Arfenilla
Themelues i Forumit
Policia e Tropojës tha sot se është vënë në lëvizje dhe u bë ndalimi i shtetasit M.A, 50 vjeç, banues në Tropojë.
“Vajza G.A., 25 vjeçe, ka denoncuar babain e saj M.A., 50 vjeç, duke e akuzuar për abuzim seksual”, – i thanë agjencisë NOA burime zyrtare nga policia lokale.
“Vajza ka treguar se, babai i saj M.A, ka abuzuar me të seksualisht në kohen kur ajo ka qenë e mitur, si dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale në vitin 2013 me vajzën tjetër shtetasen B.A, 13 vjeçe”.
Hetimi pritet të zbardhë pse 25 vjeçarja e ka duruar kaq gjatë përdhunimin sistematik nga i ati kur ishte e vogël, si dhe pse denoncimi për motrën e saj 13 vjeçe, bëhet rreth dy vjet pasi sipas saj ka ndodhur.
Policia tha se për të miturën është vendosur të dërgohet për trajtim psiko-social në një qendër sociale.
Ndërkohë, në burg në gjendje arresti deri në një vendim të gjykatës, gjendet babai 50 vjeçar që akuzohet për abuzim seksual me dy vajzat e tij në moshë të mitur.B tetova