Tito vdiq si mysliman?

Ado

FISEBILIL-LAH
Tito vdiq si mysliman?
Në varrin e Titos, përveç yllit me pesë rremba ka edhe shenja që tregojnë se ish presidenti i Jugosllavisë vdiq si mysliman. Të paktën kështu thotë një intervistë të papublikuar në Radio Beograd para dhjetë viteve myftiu i Beogradit, Hamdija Jusufspahic. Gazeta e Beogradit “Press” ka zbuluar intervistën në arkivin e Radio Beogradit dhe e ka publikuar atë, raporton Index.

“Kur vdiq Tito, unë së bashku me ambasadorin e Algjerisë, Hamid Agjali, shkuam së bashku të nënshkruajmë në librin e zisë. Sapo shkuam, menjëherë na u afrua Berislav Badurina, më duket se kështu quhej, shefi i kabinetit i Titos ose sekretari personal. Dhe ai mu afrua dhe më tha: ‘Urime juve’. ‘Po pse më uron për zotin o vëlla? Njeriu ka vdekur, e ti më uron?’ ‘Vdiq në fenë tuaj!’ “اka?’ mbeta i habitur...’”, “Në fenë tuaj. Vdiq duke e lexuar Kuranin. Tri herë e lexoi Kuranin’...”, tha Jusufspahic.

Ai më pas e pyeti Badurinën se çka të bëjë pasi e mësoi këtë lajm dhe ai iu përgjigj “Vetëm ta dini asgjë më shumë. Do ta shihni kur të varroset. Do ta ketë vetëm emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes dhe vdekjes, sepse kështu varrosen myslimanët”.

“Unë jam takuar disa herë me Titon. Jam takuar me të edhe si student në Kajro. Kam qenë student i Universitetit të Teologjisë Islame. Ky është Universiteti më i vjetër në botë. Quhet Al Azhar... Kam qenë atje duke punuar si profesor i dërguar nga Jugosllavia kur jemi takuar. Tito erdhi në klubin tonë, Klubi i Jugosllavisë dhe pyeti: ‘Kush prej juve rinisë, flet arabisht?’ ‘Unë flas arabisht’, isha i vetmi në atë kohë prej atyre të rinjve që flisja arabishten. Atëherë Tito më tha ‘mësoni fëmijët e mi arabisht sepse arabishtja është gjuhë e ardhmërisë’”, tha Jusufspahic i cili u bë mik i ngushtë i Titos pas vitit 1968, pasi u kthye në Beograd.

Jusufspahic në këtë intervistë të papublikuar rrëfen se si Tito e ka pyetur atë se sa herë në ditë falen myslimanët, ndërsa më së shpeshti ka biseduar me të se si myslimanët e besojnë Allahun. /Telegrafi/
 
Titulli: Tito vdiq si mysliman?

Hmmmm artikull interesant. Eshte hera e pare qe e lexoj nje lajm te tille rreth Titos.
 
Titulli: Tito vdiq si mysliman?

Akoma nuk eshte 1 Prillillillillilli :eek:hh:Kjo puna e yllit pescepesh cenka fakt se jo mahi:ciaoo:
 
Titulli: Tito vdiq si mysliman?

Vete flamuri i Jugosllavise ka patur yllin me 5 cepa ne te, se mos po thoni se Jugosllavia ishte muslimane. Pastaj emri dhe dita e lindjes/vdekjes jane tipike per tu vendosur tek varri.

Keto me duken argumenta shume te palogjikshme per te pretenduar dicka te tille.
 
Titulli: Tito vdiq si mysliman?

Nuk eshte ndonje humbje kushedice per krishterimin edhe po qe e vertete se Titua ka vdekur si myslyman......!
 
Titulli: Tito vdiq si mysliman?

Vete flamuri i Jugosllavise ka patur yllin me 5 cepa ne te, se mos po thoni se Jugosllavia ishte muslimane. Pastaj emri dhe dita e lindjes/vdekjes jane tipike per tu vendosur tek varri.

Keto me duken argumenta shume te palogjikshme per te pretenduar dicka te tille.

ylli osht i komunizmit jo i fes Islame .

katolikt ose ortodokst , qesin kryqin , emrin mbiemrin lindjen edhe vekjen .

Musliman-t , e qesin emrin mbiemrin lindjen edhe vdekjen .
 
Titulli: Tito vdiq si mysliman?

4 Maj: Josip Broz Tito vdes në orën 15:05.
Po ku ishit deri sot Jusufspahicoviq me kto lajme interesante.Ende paska njerez qe enderrojne me sy hapur:eek:hh::eek:hh:
 
Titulli: Tito vdiq si mysliman?

ylli osht i komunizmit jo i fes Islame .

katolikt ose ortodokst , qesin kryqin , emrin mbiemrin lindjen edhe vekjen .

Musliman-t , e qesin emrin mbiemrin lindjen edhe vdekjen .

Eshte shume e zakonte qe zyrtareve te larte te shtetit tu kryhen ceremoni funerali te nivelit civil dhe jo fetar, sidomos ne shtetet ku feja nuk eshte zyrtare dhe shteti eshte i ndare nga besimet.
Me duken argumente vertete qesharake. Kjo nuk do ishte humbje per askend, s'besoj se do ishte fitore per asnje besim nese Tito eshte pjese e ndonjerit. Ketu po behet nje tendene per te argumentuar absurditete.
 
send nuk tkuptova , un mendova ndoshta e kam gabim por mendova qe ju keni menduar qe ylli qitetet ne varret e muslimanve , dhe te tregova qe nuk ka tboj kurgjo kshtu mendova un .

sa i perket tites a ka vdek si Musliman apo ku ta di un , s'eshte ka me intereson shum .

njeri ka qen aj njeri un e ti e aj ajo te gjith te njejt .

pra nuk jam duke u mundu me argumentu naj send .
 
Titulli: Tito vdiq si mysliman?

Nuk me duket e arsyeshme t'diskutohet shume kjo teme. Sa e sa njerez ne frymemarrjen e fundit kane vdekur duke bere deklarata te besimeve te ndryshme fetare, kane vdekur si musliman ne fund, apo te krishter, apo edhe te cifut.
 
Titulli: Tito vdiq si mysliman?

ne te semes shkofte...ai dhe cdo rrace sllavi
 
Back
Top