Ti nuk lexon !

Malsi

Anëtar i Nderuar
Edison Ypi

Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, udhëton, zbavitesh. Por nuk je i qetë, nuk ndjehesh i lumtur. Ke ankesa, xerxelera, grricje, kërruajtje. Je gjithë kohën i mërzitur. Ke probleme me shëndetin. Nuk të rreh mirë zemra. Nuk të mbushet mushkëria. Nuk e shijon dhe nuk e tret si duhet ushqimin. Mirë të bëhet. Hak e ke. Këto dhe të tjera taksirate i ke dhe do t’i kesh deri sa të ngordhësh. Sepse ti mor’ zotni, ti moj zonjë, ti mor’ djalë, ti moj vajzë, nuk lexon.
Vendi yt ka vuajtur diktaturën më gjakatare të botës, gjatë së cilës u përdhosën të gjitha vlerat dhe u kultivuan e u himnizuan veset më të ndyra dhe më kriminale; pabesia, hajdutllëku, spiunllëku, dembelizmi.
Prej një çerek shekulli vendi yt nuk është më diktaturë, por vend i lirë ku fatet nuk i vendos një njeri i vetëm, por vullneti i shumicës. Megjithatë ti gjithë kohën ankohesh. Ankohesh dhe do ankohesh, sepse ti nuk di, ti nuk kupton, ti s’ke se si të dish, ti s’ke sesi të kuptosh, sepse ti nuk lexon.
Ti pi kafe dhe sodit njerëzinë. Habitesh, mendohesh, dhe nuk e gjen dot, se si dhe pse nuk janë të gjithë si ty, por njëri kështu e tjetri ashtu, dhe kafja të duket zeherr. Kafja zeherr e helm do të bëhet sepse ti, ngaqë nuk lexon, nuk do ta kuptosh kurrë madhështinë e laryshisë së karaktereve njerëzorë, të cilët po aq sa janë identikë, janë edhe të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ndërsa pretendimi yt idiotesk që të gjithë të jenë si ty, domethënë që askush të mos lexojë, do ishte groposja për së gjalli e të gjithëve.
Qëllon ndonjëherë që ti del në rrethinat e qytetit ku sheh shtëpi të reja, vila, oborre të rregulluara, jo rrallë edhe me shatërvane dhe pishina. Sa herë që kjo ndodh, ti nis e bërtet;
– Nuk janë bërë me punë të ndershme. Janë bërë me pare droge, me trafiqe, me dallavere.
– Ore eja në vete, të thotë ndonjëri që eventualisht të ndodhet pranë. Kanë punuar në kurbet duke ngritur llaç e beton në katin e shtatë e të tetë. Kanë bërë punën e vinçave dhe buldozerave. Këto shtëpi nuk i kanë ngritur në 1 ditë, por tullë pas tulle për vite të tëra. Shtëpitë e reja në Shqipëri janë me qindra mijëra. Eja në vete. Kaq drogaxhinj nuk ka gjithë bota.
E kotë. S’ka spjegim që të bind, s’ka argument që të sjell në vete ty që nuk lexon, ty që duke mos lexuar nuk kupton, duke mos kuptuar nuk ndjen.
Je vërdallosur ca kohë “jashtë shtetit”. U thua miqve, italiani është kështu, gjermani ashtu, greku i tillë, turku i atillë, dhe të gjithëve, deri edhe filipinit, u vë nga një nofkë. Përcaktimet që nuk guxon t’i bëjë asnjë dijetar dhe asnjë enciklopedi, guxon t’i bësh pa të lëvizur qerpiku ti që nuk lexon asgjë. A e kupton se çfarë shtaze të bën mos-leximi ?
Ti udhëton. Duke udhëtuar përmes bukurive të natyrës, pyjeve, grykave të maleve, rrjedhave të lumenjve, sheh aty-këtu ura të vjetra, mure të rrënuar kështjellash të lashta, fytyra të çuditëshme banorësh lokalë. Por ti nuk bën asnjë dallim mes pamjeve të tilla që i sheh të gjalla, dhe të njëjtave pamje në televizor. Ky tmerr e kjo llahtarë nuk ndodh për absolutisht asnjë arësye tjetër por vetëm sepse ti nuk lexon.
