Titani, insekti më i madh në botë (Video)

PiNkY

Anëtar i Nderuar
f.0723175625672_m.jpg


‘Titanus giganteus’ quhet insekti më i madh në botë, i cili njëherësh konsiderohet si një nga krijesat më misterioze në Tokë.
Mund të rritet në gjatësi deri në 18 centimetra, ndërsa ka nofulla aq të forta saqë mund të thyejë një laps druri.

Megjithatë, përkundër dukjes së frikshme, madhësisë dhe kafshimit të fortë, titani është krejtësisht i parrezikshëm për njeriun.

Insektet e këtij lloji fshihen në pyjet jugamerikane ku bie shumë shi (Brazil, Bolivi, Kolumbi, Ekuador, Guaiana dhe Peru) dhe dalin vetëm për të gjetur partnerin. Femrat i presin meshkujt që t’i gjejnë dhe t’i fekondojnë.

Ndërkaq, është interesante se deri më tash nuk është gjetur asnjë larvë e këtij insekti.

Asnjëherë nuk sulmojnë nëse nuk provokohen, megjithëse kanë fuqi për ta këputur mishin e kafshës apo njeriut. /Telegrafi/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top