Titujt më qesharakë të gazetave botërore

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
gazeta-1.jpg
Titujt kryesorë të gazetave kanë si qëllim të thonë shumë në pak fjalë. Por ka nga ato tituj që dalin qesharakë, pa qëllimin për t'u dukur të tillë, si në rastin e titujve të mëposhtëm. Këto tituj janë mbledhur nga gazeta në gjithë botën. Nëse shikohen me kujdes, është e lehtë të merret vesh kuptimi, por në pamje të parë ato ngjajnë qesharake. "Jolie është shtatzënë nga Brad Pitt - fotoja ilustruese e një burri me bark të madh" është një prej këtyre titujve.
E ndërkohë që në internet ka fotografi pa fund të Angelina Jolie dhe Brad Pitt, gazeta ka zgjedhur ta ilustrojë titullin me barkun e një madh të një burri mbipeshë. Një titull tjetër "Studimi i mbetjeve bërthamore i publikuar nga specialistët përkatës" ofron aq shumë shkurtime dhe terma shkencore, sa është e pamundur të kuptohet se çfarë thuhet. "Agjentët federalë bastisin dyqanin e armëve, gjejnë armë aty" është një tjetër titull që ka fituar vend në listën e titujve më qesharakë. ثshtë e qartë që aty janë gjetur armë ilegale, por në pamje të parë është mjaft qesharake të deklarohet se në një dyqan armës policia ka gjetur armë. "Njeriu me një krah, duartroket mirësinë e të huajve" është titull tjetër qesharak. Konotacioni i titullit shihet fare qartë dhe gjithkush mund ta kuptojë se bëhet fjalë për një person të gëzuar. Por në momentin që merret fjalë për fjalë, ngjan shumë qesharak duke qenë se një njeri me një dorë nuk mund të duartrokasë.

"Avokati i Alton hedh gabimisht veten në gjyq"
"Distrikti do të paguajë 250 mijë dollarë për të publikuar mungesën e fondeve"
"Jolie është shtatzënë nga Brad Pitt - fotoja ilustruese e një burri me bark të madh"
"Takimi mbi takimet e hapura është anuluar"
"Djali 8-vjeçar shpëton motrën nga mbytja: 'Nuk do ta bëja sërish një gjë të tillë. Ajo më ka bezdisur gjithë këtë javë"
"Agjentët federalë bastisin dyqanin e armëve, gjejnë armë aty"
"Statistikat dëshmojnë se shtatzënia në adoleshencë, ulet ndjeshëm pas moshës 25-vjeçare"
"Vullnetarët kërkojnë për avionë të vjetër të Luftës Civile"
"Zhduket automjeti i ushtrisë - Një automjet i ushtrisë me vlerë 74 mijë dollarë është zhdukur pasi është lyer me kamuflazh"
"Studimi i mbetjeve bërthamore i publikuar nga specialistët përkatës - deshifrimi është thuajse i pamundur"
"Qendra e Kontrollit të Helmeve në Utah u kujton të gjithëve që të kenë kujdes nga helmi"
"Djali i vogël i zonës fiton një pushkë nga mbledhësit e fondeve"
"Njeriu me një krah, duartroket mirësinë e të huajve"
Blendina Cara
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top