Ti i jep ryshfet nëpunësit, mjekut, dhe pastaj i përgojon. Ti vepron kështu sepse ti nuk lexon
Ti nuk mban ment përmendësh monologun e Hamletit, ndonjërën nga Introduktat e Nolit, letrën e Tatjanës Onieginit, por mban ment batuta të pështira soc-filmash. Nuk lexon, prandaj.
Ti thua se diktatori bëri krime por bëri edhe disa gjëra të mira. E ke gabim. Gjëja më e mirë që bëri diktatori, është gjëja më e keqe që ekziston, ti që nuk lexon.
Ti voton, dhe të nesërmen e votimit pa pik’ turpi ankohesh ndaj atij ose atyre që votove vetë. Kjo ndodh sepse ti nuk lexon.
Brendinë e librave ti e përfytyron si muhabet kafeneje. Ky, ai, ai tjetri, trokiti në një natë dimri, hyri, u ul pranë vatrës, u ngroh mbi mangall, poqi gështenja mbi prush, u ankua nga majasilli, bërtiti, doli. Shumica e librave kështu janë vërtet. Por ti nuk e di se aq pak libra të mirë sa ka, janë me miliona herë më të vlefshëm se këta me acar dhe mangall, sepse ti nuk lexon.
Nuk ke sukses me femrat. Dhe nis e i shan e mallkon kot së koti ato të shkretat. Ulu lexo, mëso të sillesh me to, bëju komplimenta, sa më inteligjente, sa më turbulluese, sa më të bukura. Nëse përsëri nuk u mbushet mendja, ulu lexo edhe më tepër.
Ti çfaqesh në Fejsbuk në foto me gjithato të ngrëna përpara. ثshtë turpi më i madh, njëlloj sikur ta pështysh veten në surrat, më zi se ulja e brekëve tek Zogu i Zi. Por ty nuk të bën asnjë përshtypje. Ti vazhdon të dalësh në fotografi krenar dhe i pamposhtur fill pasi ke gromësitur me sa më tepër tasa dhe pjata të sapo boshatisura, gota të rrëkëllyera, mbeturina mishrash dhe mëlçirash të ngrëna përpara. Sepse ti nuk lexon.
Sheh ndonjëherë në televizor shurdhmemeca që mësojnë të shkruajnë dhe lexojnë. Habitesh pa masë, dhe thua me vete; ا’u duhet këtyre fatkeqëve leximi ? Ndërkohë që fatkeqi, fatkatrani, fatpjerdhuri je ti që nuk lexon.
Ti që nuk lexon je nxitësi më i madh i grafomanëve, atyre delirantëve që presin të lëvdohen nga lexues inekzistentë si ty.
Ti je gjithashtu edhe dekurajuesi më i madh i atyre që kanë diçka për të thënë, dinë ta shkruajnë dhe e shkruajnë, por i ka gjetur belaja me ty që nuk lexon.
اfarë nuk bën ti që nuk lexon. Shet votën, vjedh, spiunon, thashethemnon, nuk punon ose punon pak dhe keq, bëhesh bandit, kriminel, i korruptuar, mafjoz.
Përvojat e njerzimit, aftësitë, paaftësitë, sukseset, mossukseset, mediokritetet, gjenialitetet, Arti, Letërsia, të mirat, të këqiat, të ëmblat, të hidhurat, të gjitha janë nëpër libra, që ti nuk i lexon
Ti që nuk lexon je lënda e parë më e mirë e të gjitha të këqiave; politikës së keqe, qeverisjes së keqe, letërsisë së keqe, medias së keqe.
Ti që nuk lexon je katastrofa e vetes dhe fatkeqësia e të tjerëve.
Ti që nuk lexon, je një lëvere dhe një këllirë që nuk i duhesh as dreqit.
Boshllëkun e leximeve të munguara nuk e mbush dot materia e krejt Universit.
Rrofsh e qofsh e qafsh, ti që nuk ke haber nga shiu i gërmave, stuhitë e paragrafeve, tornadot e kapitujve, zjarri i vargjeve, inkandeshenca e Poezive, simfonitë e Poemave, tërmetet e novelave, cunamet e romaneve.

