Tiparet e njerëzve që janë të shëndetshëm mendërisht dhe gati për t’u përballur me të gjitha
- I shohin situatat objektivisht
2 Heqin dorë nga e drejta
Të gjithë meritojnë të jenë të lumtur, por nuk meritojmë një jetë pa pengesa. Kur mendon se meriton çdo gjë që dëshiron, përballja me vështirësitë e jetës bëhet e vështirë. Njerëzit e fortë mendërisht e dinë që planet e tyre, madje dhe vetë jeta, mund të dalë nga shinat në çdo moment. Ata nuk harxhojnë energji, duke u ndjerë të harruar nga fati, kur gjërat nuk shkojnë si ata duan.
3-Të qenit i qëndrueshëm
Të jesh i fortë mendërisht, nuk do të thotë të jesh gjithmonë i lumtur, por të jesh i qëndrueshëm vazhdimisht. Qëndrueshmëria emocionale dhe aftësia për të qëndruar i qetë është një aset i vlefshëm, kur të duhet të përballesh me sfida. Fatmirësisht, qëndrueshmëria emocionale vjen me moshën.
4-Nuk presin të jenë të lumtur gjatë gjithë kohës
E vlerësojmë kaq shumë optimizmin dhe lumturinë, që janë nocione abstrakte, sa kapemi në befasi, kur na duhet të përballemi me të kundërtat e tyre.
5-Janë optimistë realistë
Njerëzit e fortë mendërisht e kanë zakon të ngrihen gjithnjë, edhe pasi rrëzohen. Në vend që të mërziten, ata kërkojnë për një zgjidhje kreative. Ata janë njerëz optimistë realistë, pasi shpresojnë si optimistët, por kanë qartësinë e pesimistëve. Kjo iu jep motivim dhe aftësinë për mendim kritik.
6-Jetojnë në të tashmen
Të qenit prezent, ju ndihmon ti shihni gjërat si janë vërtetë. Ata mund të ushtrojnë ose jo një formë meditimi, që i ndihmon të përqendrohen vetëm në një gjë, pa sjellë bagazhe të tjera në atë situatë, duke marrë në konsideratë vetëm atë që vlen vërtetë.
7-Këmbëngulin në arritjen e qëllimeve të tyre
Këmbëngulja (më tepër se zgjuarsia, pamja e jashtme dhe shëndeti fizik) janë të vlefshme për suksesin akademik të studentit.
8-E dinë kur është koha për të hequr dorë
Një person i fortë mendërisht thotë: I provova të gjitha, tani është koha të heq dorë. Është e rëndësishme të mësoni se ju mundeni të kontrolloni vetëm veprimet tuaja, jo rezultatet e atyre veprimeve.
9-Ata e dashurojnë jetën që bëjnë
Nuk duhet thjesht t’i toleroni gjërat që ju nuk mund t’i kontrolloni, pasi mund të jenë gjërat më të mira, që mund t’ju ndodhin ndonjëherë. Njerëzit e fortë mendërisht janë mirënjohës për pengesat, pasi ato janë vetë jeta.
b.revistapsikollogji.com