Tmerri i “Bukuroshes së fjetur”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tmerri i “Bukuroshes së fjetur”

1480413499beth6ok.jpg


Beth Goodier duhet të kishte përfunduar universitetin dhe sot të ishte një psikologe fëmijësh, ashtu siç kishte ëndërruar që e vogël. Por në moshën 17-vjeçare, një e papritur e pakëndshme ja ndërpreu ëndrrën.

Pesë vite më parë, Beth ra për të fjetur në dhomën e ndenjes dhe nuk u zgjua më për gjashtë muaj me radhë.

Pas vizitave të shumta mjekësore, ajo u diagnostiku me atë që njihet si “Sindroma e Bukuroshes së Fjetur”.

Sot 22 vjeç, Beth fle 22 orë gjumë dhe ndodhet në një listë me pak emra të prekur nga kjo sindromë në mbarë botën. Edhe ato dy orë e ëma thotë se vajza e saj është përgjumësh.

“Ngrihet ha ndonjë gjë, shkon në tualet dhe fle sërish”, deklaron ajo.

Një ndër personat që ka vazhduar t’i qëndrojë pranë Beth është i dashuri i saj Dan, të cilin e njohu në një fazë zgjimi tre vite më parë.

Rasti i Beth nuk është i vetmi në Britaninë e Madhe. Sot dihet ende pak mbi sindroma e Bukuroshes së Fjetur, njohur edhe si KLS (Kleine-Levin Sindrome). Shkencëtarët dhe neurologët po përpiqen prej vitesh të kuptojnë se çfarë e shkakton atë, ndërsa kura duket e largët.

/ Top Channel


1480413512_beth.jpg


1480413522_beth1.jpg


1480413527_beth2.jpg


1480413533_beth3.jpg


1480413540_beth4.jpg


1480413546_beth5.jpg
 
Titulli: Tmerri i “Bukuroshes së fjetur”

Super. :-)

Rrofsh NeVertiti. :-)
 
Titulli: Tmerri i “Bukuroshes së fjetur”

Ca bukuroshje qe qenka..gjynah qe vuanka nga ky sindrom
 
Titulli: Tmerri i “Bukuroshes së fjetur”

Edhe une mund ta kisha sot ate sindrome por shapkat e mamit lltau lltau me zgjonin.

Sonnofilia pse qenka e lidhur me anen seksuale se kuptova ama.
 
Titulli: Tmerri i “Bukuroshes së fjetur”

Po kjo e paska gjet edhe princin qe ta zgjoj....ja pse sduhet me i besu prrallave...
 
Titulli: Tmerri i “Bukuroshes së fjetur”

So unlucky ... I paska shkuar e ardhmja kot.

I uroj Sherim, te shpejte.
 
Titulli: Tmerri i “Bukuroshes së fjetur”

I dashuri i saj paska shpetuar nga lodhjet e kokes, zilet, debatet, hamendsimet, dhuratat, inatet, kinezerit e fytyres...etj.

Darius
 
Titulli: Tmerri i “Bukuroshes së fjetur”

I dashuri i saj paska shpetuar nga lodhjet e kokes, zilet, debatet, hamendsimet, dhuratat, inatet, kinezerit e fytyres...etj.

Darius

Hahahahaha tipike mashkullore
 
Titulli: Tmerri i “Bukuroshes së fjetur”

Gruaja e endrrave per shume meshkuj...
Per vajzen shpresj sa me shpejt te sherohet...se vertet nuk besoj se e kap ritmin e jetes me 2 ore zgjuar, mua sme dlin 16 ore...Zoti ja lehtesoft gjendjen
 
Titulli: Tmerri i “Bukuroshes së fjetur”

Do paguaja nje mjek qe te me diagnostifikonte me ate semundje ... do ishte justfikimi i duhur per shume gjera :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top