Edison Ypi
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Titulli: Ti nuk lexon !

Me pelqen ai stil prandaj. Me mire kshu brutalisht ngaiher sesa me finese.
 
Titulli: Ti nuk lexon !

Finesa nuk degjohet hic ,merret si mesazh i rendomte , ndersa ky me kete menyren e tij e percjell me bindshem mesazhin :D
 
Titulli: Ti nuk lexon !

Citim: Megjithatë ti gjithë kohën ankohesh. Ankohesh dhe do ankohesh, sepse ti nuk di, ti nuk kupton, ti s’ke se si të dish, ti s’ke sesi të kuptosh, sepse ti nuk lexon.
Ti pi kafe dhe sodit njerëzinë. Habitesh, mendohesh, dhe nuk e gjen dot, se si dhe pse nuk janë të gjithë si ty, por njëri kështu e tjetri ashtu, dhe kafja të duket zeherr. Kafja zeherr e helm do të bëhet sepse ti, ngaqë nuk lexon, nuk do ta kuptosh kurrë madhështinë e laryshisë së karaktereve njerëzorë, të cilët po aq sa janë identikë, janë edhe të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ndërsa pretendimi yt idiotesk që të gjithë të jenë si ty, domethënë që askush të mos lexojë, do ishte groposja për së gjalli e të gjithëve.



hahahahahahahahahahahahahaahhahaahah kam qesh sa per nje jave.
Keto jan analizat ,jo ata qe me shabllone finese mundohen ti japin idiotsive ngjyre dhe fines ahahhahahahaha.
 
Titulli: Ti nuk lexon !

Teme letersie kjo! :)
 
Titulli: Ti nuk lexon !

te drejte ka ky Ypi por Problemi eshte , qe ata qe nuk lexojn , nuk lexojn as postimin e Malsit si rrjedhoje as shkrimin e Ypit :)
 
Titulli: Ti nuk lexon !

Me pelqen ky sensi i konfliktit jo-koshient qe ka ky Edisoni.
Dmth tregon realitetin sikur te mos jete pjese e tij nderkohe qe dhe ai vete eshte. Kjo e ben pak me interesant dmth. Kjo jo-koshienca.
 
Titulli: Ti nuk lexon !

Jo se jam ndonje lexues i rregullt por ne shumicen e kohes 2 ore e gjysme rruge qe beje thuajse cdo dite mundohem ti kaloje duke shfletuar ndomje liber. Per dreq kam dhe fiksimin qe kur lexoje ndonje shkrimtar kam deshire ta lexoje te terin dmth. gjithe librat e tij dhe kur botohen keto kompletet e librave te shkrimtareve zakonisht botohen te se njejtes ngjyre.

Para ca vitesh po lexoja veprat e njerit shkrimtar qe ishin te botuara ne nje ngjyre. Pas nja dy muajsh, deri sa po zbrisja nga busi, nje udhetare me tha: E vdiqe kete liber duke e mbajte me vete cdo dite ;) :chh
 
Titulli: Ti nuk lexon !

Edison Ypi eshte Vrull ! :D.

E ka qa!
 
Titulli: Ti nuk lexon !

Sipas meje e ekzagjeruar.
Smundesh qe cdo gje ta lidhesh me leximin, madje dhe shendetin
 
Titulli: Ti nuk lexon !

Po ky Eriksoni e paguan energjine??
 
Titulli: Ti nuk lexon !

Kan halle te tjera njerezit...ata qe jetojne ne varferi ekstreme se kan mendjen tek leximi por si te punojne per buken e gojes. E trishte por kshu eshte nderthurur bota.
 
Titulli: Ti nuk lexon !

Shife eshte e vertete e madhe qe ne nuk lexojme shume ama per te shkruar ua tejkalojme te gjitheve e sidomos ne facebook :viol:
 
Titulli: Ti nuk lexon !

Je vërdallosur ca kohë “jashtë shtetit”. U thua miqve, italiani është kështu, gjermani ashtu, greku i tillë, turku i atillë, dhe të gjithëve, deri edhe filipinit, u vë nga një nofkë. Përcaktimet që nuk guxon t’i bëjë asnjë dijetar dhe asnjë enciklopedi, guxon t’i bësh pa të lëvizur qerpiku ti që nuk lexon asgjë. A e kupton se çfarë shtaze të bën mos-leximi ?
kjo nuk don ase koment madje :bravo:
 
Titulli: Ti nuk lexon !

Po ky Eriksoni e paguan energjine??

E bukur kjo!
NE fakt dhe une kur e lexova thash: A c' paska thene te verteten! Pasi e ka thene. Po egzistojne te githa ato qe ka permendur. Te gjithe ato lloj prototipash qe s'marrin vesh nga asgje dhe sillen sikur i dine te gjitha!, Por, Ky nuk eshte realiteti absolut, dhe kjo nuk vjen e gjitha nga Leximi.

