Tiranë, “Ai po jepte shpirt i shtrirë, policët dhe mjekët qeshnin me të” (FOTO)

Guest2

Antarë i Respektuar
parlamenti_1463737917-3846815.jpg
parlamenti2_1463737845-5629146.jpg

Nga një kalimtare e rastit na raportohet për një person që qëndron i shtrirë para Parlamentit, një burrë rreth të 50-ve, rreth orës 11:00 të mëngjesit të sotëm.

Ajo shprehet se policia dhe ambulanca janë njoftuar dhe kanë mbërritur, por ata nuk janë afruar për t'i dhënë ndihmën e nevojshme, edhe pse burri i shtrirë ishte shumë rëndë.

Gjithashtu, sipas saj, i ka dëgjuar të tallen me të dhe të qeshin, pasi personi i shtrirë i ka pasur pantallonat të zbërthyera. Nuk ka asnjë informacion të saktë se si mund të ketë ndodhur ngjarja, pse burri qëndron i shtrirë në rrugë, por hipotezat janë se ai mund të ketë pësuar ndonjë traumë ose ka qenë viktimë e një sulmi (ose përdhunimi), shkruan "jetaoshqef".

"Përshëndetje JOQ. Personi që ndodhet i shtrirë në tokë nuk lëvizte, po jepte shpirt, ndërsa policet dhe mjekët e shikonin e qeshnin me të se i kishte pantallonat e zhveshura. Afër parlamentit, në orën 11:01 personi ka mbetur i shtirë. Nuk e di nëse është i paralizuar apo ka pësuar ndonjë traumë pasi pantallonat i ka të ulura dhe unë mendoj se është pasojë e një sulmi (përdhunimi). ثshtë një burrë rreth të 50-tave. Po kanë ardhur dhe po rrinë duke qesh me të, nuk e prek njeri me dorë dhe njëri nga mjekët dha ku do e çojmë këtë ne."
Gazeta Express.
 
Titulli: Tiranë, “Ai po jepte shpirt i shtrirë, policët dhe mjekët qeshnin me të” (FO

Ec e merre vesh! Kuptoj hezitimin e nje kalimtari te thjeshte per ta ndihmuar ate te shkretin se mund te futet ne telashe vet, por doktori eshte i trajnuar dhe e di shume mir se si duhet te veproje dhe s'me duket e drejte qe te rri aty dhe te bej sehir.
 
Titulli: Tiranë, “Ai po jepte shpirt i shtrirë, policët dhe mjekët qeshnin me të” (FO

Policia ne sherbim te popullit dhe mjeksia falas

#RroftRilindja
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top