Tmerr në Londër/ Sulm para Parlamentit, disa të plagosur

AnGeLiC

VIP
V.I.P
auto_westminster-shooting-21490195403-1-678x381.jpg

Tmerri ka përfshirë Londrën ditën e sotme, pas tentativës të një burri të armatosur për të arritur Parlamentin britanik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 ora lokale e Londrës. Para se të arrinte para Parlamentit, agresori ka shtypur disa persona me makinën e tij në urën e ثestminister. Disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa bilanci që ka bërë një fotograf është “një dozinë njerëzish në tokë”. Në Tëitter njerëzit flasin për njerëz të mbuluar me gjak. Midis të plagosurve mendohet të jetë edhe një polic, i cili është sulmuar nga agresori me thikë. Agresori është vrarë.
Shikoni edhe videon që tregon momentin që makina në urën Westminster ka shtypur të paktën 5 njerëz./dritare.net
 
Na jane bere sulmet si kafet e mjesit,kohe pa pike sigurie.
 
Sulmi terrorist në Londër, publikohen fotot e para të dyshuarit

e40312f9132038e8aff07ec25d0faf6e_L-678x381.jpg

Tre kalimtarë dhe një oficer policie konfirmohet të kenë humbur jetën në sulmin e sotëm terrorist në Londër. Mediat britanike kanë publikuar edhe fotot e personit të dyshuar që përplasi dhjetëra njerëz me makinë dhe më pas sulmoi me thikë policin afër Parlamentit. Agresori duket i shtrirë në barelë pasi është qëlluar nga policia. Mediat e huaja raportojnë që ai ka origjinë nga shtetet arabe.
5089ad5a-cfbf-489d-86ab-c64b164fa000.jpg
 
Po kshu eshte , bota i jep nenshtesine ktyre dhe shqiptaret i kthen mbrapsht....ne shume shume nai larje hesapi mrena llojit ose vjedhje ...po per terrorizem jo se na dhimbset menerja
 
Kto sulmet ne Londer priteshin te ndodhnin, thjesht s'dihej se kur do goditej. Gjynaf ke kap aty ne vendin e gabuar, ne momentin e gabuar.
 
Terrori në Londër/ Deputeti i gjakosur ndihmon policin, eksperienca tragjike me vëllanë
3E8898E300000578-4339492-image-a-10_1490202473895-634x381.jpg

Ai i ka bërë frymëmarrje artificiale policit dhe është munduar që të mbulojë plagët e mara për të ndalur gjakun. Ellwood, një ish-oficer i ushtrisë, u fotografuar pastaj me një njollë gjaku në fytyrë, derisa shërbimet e urgjencës priteshin që të vinin.

Kujtojmë në vëllai i Ellwood, Jonathan u vra në moshën 39 vjeçare në shpërthimet e Bali në vitin 2002 nga një grup militantësh islamik. Duke folur pas sulmit Ellwood, është shprehur se sulmi ishte një “tragjedi e madhe”. Ai tha: “Unë jam një dëshmitar, unë kam qenë i fundit në skenë para se të vdiste polici kështu që mua nuk më lejohet të them asgjë. Ajo tani një është vrasje, unë kam qenë në vendin e ngjarjes, kjo është një tragjedi e madhe. Unë u përpoq për të frenuar rrjedhjen e gjakut derisa arritën mjekët por unë mendoj se ai kishte humbur shumë gjak. Ai kishte plagë të shumta, nën krah dhe në shpinë. Me sa kuptoj unë sulmuesi ka vdekur gjithashtu”.

Flasin dëshmitarët në Londër/ “Pamje merri, trupa dhe organe kudo në rrugë”

Nga ngjarja e ndodhur para Parlamenti ne Londer, 3 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 10 persona thuhet se janë goditur me automjet “4×4” në urën “Westminster”, që raportohet se drejtohej drejt turmës së këmbësorëve dhe çiklistëve.

Dëshmitarët në vendi e ngjarjes kanë folur për mediat britanike duke treguar tmerrin që parë me sy.

Dëshmitar okular i quajtur Rick Longley e përshkon sulmin si një tmerr, që nuk do të donte ta shikonte më kurrë.

“Ne ishim duke ecur ne drejtim te stacionit vetëm kur kam dëgjuar një zhurmë me zë të lartë ku dikush tha se një djalë me makinë mori përpara disa këmbësorë. Djali pas pak kaloi nga ana ime e djathtë me një thikë të madhe dhe për pak sekonda ai e zhyti atë në trupin e policit. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Unë thjesht nuk mund të besojnë atë që kam parë”.

Steve Voake, 55 vjec ishte duke ecur nëpër urën Westminster drejt Bankës së Jugut kur pa ngjarjen.