Une nuk Lexoj,Nuk kam lexuar Shekspir e Homer, por kam Lexuar dhe Migjen. (mjerimin per te cilin ai ka shkruar)
Une nuk Lexoj,dhe them kurre mos lexofsha kur pashe se si ai qe kish lexuar ishte i gatshem te linte pacientin te vdiste, sepse skish lek per ti futur ne xhep.
Une nuk Lexoj, votoj, por prap kam te drejte ta shaj qeverine, sepse po hane ne kurriz tone, dhe jane ata qe duan qe une te mos lexoj.
Une nuk Lexoj, por nje gje e di. ASnje shtet ne europe nuk vuan nga uje e drita.
Une nuk lexoj, por kam pare se si babait tim ju deshen 10 vite per te ngritur nje shtepi 1 kateshe me leke djerse, dhe ndaj kam goje te bej me gisht dike qe e ben shtepine 5 kateshe brenda muajve.
Une nuk lexoj, dhe ngaqe nuk lexoj kam dale te shes fara per te fituar buken e gojes.
Ata lexojne, por kohen e mbushin neper kafene.Sepse, me diplome dhe master eshte turp te shesesh fara.
Une nuk lexoj, por respektimin i femres ma mesoi nena dhe babai im.
Une nuk lexoj, dhe tani endem rrugeve se qeveria ka bllokuar cdo ndertim e kam 1 vit pa pune.
Une nuk lexoj, kur isha femi mu desh te punoja dhe zanati i vetem qe morra ishte rrobaqepsia. Jo me lart se 6 muaj u mbyll fabrika ku punoja.
Une nuk lexoj, por dhe po te lexoja, me librat e mi nuk i jap dot shtepise uje 24/24. Perkundrazi mbush bidonat ne 1 ore uje qe vjen.
Une nuk lexoj, por njesoj si une ai qe lexon, nuk paguan dot 30 mij lek cdo muaj drita elektrike me elektriciste qe nuk vijne te shohin sahate, dhe shifra tarifuese marramendese.
Une nuk lexoj, Dhe nuk eshte leximi gjithscka per te me mesuar qe perballe veshtiresive njeriu bie shume lehte ne gabim e kompromis.
Une nuk lexoj,sepse nuk shkoj dot ne universitete private ku te tjere mbarojne nga 2-3
Une nuk lexoj, por s'me hyn ne pune kur ne interviste nuk u pranua ai qe lexonte por nje injorant qe kishte mik.
Une nuk lexoj, por dhe ai qe lexon,e di se ne si mire apo keq, cdo gje e kundershtojme, ja kete po bej dhe une tani.
Une lexoj, dhe e kuptoj se ne si shqiptar jemi euforik sa here lexojme shkrime emocionale, akuzuese, deri diku pompoze dhe aspak reale. Sepse ne harrojme se ne jemi pjese e shoqerise, ato fjale na thuhen ne, pikerisht ne qe e lexojme Ypin. Por fatkeqesia jone me e madhe nuk eshte Leximi, por eshte perjashtimi qe i bejme vetes nga cdo e keqe, dhe fajesimi i te tjereve.
Une lexoj,Dhe jam e lodhur nga fjalet shkrimet deklaratat akzuat. Une dua Buke o zotri BUKE, pune, uje, drita, model per te ndjekur. Une dua nje model qe t'na nxjerre nga ky terr. TI a je i afte?!
Une kaq kisha!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ti nuk lexon !

E bukur kjo!
NE fakt dhe une kur e lexova thash: A c' paska thene te verteten! Pasi e ka thene. Po egzistojne te githa ato qe ka permendur. Te gjithe ato lloj prototipash qe s'marrin vesh nga asgje dhe sillen sikur i dine te gjitha!, Por, Ky nuk eshte realiteti absolut, dhe kjo nuk vjen e gjitha nga Leximi.

