Top-mangësitë dhe virtytet tuaja: Demi është kokëfortë, Binjakët janë shumë inteligje

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Top-mangësitë dhe virtytet tuaja: Demi është kokëfortë, Binjakët janë shumë inteligjentë

Secila shenjë e horoskopit ka karakteristikat e veta pozitive dhe ato negative që e bëjnë të veçantë. Kuptojeni se cila është karakteristika më e mirë dhe ajo më e keqe e shenjës tuaj të horoskopit

Dashi

Virtyt: guximi


Ajo që më së shumti theksohet se te Dashi është guximi. Dashi gjithmonë jep guximin në jetë dhe di ta shfrytëzojë deri në maksimum, që shpeshherë jep rezultate fantastike. Të pakta janë ato shenja që mund të mburren me vetëbesim, prandaj nuk habit fakti se të gjithë këta janë liderë dhe udhëheqës.

impulsiviteti




Padurimi dhe reagimi impulsiv shpeshherë i kushton Dashit. Njerëzit e kësaj shenje nuk e dinë fjalën durim, ata duan gjithçka dhe menjëherë, por kjo nuk shkon kështu në jetë. Shpeshherë si pasojë e natyrës së vet bëjnë gjëra që më vonë janë pishman, por nuk ka kthim prapa, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Demi

Virtyt: durimi

Askush nuk është më aq i durueshëm se Demi. Njerëzit e lindur në këtë shenjë njihen për faktin se mendojnë shumë, prandaj edhe nuk dorëzohen kurrë nga qëllimet e veta. Kur vendosin diçka, atë e bëjnë dhe nuk janë pishmanë. Pos kësaj, janë racionalë dhe stabilë, ku gjithmonë mund të mbështeteni, edhe si miq edhe si partnerë.

Mangësi: kokëfortësia



Këta njerëz janë kaq kokëfortë sa që punojnë shpeshherë diçka kundër vetes së tyre. ثshtë e pamundur ta pranojnë fajin, nuk lëshojnë pe kurrë. Lidhjet dhe marrëdhëniet e tyre më së shumti vuajnë si pasojë e kokëfortësisë së tyre, me ta është e pamundur nganjëherë të flitet. Kokëfortësia pengon të përparojnë dhe shpeshherë refuzojnë edhe oferta të mira.

Binjakët

Virtyt: inteligjenca


Kjo shenjë është sinonim për inteligjencën. Shpeshherë janë matematikanë të hatashëm, që kanë një logjikë të mahnitshme. Janë shumë të mirë dhe plot vullnet, po ashtu njohin mirë dhe kulturën, dhe kanë përgjigje pothuajse për secilën pyetje. Pëlqejnë të lexojnë, mendja e tyre është gjithmonë aktive.

Mangësi: mendjelehtësia



Kjo mangësi iu kushtohet Binjakëve. Në fakt, këta njerëz shpeshherë e ndryshojnë mendimin saqë rrethina fillon të mendojë se e kanë trashëgim dhe se nuk janë besnikë. Në mbrojtjen e tyre përdorin trurin, që është aktiv gjithmonë, gjithnjë tërhiqen nga gjëra të reja dhe për këtë, një ditë mendojnë diçka, e ditën tjetër diçka tjetër. Nuk mund të mbështeteni te ata, sepse janë mendjelehtë.

Gaforrja

Virtyt: brenga për të tjerët

Këta njerëz të butë për secilin kanë fjalë të ngrohta dhe këshilla të mira. Kur e keni të vështirë Gaforrja ju ofron gjoksin që të mbështeteni dhe do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tyre që t’ju ndihmojë. Gaforret brenda vetes kanë nevojë të fortë që t’ju ndihmojnë të tjerëve kur e ndjejnë se janë në probleme të mëdha. Zemërgjerësia e tyre nganjëherë i takon me personat që nuk e meritojnë këtë.

Mangësi: ndjeshmëria e tepërt



Po aq sa brengosen për të tjerët, po aq janë edhe të ndjeshëm. Këta njerëz mund të lëndohen thellë nga komentet e dikujt, nga një kritikë konstruktive, por edhe një shikim i shtrembër i lëndon. Janë shumë të butë dhe janë të prirë të ndryshojnë në disponim. Këta kaq shpejt e ndryshojnë disponimin, pasi janë të ndjeshëm, mu sikurse edhe Binjakët që ndryshojnë mendimin.