Ai tha se kishte parë të paktën dy trupa të shtrirë në rrugë dhe një në ujë. “Unë pashë një çift të shtrirë në rrugë dhe organet e tyre në anën tjetër. Kur pashë poshtë ishte një tjetër trup mbi ujë, i mbuluar në gjak.”/panorama.com
3E8898F300000578-4339492-The_Bournemouth_East_MP_was_later_pictured_with_blood_on_his_fac-m-39_1490209851830.jpg

3E885B7B00000578-4339492-image-a-17_1490202959462.jpg

3E870B8900000578-4339310-image-a-121_1490202376212.jpg

3E88A76B00000578-4339492-image-a-29_1490204730881.jpg

3E87BC6800000578-4339310-A_man_believed_to_be_the_attacker_is_put_on_the_stretcher_and_wh-a-107_1490200875814.jpg
 
Në xhaminë e predikuesit të terroristit në Londër shkonin edhe shqiptarët
gaz.jpg

Gazetari Muhamed Veliu i ftuar në studion e Report Tv për të komentuar sulmin në Londër ka deklaruar se disa vite më parë kur jetonte në Britani ka intervistuar në një xhami Abu Hamza, personin që ka radikalizuar Abu Izzadeen, autorin e sulmit të sotëm.

“Para disa vitesh në 2004, kam intervistuar në një xhami në Londër Abu Hamza, personin që ka radikalizuar Abu Izzadeen, autorin e sulmit të sotëm dhe ky i fundit ishte krahu i djathtë i tij. Unë e kam intervistuar, pasi në atë xhami shkonin edhe të rinj shqiptarë. Xhamia më pas u mbyll, pasi u identifikua si vatër kur predikohej Islami radikal dhe u mbyll, pasi predikimi bëhej me atoporlant” tha ai.

Autori i sulmit në Londër është Abu Izzadeen, një qytetar britanik 42 vjeç, lindur në 18 prill 1975 në Hackney, në një familje të krishterë në lindje të Londrës dhe me origjinë nga Xhamajka. Ai ishte zëdhënës i organizatës terroriste Al Ghurabaa, një matricë islamike e cila që nga viti 2006 bën pjesë në listën e organizatave të rrezikshme. Ai shquhej si një element radikal i cili propagandonte islamin, justifikonte terrorizimin si pjesë të mësimeve të Profetit Terroristi Abu Izzadeen, pjesë e organizatës terroriste Al Ghurabaa është dënuar dy herë.

Fillimisht ai u dënua për mbledhje të fondeve për terroristët dhe në muajt e fundit u lirua me kusht që të mos largohej nga vendi, por u largua në Hungari me pasaportë false. ثshtë arrestuar në Hungari duke tentuar që të shkonte në Siri, ndërsa kur policia i kërkoi ID ai i dha Kuranin, ndërkohë që kishte pasaportë të falsifikuar, më pas u ekstradua në Britani dhe u dënua sërish.

Abu Izzadeen ka qenë një prej njerëzve që ka radikalizuar qindra të rinj në Londër, ka lidhje me botën ekstremiste. Shërbimet britanike kanë deklaruar se kanë qenë të shumta sulmet që janë parandaluar.. Dritare net
 
Asimetri totale, forma te reja lufte ! Zoti ruajt te pafajshmit .
 
Nese eshte i vertete ky lajm do te thote faji bie mbi sherbimet dhe policine britanike pasi nese ky person ka rekorde terroriste per cfare i mban ne Angli ju jep edhe pasaporten booh mund ta kishin parandaluar ket sulm.
 
Nuk theriti allah akbar? ? Nuk vlen, 72 virgjereshat nuk do i marre.
 
Sulmi në Londër, ISIS merr përsipër atentatin

ISIS ka marrë përsipër sulmin në Londër një ditë më parë, që i mori jetën 3 personave dhe shkaktoi plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Lajmi është bërë i ditur nga Site, që citon “Amaq News Agency”, organ i propagandës së Shtetit Islamik, që ia atribuon atentatin një “ushtari të Kalifatit”.

Autoritetet britanike kanë arrestuar shtatë persona që dyshohet të kenë lidhje me sulmin terrorist të Londrës dhe agresorin Abu Izadin.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i anti-terrorit, Mark Roulei, i cili tha se tha se dedektivët kanë punuar përgjatë gjithë natës, duke kryer bastisje të gjashtë banesave, pas një sërë informacioneve që kishin marrë.

Hetuesit po mundohen të kuptojnë më qartësisht motivet e sulmit, mënyrën e përgatitjes së tij, si dhe po kryejnë kërkime për persona të afërt me agresorin, që mund të jenë një rrezik potencial për sulme të tjera të ngjashme.

Abu Izadin ishte një individ i njohur për autoritetet si përdorues i gjuhës së urrejtjes dhe aktivist i grupimeve ekstremiste islamike, ndaj nisur nga këto rrethana, autoritetet po bëjnë gjithcka për të parandaluar sulme të tjera.

g.shqip
 
Kur vriten me miliona njerez ne Siri askujt si be persthypje,apo kur vjen puna per ne Londer te gjith ngrihen ne kemb.
 
Back
Top