a)Une nuk Lexoj,dhe them kurre mos lexofsha kur pashe se si ai qe kish lexuar ishte i gatshem te linte pacientin te vdiste, sepse skish lek per ti futur ne xhep.
b)Une nuk Lexoj, por nje gje e di. ASnje shtet ne europe nuk vuan nga uje e drita.
c)Une nuk lexoj, por kam pare se si babait tim ju deshen 10 vite per te ngritur nje shtepi 1 kateshe me leke djerse, dhe ndaj kam goje te bej me gisht dike qe e ben shtepine 5 kateshe brenda muajve.
d)Une nuk lexoj, por njesoj si une ai qe lexon, nuk paguan dot 30 mij lek cdo muaj drita elektrike me elektriciste qe nuk vijne te shohin sahate, dhe shifra tarifuese marramendese.
e)Une nuk lexoj,sepse nuk shkoj dot ne universitete private ku te tjere mbarojne nga 2-3
f)Une nuk lexoj, por s'me hyn ne pune kur ne interviste nuk u pranua ai qe lexonte por nje injorant qe kishte mik.
g)Une nuk lexoj, por dhe ai qe lexon,e di se ne si mire apo keq, cdo gje e kundershtojme, ja kete po bej dhe une tani.
h)Une lexoj, dhe e kuptoj se ne si shqiptar jemi euforik sa here lexojme shkrime emocionale, akuzuese, deri diku pompoze dhe aspak reale. Sepse ne harrojme se ne jemi pjese e shoqerise, ato fjale na thuhen ne, pikerisht ne qe e lexojme Ypin. Por fatkeqesia jone me e madhe nuk eshte Leximi, por eshte perjashtimi qe i bejme vetes nga cdo e keqe, dhe fajesimi i te tjereve.
i) Une lexoj,Dhe jam e lodhur nga fjalet shkrimet deklaratat akzuat. Une dua Buke o zotri BUKE, pune, uje, drita, model per te ndjekur. Une dua nje model qe t'na nxjerre nga ky terr. TI a je i afte?!
Une kaq kisha!

a) Ai ka lexuar ,ka fituar ato qe ka dashur dhe eshte ne rregull ,njeri me shpirt te mire nuk te ben libri , libri te ben doktor :D
b)Ti duhet te lexosh , duhet te lexosh qe te kuptosh se kur ske uje e drita duhet te ngresh zerin ,te dalesh ne proteste ,te levizesh guret qe ke ne dore dhe jo te rish e te thuash: eh skam as uje as drita, shtet i poshter !
c) Ti duhet te lexosh , te lexosh dhe te kuptosh se ne kete bote fiton ai qe i bie rruges me te shkurter ,por udhetimin e shijon ai qe i bie me gjate sepse ai ka aq shum gjera te bukura ose jo , per te treguar nga ai udhetim .
d)Ti duhet te lexosh dhe te kuptosh se faturat e dritave tashme me qeverine e re jane jo me pak se 6000 lek te reja ,na premtuan ulje nderkohe qe paguanim deri ne 3000 te reja ,na i cuan 6000 mij dhe populli nuk lexon , nuk kupton qe 6000 eshte me e madhe se 3000 dhe si rrjedhoj shkon dhe i voton perseri :D (kjo eshte me teper konstatim, jo per te kundershtuar ty )
e) Ti duhet te lexosh , te mbarosh ne universitet shteteror dhe me aftesi me pas te shkosh te japesh mesim ne universitetet private dhe te kuptosh se 1 diplome e jotja me merite edhe duke lexuar , vlen sa gjithe pasuria e tyre .
f) Ti duhet te lexosh , te lexosh dhe te kuptosh se nese ti nuk lexon dhe nuk ke as mikun ,atehere do rrish pa pune gjithe jeten , por nese lexon dhe ske mikun ,atehere do fitosh nje pune me aftesi dhe ku do vleresohesh shum me teper se ai qe u fut me mikun pas.
g) Ti duhet te lexosh , te kuptosh se kundershtine mund ta bejne te gjithe ,por ti qe lexon mund te arsyetosh ,ai qe nuk lexon thjesht kundershton , hendeku eshte i madh.
h) Ti ben mire qe lexon sepse ti e kuptove qe Ypi shkrimin e ka bere per te gjithe ,madje edhe per ata qe lexojne ,sepse ai nga ty pret qe shkrimi tij te lexohet ,te kritikohet dhe te lavderohet ,sepse ti je e afte ta besh kete , sepse ti lexon !
i) Ti lexon ,duhet te lexosh akoma me teper dhe te kuptosh se buken duhet ta fitosh vet jo ta kerkosh nga te tjeret ,ashtu sic ai qe ti po lexon e fiton buken me ato qe ai shkruan dhe ti i lexon dhe kritikon :D Ai e ka nje model ,ai ndjek vetveten dhe e shfrytezon ate .

