Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tifozët e Milanit luten mos t’ju bjer Shkëndija

Tifozët e Milanit janë me ndjenja të tollovitura. Ata janë parë në mëngjesin e sotshëm duke u lutur që mos të përfundojnë në play off me Shkëndijën. Sipas burimeve tona, ata nuk janë të sigurt në ekipin e tyre dhe në anën tjetër janë të vetëdijshëm për forcën e Shkëndijës, prandaj frikësohen mos koriten edhe duan të kursejnë për ndryshimet e fanellave të dyta që duhet të përdorin me kuqezinjtë e Tetovës. Nëse një gjë e tillë do të ndodhte, do të ishte fatale për tifozët e Milanit për 2 e më tepër dekadat e ardhshme.
1.jpg
http://www.boomerang.mk
 
Shkëndija do të përballet me kundërshtarin më të fortë të mundshëm në fazën e “play-offit” në Ligën e Evropës, Milanin, dhe trajneri i klubit tetovar kërkon të bëjë befasinë.
Qatip Osmani për faqen zyrtare të klubit ka vlerësuar gjigandin italian, për të cilin thotë se ekipi i tij do të përgatitet maksimalisht.
“Për kundërshtarin që na ka rënë në short nuk ka nevojë për shumë fjalë sesa i fortë është ai. Vetë tradita e tij flet, edhe pse në kohët e fundit nuk janë në nivelin më të lartë të futbollit, pra janë në ndërtimin e ekipit, por ky është kundërshtari më i fortë që kemi mundur ta kemi”, tha ai.
“Ne duhet të përgatitemi sa më mirë dhe të jemi sa më të gatshëm të presim Milanin, dhe prezantimi jonë të jetë në një nivel të duhur. Në futboll befasitë ndodhin, kështu që e përsëris se ne duhet të përgatitemi sa më mirë për Milanin”.
“Meritat më të mëdha që kemi ardhur deri këtu janë të lojtarëve, pasi ishin ata që na mundësuan këtë lojë me Milanin. Milani është Milan, ne nuk duhet të dorëzohemi para kohe, dhe do të mundohemi të bëjmë prezantim sa më të mirë”, është shprehur më tej Osmani
auto_Osmani_shkendija1501872764-620x330.png
http://www.tetovasot.com
 
Shkëndija nga Tetova në vitin 1994
Skuadra shqiptare, Shkëndija nga Tetova, do të përballet me shtatë here kampionin e Evropës, Milanin. E veçanta është se para 23 vjetësh përkatësisht në vitin 1994 Shkëndija luante me fanellat e Milanit.

Ja një foto e para 23 vjetësh, kur Shkëndija kishte veshur fanellat e Mlanit, një klub që e simpatizonin shumë, por tani do të kenë rival në fushë. Me 17 gusht në stadiumin Telekom në Shkup, Shkëndija sfidohet nga Milani, ajo e kthimit luhet pas një jave në San Siro, në kuadër të play-offit në Europa League. Këtë foto na dërgoi analisti Vigan Qorrolli dhe e quajti këtë sfidë historike
auto_20632639_10154655047326791_224006649_n1501848637.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back