Tjetër tërmet në Haiti, rrugët janë kthyer në morgje të improvizuar

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Një ditë pas apokalipsit haitian, instituti gjeofizik amerikan ka regjistruar nje tjeter termet ne kete zone. Lekundjet kane qene me nje magnitude 4.7 balle te shkalles Richter.

Epiqendra e termetit ndodhet ne nje zone rreth 50 kilometer nga kryeqyteti Port-au-Prince, ne nje thellesi prej 10 kilometrash.

Nderkohe, situata në zonë është më shumë se alarmante. Haitianët e tronditur po gërmojnë nën rrënoja në kryeqytetin Port-au-Prince, ku mendohet se 500 mijë vetë kanë humbur jetën (shifër ende jo zyrtare) ndërkohë qindra mijëra të tjerë kanë mbetur pa strehë.

Rrugët janë kthyer në morgje të improvizuara që nga tërmeti 7 ballë, që e ktheu zonën në një gërmadhë. Të mbijetuarit e pikëlluar kanë vendosur nëpër rrugë trupat e nxjerrë ndërsa njerëzit që janë ende të bllokuar thërrasin për ndihmë.

Kryeministri Jean-Max Bellerive i tha CNN-it dje se beson se më shumë se 100 mijë njerëz mund të kenë vdekur. Ndërkohë që një senator ka deklaruar se të vdekurit mund të jenë 500 mijë.

Gjithsesi presidenti i Haitit Rene Preval ka thënë për CNN se është shumë shpejt për të dhënë një numër të saktë të viktimave. Udhëheqësi haitian bëri thirrje për mjekë, dhe ndihmë mjekësore në përgjithësi.

Pallati kombëtar, së bashku me spitalin kryesor të kryeqytetit, një burg dhe selinë e misionit të Kombeve të Bashkuara janë mes mijëra strukturave që janë rrëzuar, duke treguar se numri i viktimave duhet të marrë disa javë për tu llogaritur.


Apokalipsi haitian, të vdekurit mund të jenë rreth 500 mijë !
Nje senator haitian Youri Latortue, i tha medias britanike se te vraret nga termeti i sotem en Haiti mund te jene rreth 500 mije.
Perpara tij, u fol per mbi 100 mije te vdekur, por pa saktesuar shifra.
Port-au-Prince është rrafshuar, pas një tërmet me magnitudë 7,0 që goditi kryeqytetin haitian.
Konsulli i përgjithshëm i OKB tha se edhe spitalet janë zhdukur, ndaj ndihma mjekësore është e pamundur për ishullin e shkateruar thuajse plotesisht.
"Kemi kaq shumë njerëz në rrugë, banesa të shkatërruara dhe disa lagje ku nuk shihen më njerëz", u shpreh kryeministri, Jean-Max Bellerive.
Më parë, zonjë e parë në Haiti, Elisabeth Debrosse Delatour, u shpreh se pjesa më e madhe e kryeqytetit Port-au-Prince është shkatërruar, duke shtuar se kjo është një katastrofë e madhe. Afro 3 milionë njerëz, afro 1/ 3 e popullsisë së Haitit janë të prekur nga termeti.


Haiti, termet 7 balle

Qindra njerëz dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja, kur një tërmet i fuqishëm 7 ballë goditi Haitin dhe shkatërroi ndërtesa pa fund, mes tyre edhe pallatin presidencial.

Tërmeti ishte me epiqendër në afërsi të kryeqytetit Porto Princ dhe cilësohet si më i fuqishmi që ka goditur atë zonë në 200 vjet.

Janë ndërpretë të gjitha linjat e komunikimit në Porto Princ dhe zonat e tjera dhe se është ndërprerë energjia elektrike.

Presidenti amerikan Barak Obama lëshoi një deklaratë ku thuhet se Shtetet e Bashkuara po e ndjekin nga afër situatën dhe janë të gatshme për të ndihmuar popullin e Haitit.

Zyrtarët thonë se Departamenti i Shtetit, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Komanda Ushtarake Amerikane Jugore kanë filluar të koordinojnë masat se çfarë ndihme të ofrojnë për Haitin. Sekretarja e Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihma civile, ushtarake si dhe humanitare për Haitin.

Ambasadori i Haitit në Shtetet e Bashkuara, Raymod Joseph, tha për rrjetin televiziv CNN se vendi i Karaibeve ka nevojë për ndihma ndërkombëtare. Ai e quajti termetin një katastrofë të përmasave të mëdha.

Ish presidenti Bill Klinton, që është i dërguar special i Kombeve të Bashkuara për Haitin, tha se zyra e tij dhe Kombet e Bashkuara po monitorojnë situatën dhe se janë të angazhuar për të bërë gjithçka të mundur për të ndihmuar popullin e Haitit në lehtësimin e situatës, rindërtimin dhe përpjekjet dajles nga situata.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon tha se në këtë kohë tragjedie, shqetësimi i tij qëndron për popullin haitian dhe shumë punonjës të OKB-së që shërbejnë atje. Zoti Ban tha se ai po merr njoftime të vazhdueshme dhe se po ndjek zhvillimet nga afërt.