Luani

Virtyt: zemërgjerësia


Luanët kanë zemër të mirë, të cilët kujdesen për më të afërmit e tyre, sa herë që kjo është e nevojshme. E duan jetën dhe dinë të kënaqen, e në këtë kënaqësi shpeshherë i përfshijnë edhe të tjerët. Luani gjithmonë do t’ju ofrojë të holla, do t’ju blejë dhuratë, jeni gjithmonë të mirëseardhur dhe mirë ju nderojnë. Janë persona optimistë dhe të gjithë në shoqërinë e tyre ndihen rehat, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mangësi: kotësia



Kurrsesi nuk ju sugjerohet ta lëndoni një Luan, sepse këtë ata nuk ua falin kurrë. Kotësia e tij shpeshherë i kushton me prishjen e lidhjeve me më të afërmit, sepse nuk janë të aftë ta pranojnë kritikën në llogarinë e tyre. Nëse e poshtëroni në ndonjë mënyrë, do t’ju fshijnë nga jeta. Askush nuk guxon të bëjë shaka me Mbretin e Zodiakut.

Virgjëresha

Virtyt: ngurtësia

Virgjëreshat janë persona pedantë, të cilëve mund t’jua besoni secilën detyrë. Me seriozitet marrin secilën detyrë të dhënë, i pranojnë detyrat dhe përgjegjësitë dhe nuk ka gjasa që t’ju zhgënjejnë. Janë të gatshme të punojnë fort. Tek ata ekziston dëshira që gjithçka ta bëjnë në mënyrë të detajuar. Janë shumë precizë dhe mund t’ju zini besë, e kur të kenë premtuar diçka, edhe do ta mbajnë dhe do ta realizojnë premtimin.

Mangësi: kritikojnë shumë



Dëshira dhe etja për përsosmëri mundet ta bëjë një person jo të këndshëm, sepse i bën shumë kërkues, imponues dhe kritikojnë tepër. Nuk ia dëshirojnë të keqen dikujt dhe nuk e kanë për qëllim ta lëndojnë dikë, por kritikat e tyre shpeshherë te të tjerët shkaktojnë hidhërim. Vetëm dëshirojnë t’ju ndihmojnë të tjerëve. Nuk pëlqejnë falënderimet, sepse mendojnë se dinë të bëjnë edhe më shumë, edhe më mirë.

Peshorja

Virtyt: qasja e lehtë


Peshoret kanë shumë karakteristika të mira, por afrimi dhe përsosmëria janë në mesin e më të theksuarave. Janë shumë të këndshme, simpatike dhe miqësore, e të tjerët nga ato mund të mësojnë se si duhet të sillen në shoqëri. Kanë shumë miq dhe të njohshëm, të cilëve me gjithë dëshirë u ndihmojnë.

Mangësi: hipokrizia




Për peshoret është me rëndësi që të kenë raporte të mira me të gjithë. Përpiqen që me çdo kusht të shmangin grindjet dhe konfliktet, e për shkak të kësaj shpesh zgjedhin rrugën pa rezistencë. Megjithatë, në fund mund të thuhet që hipokrizia është mangësia më e madhe e tyre. Në fakt, të tjerët shpesh mendojnë se atyre u mungon konsistenca dhe karakteri, gjë që nuk është e vërtetë.

Akrepi

Virtyt: besnikëria


Nëse e keni Akrepin në anën tuaj, mund të rrini të qetë, sepse ai kurrë nuk do t’ju tradhtojë. Pa marrë parasysh se a e keni dashnor, partner ose mik, ai gjithmonë do t’ju mbrojë, e madhe edhe nëse ju bën diçka keq, do të kujdeset që kurrë të mos e kuptoni për të mos ju lënduar. Ai është një person që me të vërtetë e fut dorën në zjarr për njerëz që i do, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mangësi: dëshira për hakmarrje



Kjo shenjë misterioze ka disa karakteristika negative, ndërsa është vështirë të ndahet një prej tyre. As xhelozia nuk është aq e dëmshme për të sa është dëshira për hakmarrje. Kur është i rrezikuar ose i lënduar, Akrepi i harron të gjitha dhe përgatitet për hakmarrje. Dëshira për hakmarrje është më e fortë se ai, e për t’i treguar dikujt se sa ka gabuar që ka luajtur me të, ai sakrifikon shumë, e jo rrallë e shkatërron edhe veten.

Shigjetari

Virtyt: optimizmi

Nëse keni ndonjë ide të re dhe ju nevojitet mbështetja, kërkoni ndihmë nga Shigjetari. Ai do ta pranojë me kënaqësi secilin mendim tuajin të ri, gjë që do t’ju mbushë me vetëbesim dhe energji pozitive. Nuk brengoset shumë rreth problemeve dhe mendon se gjithçka do të zgjidhet në mënyrën më të mirë, e kjo gjë e bën një person të cilin e duan të tjerët.

