Toka kërcënohet nga 4.700 asteroidë të rrezikshëm

Love

βeℓℓe â๓e
Toka kërcënohet nga 4.700 asteroidët, të konsideruar si potencialisht të rrezikshëm për të goditur planetin tonë.

Shiko fotografinë 1425547

Shifra është rezultat i regjistrimit të kryer nga NASA në hapësirën e saj ​​satelitore, e cila u nis në dhjetor 2009, me skanimin e qiellit nën rrezatimin infra të kuq.

Pas galaktikave të largëta, astrofizikanët kanë vendosur t’i përqendrojnë sytë mbi objektiva më të afërta, por po aq të rëndësishme, të cilat mund të përbëjnë një rrezik të vërtetë për jetën në Tokë.

Dhe këto mjete të vogla fluturuese, në rrezen e jashtme të Tokës, që quhen asteroidë, duket se paraqesin rrezik pasi mund të përplasen me të, në rrugën e tyre.

Një karakteristikë tjetër e tyre është madhësia, e cila është e mjaftueshme për të shpërbërë atmosferën tonë dhe goditur sipërfaqen e Tokës, duke shkaktuar një kërdi të vërtetë, me fragmente kontinentale.

Ndërkaq, nga këto 4.700 asteroidë të raportuar, rreth 30 për qind e tyre tashmë është identifikuar mirë. Dhe ndryshe nga sa mendohej më parë, u konstatua se janë vendosur në një orbitë me afër Tokës, gjë që i bën ata të kenë më shumë gjasa të përplasen me planetin tonë.
Burimi: realitetisot
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top