Tokio Një musliman japonez në mision për Islamin

Tokio
Një musliman japonez në mision për Islamin

Pasi që e gjeti Islamin mijëra kilometra larg nga shtëpia e tij, një musliman japonez jetën e tij ia ka kushtuar përhapjes së mësimeve të sakta islame dhe paraqitjes së imazhit të vërtetë të Islamit tek qytetarët e tij.

“Mendoj se japonezët kanë trashëguar nga Europa një pamje disi të njëanshme rreth Islamit dhe kjo e ka përkeqësuar këtë tendencë”, thotë Shimoyama Shigeru, një musliman japonez, i cili punon tek xhamia e Tokios dhe Qendra e Kulturës Turke, deklaron webfaqja Nippon.

“Për shembull, shumë japonezë janë familiarizuar me shprehjen: Ose Kur’anin ose shpatën, sidomos pas 11 shatorit, ku mediat e kanë bërë të veten dhe kanë bërë që Islami të duket si një fe e frkishme për shumë njerëz”

Shigeru u njoftua me Islamin derisa ishte student, kur shkoi në Sudan pranë Nilit, ku gjeti që muslimanët afrikanë, edhe pse nuk kuptonin asnjë fjalë që ky thoshte, i ofruan mikpritje të madhe, ashtu siç i takon muslimanëve. Ky kuptoi dhe u befasua që e tërë kjo mirsjellje vjen nga një fe e quajtur Islam.

“Të jem i sinqertë, asnjëherë nuk kam pasur besim të madh në Zotin, përderisa nuk u bëra musliman,” thotë Shigeru, dhe isha me fat që të përjetoj disa aspekte të jetës në Afrikë që shumë japonezë nuk e kanë shansën që t’i përjetojnë ato, kështu që shpresoj se do të jap kontribut pozitiv, si dhe unë do të bëj çfarëdo që kam mundësi të bëj për të qartësuar disa keqkuptime që japonezët kanë për Islamin dhe të përqoj të kuptuarit korrekt të fesë tek sa më shumë njerëz.”

Islami në Japoni ka ardhur në vitin 1920 përmes imigrantëve turq nga Rusia dhe sot Japonia numëron rreth 120 mijë muslimanë në rritje në mesin e 127 milionë banorëve të saj.

Burimi: onislam.net

(Breziiri)
 
Back
Top