Ndihma e SHBA-së
Sekretarja e Shtetit foli rreth ndihmës amerikane për Haitin ndërkohë që ajo me merr pjesë në një konferencë të Azi-Paqësorit në shtetin Havai.
"Shtetet e Bashkuara po ofrojnë ndihmë të përgjithshme për Haitin dhe të tjerët në rajon. Ne do të ofrojmë ndihmë civile, ushtarake si dhe humanitare. Lutjet tona janë me njerëzit që kanë vuajtur, familjet dhe të dashurit e tyre."
Ekspertë gjeologjikë amerikanë thonë se termeti goditi rreth 10 kilometra nga kryeqyteti Porto Princ mbasditen e së martës. Termeti 7 ballë i shkallës rihter u shoqërua me pasgoditje, përfshi një lëkundje që kapi masën 5.9 ballë.
"ثshtë një termet tejet i madh. Në bazë të fuqisë dhe vendndodhjes, ne presim që të ketë dëmtime të shumta në rajon"- thotë Julie Dutton, gjeofizike amerikane.
Sipas njoftimeve të medias, deshmitarët thonë se një spital në kryeqytet është shembur dhe shumë ndërtesa janë dëmtuar. Deshmitarët në vendngjarje thonë se kanë parë njerëz nën rrënoja ndërkohë që të mbijetuarit që i ka zënë paniku kanë mbushur rrugët. Informatat nga ishulli kanë qenë tejet të vështira për të dalë pasi janë ndërprerë lidhjet telefonike me atë vend.
Gjeofizikja Julie Dutton thotë se ajo parashikon se dëmtimet të jenë të mëdha pjesërisht sepse rajoni nuk është i mësuar me tërmetet e mëdha.
"ثshtë termeti më i fuqishëm që kemi parë në rajon gjatë 200 vjetëve. Nuk ka patur termet 6 ballësh në rajon që nga viti 1970."
Lëkundjet e termetit u ndjenë edhe në Republikën Domenikane që ndan ishullin Hispanola me Haitin. Banorët atje thonë se disa njerëz braktisën shtëpitë ndërkohë që termeti filloi të lëkundëte muret dhe dritaret.
Ndërkohë këtu në Uashington, Shtepia e Bardhë njoftoi se presidenti Barak Obama po e ndjek nga afër situatën dhe se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të ndihmuar popullin e Haitit.


**** ****
Shteti i Haitit është kryesisht malor dhe ndan ishullin Hispanola të Karaibeve me Republikën Domenikane, në lindje të Kubës.
Pozicioni gjeografik i Haitit i siguron atij vendi një klimë tropikale. Pyjet janë të dendura dhe të gjelbra dhe plazhet e atij vendi shtrihen ngado. E gjithë kjo të jep përshtypjen e një vendi ideal për turizëm. Por vite dhune politike, korrupsioni, erozioni, krimi dhe tragjedie natyrale i kanë dëmtuar rendë përpjekjet e zhvillimit të atij shteti.
HaitiHaiti gjithashtu shtrihet në mes të rripit të stuhive detare, duke e bërë atë vend objekt të stuhive të fuqishme tropikale gjatë stinës verore të Hemisferës Veriore. Sëbashku me përmbytjet, vendi është po ashtu i pambrojtur nga thatësira periodike dhe tashmë edhe nga termetet.
Në vitin 2008, Haiti u godit rendë nga katër stuhi që lanë qindra të vdekur dhe shkatërruan 15 për qind të prodhimit ekonomik të vendit. Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellik përllogarit që stuhitë kanë shkaktuar një dëm prej 1 miliard dollarësh.
Haiti është vendi më i varfër i hemisferës me 70 për qind të popullsisë 9.8 milion banorësh, që jetojnë me 2 dollarë në ditë në mos më pak. Sipas përllogaritjeve, rreth 2 milion njerëz banojnë në kryeqytetin Porto Princ, shumë prej tyre në getot e dendura. Ka papunësi të madhe, ku thuajse dy të tretat e krahut të punës në Haiti nuk ka një punë formale.
Ish presidenti amerikan Bill Klinton, i dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Haitin, është munduar të nxisë investitorët të zhvillojnë biznese në Haiti, megjithë problemet atje.Shekulli
 
Titulli: Tjetër tërmet në Haiti, rrugët janë kthyer në morgje të improvizuar

Haiti, OKB: Rreth 100 te zhdukur nga stafi yne

Ne Haiti rezultojne te zhdukur me shume se 100 punonjes te misionit paqeruajtes te Kombeve te Bashkuara. Lajmin e ka bere te ditur sekretari i pergjithshem i OKB-se.

Kreu i misionit te OKB-se, gjenerali tunizian Hedi Annabi, i cili sipas qeverise haitiane ka humbur jeten gjate shembjes se pallatit te OKB-se ne Port-au-prince, konsiderohet i zhdukur. Te njejtin fat ka pasur edhe zevendesi i tij, kanadezi Kim Bolduc.

Organizata ka konfirmuar vdekjen e 14 personave: dhjete te kaskave blu braziliane, tre ushtare jordaneze dhe nje civil Haitian. Te plagosur per momentin jane 56. TCh
 
Back
Top