te beje personaliteti personit dhe jo nga sexi personit .
 
Shume e bukur tema me pelqeu pak a shume jane te verteta ato qe tha ..

:djalle:
 
Pse kafshet nuk tradhetojne, vetem njerezit?

Po ato femra me te cilat keto meshkuj e bejne sa ne krevat, makine, hotel etj etj, nuk jane grate e dikujt tjeter?! :rolleyes:

E kush eshte lenduar nga tradhetia e kafshve ,normalisht ne tradheti njeri eshte viktima ....si pak pa lidhje pergjigjia jote.
 
A ka jet pa te qeshur e pa te qare?

A ka dashuri pa tradheti?!

A ka burr e grua qe sbehet kurjoz te provoj Tradhetine?

Tradhetia e ka emrin Burr ose grua.. te dyja.
 
Mendoj se tradhetia nuk ka identitet!
 
mbaj mend nje shprehje qe kam lexuar diku: Te dashurosh eshte veper,te tradhetosh eshte kryeveper.....

sa per temen..tradhetia ska gjini...
 
Tradhetia e ka emrin kureshtje.
 
Pse kafshet nuk tradhetojne, vetem njerezit?

Po ato femra me te cilat keto meshkuj e bejne sa ne krevat, makine, hotel etj etj, nuk jane grate e dikujt tjeter?! :rolleyes:

Ato mund te jene grate e dikujt tjeter, por per ta bere me ate burre u duhet ndjenja. Pastaj une nuk thashe se grate nuk tradhetojne. :)
 
Titulli: Tradhetia e ka emrin burrë apo grua?!

per mendimin tim meshkujt tradhetojne me shume se femrat pasi nuk ndjejne dhe nuk mendojne sa femrat.

zemra e mashkullit eshte hotel 100 hyjne dhe del ndersa zemra e femres eshte si hyn nje dhe nuk del kurre
 
Titulli: Tradhetia e ka emrin burrë apo grua?!

Tradhetia e ka emrin; "Dobesi e karakterit njerezor."
 
Titulli: Tradhetia e ka emrin burrë apo grua?!

Tradhetia=rob i epshit/moskontrolli i epshit seksual
 
Titulli: Tradhetia e ka emrin burrë apo grua?!

po ketu vjen era tradheti burra.....e kane thene dhe ne film
 
Titulli: Tradhetia e ka emrin burrë apo grua?!

ska nevoj me na tradhtu se na vet jem pillota vet jem artista kshtuqi .............

e sa i perket asaj mu ndodh vet perball ni bukuroshi ma kadal se na grat i lajna ne shpi e si tarahenum udhve si kuqka , edhe tjetra i mbulojna puth me u dit qe jan veq per neve jo gjithkush mi kqyr !!!
 
Pe: Tradhetia e ka emrin burrë apo grua?!

Tradhetia s'ka gjeni! E ka emrin:Njeri!
 
Pe: Tradhetia e ka emrin burrë apo grua?!

tradhetia i permban te dy ata emra...
 
Pe: Tradhetia e ka emrin burrë apo grua?!

Edhe burre edhe Grua...........!
 
Pe: Tradhetia e ka emrin burrë apo grua?!

ah tradhtia tradhtia ky ves i keq....ky ves kurioz, intrigant dhe negativ qe hyn thelle ne vena e ngjyros gjakun e drogon ate :(

Tradhtia ska emer, ska fytyre............KA VETEM NJE MASKE TE SHEMTUAR
 
Pe: Tradhetia e ka emrin burrë apo grua?!

tradheton ai ajo qe nuk ndihen te sigurte per veten e tyre ska gjini .. eshte pasiguri ne vet vete ...
 
Pe: Tradhetia e ka emrin burrë apo grua?!

Tradhëtia është vlerë jo-njerëzore.
Kushdo që tradhëton, nuk meriton të quhet njeri i sinqertë.

Back
Top