Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tingujt e artit që nuk pushojnë

Tingujt e artit që nuk pushojnë

Pedagogu dhe artisti ynë, Musë Prelvukaj dhe ndjenja e tij për të krijuar të bukurën artistike, na vjen si dëshmi e kohës, nëpër të cilën kaloi ky krijues me përvojë të dendur dhe fryma e tij prej një artisti të arrirë dhe të kultivuar prej kohësh…


Remzi-Limani1.jpg


Historikisht, njeriu gjithmonë luftoi me të keqen e kohës së tij, duke u ngritur si feniksi nga hiri i tij, si nevojë jetike dhe e drejtë e pakontestueshme për të qenë aty ku është sot. Shekuj me radhë, njeriu ynë i përjetoi katrahurat më mizore në luftë kundër katallanit dhe bajlozit të zi, për ta flakur dhunën fizike dhe atë psikologjike, në mbrojtje të të drejtave njerëzore, vlerave artistike dhe të identitetit kombëtar.

Në krijimet artistike të krijuesit tonë, Musë Prelvukaj, dominojnë rrënjët e trojeve shqiptare me intensitet të ndryshëm përmes shprehjeve artistike në fushën e vizatimit, grafikës dhe atë të pikturës duke i sendëzuar në trajta konkrete artistike. Ky krijues, me një opus të lakmueshëm në fushën e krijimtarisë figurative len të kuptojmë seriozitetin e tij, shprehjet kreative dhe letërnjoftimin e tij, të një gjuhe figurative, me të cilën, artisti ynë, Prelvukaj dhe ndjenja e tij për të krijuar të bukurën artistike na vjen si dëshmi e kohës nëpër të cilën kaloi ky krijues me përvojë të dendur dhe fryma e tij prej një artisti të arrirë dhe të kultivuar prej kohësh…Musë Prelvukaj

Se arti është pasqyrë e botës së qytetëruar, duhet dëshmuar me punë, cilësi dhe artefakte, të cilat na dëshmojnë dhe flasin për vlerat dhe identitetin tonë kombëtar nëpër kohë dhe hapësirë. Në këtë kuptim, artisti ynë, Musë Prelvukaj, me krijimet e tija artistike na dëshmon se: arti dhe kultura nuk duhet të merren me lartpurlartizëm, devizë sipas së cilës krijohet dhe zhvillohet arti vetëm sa për të qenë art duke i mohuar atij çdo funksion shoqëror, por, atë duhet kultivuar dhe veshur me artin e gjuhës së rrënjës dhe të kohës, si qasje dhe kuptim filozofik, ngase, të gjitha historitë fillojnë nga arti dhe kultura, si shtylla kryesore dhe tregues vlerash të një etnosi indigjen, i cili mëton të ecën drejt njohjeve të reja për identitetin dhe të vërtetën e tij, pa u lënë hapësirë të tjerëve për t`i shtrembëruar të vërtetat e vlerave tona, siç ndodhi shekuj me radhë, duke e ngulfatur të vërtetën tonë historike, artin dhe kulturën si pjesë vitale e vlerave të popullit tonë, një nga më të vjetrit jo vetëm në Gadishullin Ballkanik.

Muse-300x242.jpg



Së këndejmi, duhet të kuptojmë: se arti dhe kultura janë pasqyrime konkrete të cilat na japin imazhin e një mozaiku të plotë dhe pjesën më thelbësore të një shoqërie polivalente, të ngjizur dhe të dalë nga trungu i vet. Kjo aksiomë në vetvete ngërthen të bukurën si element lidhshmërie të pjesës përbërëse e një kulture dhe qytetërimi, i cili hapë rrugë të reja drejt komunikimit ndërnjerëzor gjithandej botës së qytetëruar, si popull i barabartë dhe plotësisht e pavarur. Dhe, nëse e kuptojmë kështu dhe e ndjejmë peshën dhe rëndësinë e mëvetësisë, artit dhe të kulturës, atëherë, artisti dhe mendësia e tij krijuese në funksion të shprehjes kreative dhe intelektuale, duhet të kuptoj rolin e tij si pjesëtar i zhvillimeve shoqërore duke i përceptuar dhe regjistruar rrjedhat e kohës dhe të shoqërisë nëpër kohë, si vlera identiteti të konceptuara me karakteristika të frymës dalluese, si pasuri të veçanta të veshura me vlerat e duhura kulturore, të cilat dëshmojnë të vërtetën si produkt i një mendësie kreativiteti dhe gjuhe jo konvencionale, me vlera të mirëfillta mbi të cilat ngriten bazat themeltare të civilizimit njerëzor.

MusePra, pa e fshehur… lakmia ime tek veprat e Musë Prelvukajt, ndalon tek fusha e vizatimit të kultivuar, të cilin, krijuesi me dashuri e nxjerr nga rrënjët tona, duke na dhënë një pasqyrim lucid mbi lashtësitë e trojet shqiptare. Në këtë kuptim, artisti ynë respektiv, bën sintetizimin e veprës së tij duke e bartë dhe duke e shtrirë nëpër kohë dhe hapësira të ndryshme të tokës së bekuar mbi Ilirikum! Kjo çasje, e ngjizur dhe e ngritur nga rrënjët tona, pa dyshim nxjerrë në pah veçantitë e një fiziografie të begatë së bashku me filogjenetikën tonë, e cila shtrihej dhe shkrihej brenda artit të tij polisemik, mjeshtërisht të materializuar dhe të begatuar me të gjitha premisat e natyrës dhe trajtës artistike, ku dëgjojmë zërat e natyrës së virgjër me gjithë ashpersinë dhe ëmbëlsinë e saj, ngrohtësinë e tingujve të pastër, thermat tona dhe gjëmat e kohës sonë nëpër shtjellat e historisë të mbështjellë më këngën e ngushëllimit dhe këngën e fitoreve tona…
Së këndejmi, krijuesit e mirëfilltë, siç është edhe Musë Prelvukaj, natyrshëm janë të veshur me modestinë dhe njerzillëkun e tyre. Në këtë kuptim, artisti në fjalë, edhepse i takon brezit të artistëve që na dhurojnë të bukurën dhe artin e vërtetë, ai, asnjëherë nuk zuri të flas për vepren e tij, e cila, pa asnjë dyshim zë vend meritor në panteonin e panoramës kulturore shqiptare.

Musë Prelvukuaj

albaniaobserver
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back