Mangësi: humbja e interesimit



Sikur që pranon shpejt ndonjë ide të re, po aq shpejt edhe ftohet. Shigjetari njihet për qasje entuziaste ndaj gjërave të reja, por e humb shpejt interesimin, kështu që shumë ide të tij nuk realizohen deri në fund. Ky është një dëm i madh, pasi shpesh ka ide interesante, e do të ishte mirë të jetë më këmbëngulës.

Bricjapi

Virtyt: këmbëngulësia

Bricjapi është sinonim për person që deri te suksesi ka arritur me shumë mund dhe sakrifica. Këta njerëz nuk besojnë në sukses brenda natës dhe qysh nga vegjëlia investojnë në vete dhe në dituri. Janë më të mirët në klasë, regjistrohen në fakultetin e dëshiruar dhe punësohen në kompani në të cilat shpejt bëhen shefa, drejtorë, e nganjëherë edhe pronarë.

Mangësi: ftohtësia emocionale




Këta njerëz e kanë shumë vështirë që t’i shprehin ndjenjat, sepse një gjë të tillë e konsiderojnë si dobësi. Për ta është normale që emocionet t’i mbajnë nën kontroll, kështu që kurrë nuk do t’i shihni duke u grindur, duke ngritur zërin ose ta tregojnë zemërimin para të tjerëve. Sado që të jenë të hidhëruar ose të zhgënjyer, ata do të duken të qetë.

Ujori

Virtyt: liberalizmi

Në mesin e Ujorëve vështirë do ta gjeni dikë që është kokëfortë ose me paragjykime ndaj të tjerëve. Ujori pëlqen njerëzit e të gjitha racave, madhësive dhe nacionaliteteve dhe nuk e ka në natyrë që ta nënçmojë dikë. Më me rëndësi për të është sesa është dikur interesant dhe inteligjent, sesa cilës fe apo kombësi i takon.

Mangësi: nevoja për origjinalitet




Mangësia më e madhe e këtyre njerëzve është nevoja e tyre që gjithmonë në gjithçka të jenë më ndryshe, që nuk është gjithmonë pozitive. Nganjëherë përpiqen tepër që ta lënë përshtypjen se nuk brengosen për asgjë dhe se nuk përshtaten në korniza, gjë që krijon efekt të kundërt. Janë shumë të lumtur nëse ia dalin që ta tronditin dikë me dukjet, sjelljet ose idetë e tyre.

Peshqit

Virtyt: dhembshuria


Asnjë shenjë nuk posedon një dozë aq të madhe të ndjeshmërisë sa Peshqit, gjë që i bën jashtëzakonisht të dëshiruar si partnerë dhe miq. Ata me sinqeritet do t’ju mbështesin kur të jeni në probleme dhe do të bëjnë gjithçka që munden për t’ju ndihmuar. Kur nuk paragjykojnë dhe janë në gjendje t’i kuptojnë gabimet dhe lëshimet e të tjerëve.

Mangësi: nevoja për ikje nga realiteti



Secili Peshk i vërtetë ka nevojë për një mënyrë të ikjes nga realiteti i hidhur e i ftohtë. Disa këtë e bëjnë duke lexuar, duke pikturuar ose duke shikuar filma e telenovela, por kjo nevojë për ta mund të bëhet problem nëse e kërkojnë në alkool ose droga të ndryshme. Kështu nganjëherë mund të marrin vendime të gabuara, të cilat mund t’i lëndojnë njerëzit tjerë.

(Kosova Sot)
 
Titulli: Top-mangësitë dhe virtytet tuaja: Demi është kokëfortë, Binjakët janë shumë

Kaq i mire qenkam ne pune?!

Te henen do te kerkoj rritje page.
 
Titulli: Top-mangësitë dhe virtytet tuaja: Demi është kokëfortë, Binjakët janë shumë

Ujori

Virtyt: liberalizmi

Në mesin e Ujorëve vështirë do ta gjeni dikë që është kokëfortë ose me paragjykime ndaj të tjerëve. Ujori pëlqen njerëzit e të gjitha racave, madhësive dhe nacionaliteteve dhe nuk e ka në natyrë që ta nënçmojë dikë. Më me rëndësi për të është sesa është dikush interesant dhe inteligjent, sesa cilës fe apo kombësi i takon.

Hmm se ka keq jo por jo se smund te behem edhe rraciste ose ironike (thumbuese) kur me bejne si ''dhi e zgjebur e bishtin perpjete''.Pika kyce eshte karakteri qe me terheq...

Mangësi: nevoja për origjinalitet



Mangësia më e madhe e këtyre njerëzve është nevoja e tyre që gjithmonë në gjithçka të jenë më ndryshe, që nuk është gjithmonë pozitive. Nganjëherë përpiqen tepër që ta lënë përshtypjen se nuk brengosen për asgjë dhe se nuk përshtaten në korniza, gjë që krijon efekt të kundërt. Janë shumë të lumtur nëse ia dalin që ta tronditin dikë me dukjet, sjelljet ose idetë e tyre.

