Toka është 50 milion vite më e vjetër

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
universi.jpg
Një grup shkencëtarësh europianë përfunduan një projekt 15 mujor të grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave shkencore për të “klonuar” Big Bengut, teorinë e famshme të krijimit të universit.

Rezultati në fund të punës kërkimore ishte mahnitës dhe habiti shumë prej emrave më të njohur të studimit të hapësirës.

Me ndihmë e të dhënave të siguruara nga teleskopi "Planck", një produkt 600 milion eurosh i ESA-s, grupi i shkencëtarëve doli në fund me projektimin e një harte të universit dhe sipas të dhënave të përfituara në laborator, rezulton se Toka, planeti ynë, është më e plakur nga sa pandehnim deri më tani.

Sipas këtij studimi, Toka është formuar 13.8 miliard vite më parë, c’ka do të thotë se është 50 milion vite më e vjetër nga sa pranohej gjërësisht deri më sot.

harta-universit.jpg


Harta e Universit

Shkencëtari i Agjencisë Europiane të Shkencës, Jan Tabuer tha se gjatë hulumtimit janë ndeshur me disa dukuri të cuditëshme. ثshtë pikërisht këtu, thotë ai, ku i gjithë studimi bëhet interesant sepse në rrjedhjen e supozuar të ngjarjeve, dicka nuk shkonte.

Harta e universit, sigurisht do të kalojë shumë duar për t’u miratuar si studimi më serioz që përcakton kohën e formimit të tokës dhe deri atëherë ndoshta do të duhet shumë kohë, por sot mund të themi që ky studim dhe argumentet e parashtruara prej tij ka ngritur një pikëpyetje të madhe mbi periudhën e krijimit të universit./tch
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top