Tipat e lexuesve të padurueshëm

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Tipat e lexuesve të padurueshëm, me të cilët mund të flisni për gjithçka, përveç librave


472576784.jpg


Të gjithë e duan një libër të mirë dhe, edhe pse leximi është një proces personal, të gjithëve na pëlqen të ndajmë mendimet mbi vepra të veçanta. Por duke jetuar në një shoqëri ku të gjithë kanë nga një opinion për çdo gjë, ka disa tipa lexuesish që nuk përballohen.


1. Klasiku
Këta janë lexuesit të cilët betohen se pas shekullit të 19-të nuk ka më letërsi. Ata kanë lexuar çdo gjë nga Shekspiri, Dikensi, Tolstoi, Dostojevski, Balzaku… Shumë nostalgjikë? Mbase. Por ata janë të bindur se letërsia e shkruar pas shekullit të 19-të nuk është art. Me sa duket, për ta Folkner, Fitzgerald, Hemingueji, Markez… nuk kanë ekzistuar ndonjëherë. Mbase ngecja te klasikët i ka bërë këta lexues atë që në fakt supozohet ta bëjë fiksioni: i ka bërë phjesë të historisë.


2. I diplomuari
Shumë mendojnë se të studiosh për letërsi është thjesht qejf, sikur paguan për t’u bërë lexues profesionist. Nuk është tamam kështu. Dhe mbi të gjitha diploma e shkollës së lartë nuk thotë: “Je mjeshtër rreth gjithçkaje që ka lidhje me letërsinë. Ti je më i miri. Sa herë të kesh mundësi, përplasja në fytyrë diplomën kujtdo që të kundërshton”. Njerëzit që besojnë sa më sipër hyjnë te tipi i dytë i lexuesve. Sigurisht që janë të lexuar; libra që të tjerë nuk kanë menduar kurrë t’i lexojnë ata i kanë pasur lexim të detyruar. Por kjo nuk do të thotë që në çdo diskutim të përdorin kartën e diplomës. Tek e fundit letërsia është subjektive: çfarë është e mirë për mua, bën të kundërtën për ty.


3. Tipi i bestsellerave
Për këta lexues, “Muzgu” është një ndër librat më të mirë në historinë e letërsisë. Po kështu edhe “Pesëdhjetë hijet e Greit”. Lexojë gjithçka që është trend. Nëse nuk ka shitur të paktën 10 milionë kopje, për ta një libër nuk vlen. Këta janë lexuesit konsumatorë. Të gjithëve na pëlqen të lexojmë libra të lehtë dhe argëtues, por nëse t’i më imponohesh me “librat më të mirë në botë që unë duhet t’i lexoj patjetër”, ta dish që po bën të kundërtën.


4. Tipi “kam lexuar gjithçka”
Këta tipa janë vërtet të padurueshëm. اdo bisedë që nis me për një libër vijon me shprehjen e tyre: “Po, e kam lexuar atë”. Që të jemi të drejtë, janë të lexuar, megjithatë shpesh e ekzagjerojnë. Në fakt, këta tipa ose lexojnë vetëm kopertinat dhe përmbledhjet mbi librat ose lexojnë vërtet shumë, por në fakt nuk lexojnë. Me këtë të fundit dua të them se ata nuk e shijojnë leximin, nuk thellohen në atë çfarë lexojnë. Kjo është arsyeja që shpesh nuk mbajnë mend detaje nga librat. Ata lexojnë sepse duhet. Dhe sepse pjesa e preferuar për ta është kur u thonë të tjerëve se sa shumë kanë lexuar.


5. Tipi i filmave të bazuar në libra
Unë i adhuroj filmat dhe gjithmonë jam kurioze mbi ekranizimet e librave. Por shikimi i filmit nuk është justifikim për të lexuar librin. Filmat nuk i zëvendësojnë dot librat. Ose të paktën kështu them unë. Njerëzit që shohin vetëm filmat në fakt nuk duhej të ishin në një kategori më vete në këtë shkrim, sepse ata shohin, nuk lexojnë. Problemi është se shumë prej tyre pretendojnë se kanë lexuar librin kur në fakt kanë parë vetëm filmin. Pikërisht për këtë janë acarues. Të pëlqejnë më shumë filmat? Shumë mirë! Por të lutem mos më thuaj se një libër i caktuar nuk të ka lënë shumë mbresa… sepse këtë ndjesi të ka lënë filmi.

E. Qose
 
siperfaqesor sa her kam degjuar kete piken 4..... :)
 
Se gjeta veten edhe pse lexoj dhe e kam pasion leximin....si i behet?
 