O Nick ku je ku jeeeee,ajo fama qe theshe... :p qenke e papame per zotin edhe ketu ti ke vene dore se ska mundesi ndryshe lol
 
Titulli: Top-mangësitë dhe virtytet tuaja: Demi është kokëfortë, Binjakët janë shumë

Sa te mire jemi ne akrepet :)
 
Titulli: Top-mangësitë dhe virtytet tuaja: Demi është kokëfortë, Binjakët janë shumë

Fiks i paska ra...lum si ne Bricjapet!
 
Titulli: Top-mangësitë dhe virtytet tuaja: Demi është kokëfortë, Binjakët janë shumë

Demi

Virtyt: durimi


Askush nuk është më aq i durueshëm se Demi. Njerëzit e lindur në këtë shenjë njihen për faktin se mendojnë shumë, prandaj edhe nuk dorëzohen kurrë nga qëllimet e veta. Kur vendosin diçka, atë e bëjnë dhe nuk janë pishmanë. Pos kësaj, janë racionalë dhe stabilë, ku gjithmonë mund të mbështeteni, edhe si miq edhe si partnerë.

Mangësi: kokëfortësia



Këta njerëz janë kaq kokëfortë sa që punojnë shpeshherë diçka kundër vetes së tyre. ثshtë e pamundur ta pranojnë fajin, nuk lëshojnë pe kurrë. Lidhjet dhe marrëdhëniet e tyre më së shumti vuajnë si pasojë e kokëfortësisë së tyre, me ta është e pamundur nganjëherë të flitet. Kokëfortësia pengon të përparojnë dhe shpeshherë refuzojnë edhe oferta të mira.

Ehhh nuk eshte kollaj me qene Dem :p hahahahahah
 
Titulli: Top-mangësitë dhe virtytet tuaja: Demi është kokëfortë, Binjakët janë shumë

Virgjëresha

Virtyt: ngurtësia


Virgjëreshat janë persona pedantë, të cilëve mund t’jua besoni secilën detyrë. Me seriozitet marrin secilën detyrë të dhënë, i pranojnë detyrat dhe përgjegjësitë dhe nuk ka gjasa që t’ju zhgënjejnë. Janë të gatshme të punojnë fort. Tek ata ekziston dëshira që gjithçka ta bëjnë në mënyrë të detajuar. Janë shumë precizë dhe mund t’ju zini besë, e kur të kenë premtuar diçka, edhe do ta mbajnë dhe do ta realizojnë premtimin.

Mangësi: kritikojnë shumë



Dëshira dhe etja për përsosmëri mundet ta bëjë një person jo të këndshëm, sepse i bën shumë kërkues, imponues dhe kritikojnë tepër. Nuk ia dëshirojnë të keqen dikujt dhe nuk e kanë për qëllim ta lëndojnë dikë, por kritikat e tyre shpeshherë te të tjerët shkaktojnë hidhërim. Vetëm dëshirojnë t’ju ndihmojnë të tjerëve. Nuk pëlqejnë falënderimet, sepse mendojnë se dinë të bëjnë edhe më shumë, edhe më mirë.

cja fut kot :p...kjo dmth qe gjithe njerezit kshu jane ?
 
Titulli: Top-mangësitë dhe virtytet tuaja: Demi është kokëfortë, Binjakët janë shumë

Gaforrja

Virtyt: brenga për të tjerët

Këta njerëz të butë për secilin kanë fjalë të ngrohta dhe këshilla të mira. Kur e keni të vështirë Gaforrja ju ofron gjoksin që të mbështeteni dhe do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tyre që t’ju ndihmojë. Gaforret brenda vetes kanë nevojë të fortë që t’ju ndihmojnë të tjerëve kur e ndjejnë se janë në probleme të mëdha. Zemërgjerësia e tyre nganjëherë i takon me personat që nuk e meritojnë këtë.

Mangësi: ndjeshmëria e tepërt



Po aq sa brengosen për të tjerët, po aq janë edhe të ndjeshëm. Këta njerëz mund të lëndohen thellë nga komentet e dikujt, nga një kritikë konstruktive, por edhe një shikim i shtrembër i lëndon. Janë shumë të butë dhe janë të prirë të ndryshojnë në disponim. Këta kaq shpejt e ndryshojnë disponimin, pasi janë të ndjeshëm, mu sikurse edhe Binjakët që ndryshojnë mendimin.
Pse jam kaq e mir pse ? :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top