;) Me pelqeu komenti jot dhe si cdo shqipetar qe ka ne maje te gjuhes kundershtine ,kapa disa nga pikat qe mu duken me mire te formuluara dhe i replikova :D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ti nuk lexon !

Haha Mals.
OMals mos u genje nga togfjaleshi: une nuk lexoj. Ne fakt mund te ishte dhe une lexoj. Dhe prap ato qe kam thene qendrojne. Me ate qe kam thene skam dashur te ul vleren e arsimit leximit por thjesht per ti treguar Ypit se ato te keqia qe ai ka rreshtuar jane per te gjithe si ato qe lexojn si ato qe nuk lexojne. Madje Sali Berisha qe mallkohet nga ne esht nje lexues i lindur per ta patur zili te gjithe. Madje dhe un qe lexoj ja fus 5 mij lekshin me xhep doktorit se kam hall cte bej(se kshu thote edisoni. Ju jepni rryshfet se nuk lexoni. Lol)
ti thua buken duhet ta fitosh. Dhe une dua por kam nevoj tme ofroje tregu pune. Nga nendheu skam ku ta gjej punen. Qeveria me sh mbyll sektoret e punes sesa po hap.

Ore ai e ka paraqit sh mir realitetin dhe per nje shkim momenti e te shkurter pranohet. Por te gjitha fatkeqesite tona nuk vijne nga mosleximi. Ato qe thua ti jo mbaro shteteror ik e jep msim privat. Se bej dot se privati ka mikun. Lol.

Une se kam provuar realitetin shqiptar. Ama kam shoqe /shoke qe kane qene absolute dhe kan perfunduar ne nje pune sa me thene. Imagjino Arkitekte 5 vjet shkolle dhe Me 200 mij lek rroge. Kulmi..

Ti thua mos voto ate qe tka premtuar genjeshtra. Po ca tbej. Te dy partit felliqesira jane. Te dyja genjejne.. e mir spo votoj hic.

Gjthss dhe ato qe thua ti qendrojne se nqs sdo ket njerez qe jane optimist dhe punojne per te ardhmen i bie tket marre fund cdo shprese. Personalisht bej pjese tek ai grup qe mundohem te shoh te miren. Ama sh e lavdruam keto dy dit shkrimin e edisonit. Lol. Boll mo! :P
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ti nuk lexon !

Haha Mals.
OMals mos u genje nga togfjaleshi: une nuk lexoj. Ne fakt mund te ishte dhe une lexoj. Dhe prap ato qe kam thene qendrojne. Me ate qe kam thene skam dashur te ul vleren e arsimit leximit por thjesht per ti treguar Ypit se ato te keqia qe ai ka rreshtuar jane per te gjithe si ato qe lexojn si ato qe nuk lexojne. Madje Sali Berisha qe mallkohet nga ne esht nje lexues i lindur per ta patur zili te gjithe. Madje dhe un qe lexoj ja fus 5 mij lekshin me xhep doktorit se kam hall cte bej(se kshu thote edisoni. Ju jepni rryshfet se nuk lexoni. Lol)
ti thua buken duhet ta fitosh. Dhe une dua por kam nevoj tme ofroje tregu pune. Nga nendheu skam ku ta gjej punen. Qeveria me sh mbyll sektoret e punes sesa po hap.

Ore ai e ka paraqit sh mir realitetin dhe per nje shkim momenti e te shkurter pranohet. Por te gjitha fatkeqesite tona nuk vijne nga mosleximi. Ato qe thua ti jo mbaro shteteror ik e jep msim privat. Se bej dot se privati ka mikun. Lol.

Une se kam provuar realitetin shqiptar. Ama kam shoqe /shoke qe kane qene absolute dhe kan perfunduar ne nje pune sa me thene. Imagjino Arkitekte 5 vjet shkolle dhe Me 200 mij lek rroge. Kulmi..

Ti thua mos voto ate qe tka premtuar genjeshtra. Po ca tbej. Te dy partit felliqesira jane. Te dyja genjejne.. e mir spo votoj hic.