5. Tipi i filmave të bazuar në libra
Unë i adhuroj filmat dhe gjithmonë jam kurioze mbi ekranizimet e librave. Por shikimi i filmit nuk është justifikim për të lexuar librin. Filmat nuk i zëvendësojnë dot librat. Ose të paktën kështu them unë. Njerëzit që shohin vetëm filmat në fakt nuk duhej të ishin në një kategori më vete në këtë shkrim, sepse ata shohin, nuk lexojnë. Problemi është se shumë prej tyre pretendojnë se kanë lexuar librin kur në fakt kanë parë vetëm filmin. Pikërisht për këtë janë acarues. Të pëlqejnë më shumë filmat? Shumë mirë! Por të lutem mos më thuaj se një libër i caktuar nuk të ka lënë shumë mbresa… sepse këtë ndjesi të ka lënë filmi.
 
Askund dhe ky E. Qose ska qullosur asgje Qosja dreqit. Ky eshte pikerisht modeli i egoizmit pa lidhje dmth fantazon kesi budalliqesh per te qene eksponent.. Booh Qose mooo

Ps, nese neser do filloj te krijoj dhe une nje fantazi te tille si ky qosja, ju garantoj se ne pjeset e budallikut shume prej jush do gjejne veten.
Eshte pikerisht si ato fallxhoret qe te thone 20 opsione qe kundershtojne njera tjetren dhe juve ju degjon veshi vetem per ate qe jeni te interesuar.
 
Njeriu që lexon nuk është i padurueshëm. I padurueshëm është ai që ka lexuar dy libra, dhe më pas me to lidhet gjithë jetën.
 
Njeriu që lexon nuk është i padurueshëm. I padurueshëm është ai që ka lexuar dy libra, dhe më pas me to lidhet gjithë jetën.

Ka edhe prej tyre te cilet jane te padurueshem . Nuk eshte cdo gje bardhe dhe zi :esp:
 
O po ku je o Qose thuaje o i nderuar! :)
Ka kohe qe s"me ka pelyqer arsytim me teper,kur gjej mendimet e mia te meparshme neper analiza tilla e kuptoj qe ne kete bote nuk qenkam vetem. :p

Ska gje me te rrezikshme se sa majmnerin e shpirtrave,mendimeve rrjeshtave.
Eshte neveritse nje plagjiatur e tille,e rrezikshme per shoqerine.
 

nuk di kush eshte personi E Qose, porse artikulli eshte nje zberthim i bukur.


Ekzistojn ca shkrimtar tjere qe bejn filozofi gjer e gjate ne shkrime, saqe nganjeher as vet sdijn se ku dalin. Kurse ketu e ka formulu ne pika te shkruta dhe aq.


Kujt si pelqen, OK. nuk eshte patjeter te pelqehet.
 
Ne rehtoriken e fjaaleve shpesh gjen arsyetim, dhe shume me shpesh paragjykim, i tille eshte edhe ky tip-ar njerezor egoist dhe ziliqar, tek i cili nuk flet arsyeja por zilia per ata qe lexojne.
Te nisesh me paradoksin te paragjykosh lexuesin eshte neveritese ne cilendo forme dhe jam i bindur qe individe te tille jane nje hiç para çdo lexuesi.

Lexuesit e librave pavarsisht llojit, gjinise, logjikes, moshes, etj, mbeten te vyer sepse kane etje per dije.

Zakonisht atje ku lexohet ka heshtje, pra eshte rregulli elementar qe ky Bukurosh individ nuk di ta respektoje.
 
hahahahaha o Mistik,ai nuk ka thene gjithe lexuesit mbare boteror dhe njerzor.
Ai ka kap pjesen e lexuesve qe behen "problematik" ne simperifora apo periforikan e te shprehurit.
E i ka ndare pastaj sipas simptomes .
Prandaj e gjej shume te drejt.
Ne forumin tone mendoj qe studimi del jashte orbite normalisht.
E pra spara lexojme shume e dyta nese lexojme jemi lexues me cilsi zgjedhje absorvimi shume te larte . :p .
 
po dhe une ketu çfaj kam, qe jep dislike kot?

Nese sjell ndonje teme, sdo thote te marr pergjegjesin e permbajtjes, nese dikujt veqanerisht si pelqen.
 
ja e di se e ke me temen... por megjithate me duket gjest panevoje.... spelqen, ok spelqen... dhe aq... perndrshe le te mbushet.


Tung
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top