Gjthss dhe ato qe thua ti qendrojne se nqs sdo ket njerez qe jane optimist dhe punojne per te ardhmen i bie tket marre fund cdo shprese. Personalisht bej pjese tek ai grup qe mundohem te shoh te miren. Ama sh e lavdruam keto dy dit shkrimin e edisonit. Lol. Boll mo! :P

Une fola mbi ato qe lexova se ti kishe shkruar, togfjaleshin e morra dhe e perdora per nje replike estetike me rime sepse ska logjike qe ato "une nuk lexoj" ti merrja si te verteta te thena nga ty sepse ska njerez qe edhe lexojn edhe nuk lexojne , o po o jo :P
Sali mavrija eshte lexues i lindur dhe eshte nga njerezit me te suksesshem ne shqiperi dhe mbare boten ,thjesht sepse ka lexuar dhe me ane te te mirave dhe te keqijave te tij ka perfituar nga njerez qe nuk kane lexuar dhe ata qe kane lexuar por qe nuk kane pasur forcen ti vejne ne zbatim ato qe kane lexuar . Sali mavrija ka dal i fituar dhe tek shkrimi i Ypit ai eshte nje sukses :D

E di cfare skam qejf une tek ne shqipetaret ? Se i deformojme fjalet e tjetrit , kjo jo sepse nuk lexojme por sepse e nisim leximin me syrin e keq . Ypi nuk ka thene qe : Ju qe jepni rryshfet nuk lexoni, por "Ti i jep ryshfet nëpunësit, mjekut, dhe pastaj i përgojon. Ti vepron kështu sepse ti nuk lexon" . Pra thote qe ben nje veprim dhe pastaj ben kundraveprim per veprimin qe vet ke bere . Ti i jep lek dhe pastaj i pergojon , jooo , mos i jep lek , ose jepi dhe qepe :P :P
Te ofron tregu pune sa te duash ketu ne tr ,sa te mbytesh , ja ku jam une momentalisht kam 4 vende dhe duhet te zgjedh nga keto te punoj ne vetem 2 vende (sepse aq kam kapacitetin fizik :P ) , kjo sepse kush e kerkon punen e gjen , une snjoh njeri ne tr skam as mik as shoket si kam futur ndonjeher ne siklet per te me ndihmuar diku . Por nuk po them se jam une i afte ,thjesht ne tr ka pune ,neper rrethe pastaj veshtire shum (por ai qe do e gjen nje menyre)
Ke konceptin e gabuar, ne sektorin privat ka kerkese me te larte per njerez me aftesi Soul , dikush te ka genjyer qe te ka thene te kunderten . Une si privat do kerkoj cilesine ne biznesin tim jo mikun, mikun e kam tek kafja , ne kete pjese ka ecur goxha para biznesi ne shqiperi (nuk them se ska dhe raste sporadike me mik,por pjesa me e madhe eshte me aftesi).
Arkitetkte 5 vjet shkolle ? Po te zgjidhte nje dege qe ka perspektive ,ka kerkese tregu per ate dege , ta studionte degen qe do zgjidhte sepse smund te vendosim 10 arkitekta per ndertimin e nje banese 2 kateshe . Eshte gabim ne zgjedhje i studenteve . Edhe une kam shok e shoqe qe kane mbaruar ekonomi, shkenca politike ,etj ,por nuk mund te futen ne pune 3000 ekonomista ose me teper cdo vit ne nje vend ku ka vetem 50000-100000 biznese ndoshta . Shoket e shoqet e tua dhe te mijt duhet te shohin pak me larg kur futen ne universitet , te bejne nje shkolle profesionale ,te bejne dicka qe e kerkon tregu . Edhe nuk eshte kulmi 200 mij lek jo , kulmi eshte qe ka njerez qe nuk e kane as ate pune qe po ta kishin do ishin te lumtur .
Une nuk ndryshoj qendrim ndaj nje personi nese ai nuk ndryshon qendrim ndaj vetvetes dhe lidhjes me mua ;)
 
Titulli: Ti nuk lexon !

Se jam me cel.

Po nje 1. Ti i jep rryshfet doktorit pastaj e shan(pergojon ) sepse nuk elxon. Ca lidhje ka leximi me rryshfetin tani. Ah nqs thua qe leximi tben njeri te qyteteruar dhe te largon nga veset si rryshfeti atehere cme thua per doktorin qe ka lexuar me tonelata dhe ste sheh me sy po si dhe rryshfetin.
Dmth me shpjego vec ket rast.

Sa per rastet e punes qe ka me bollek. Pse ti paske kaq sh mundesi shyqyr sdo te thot qe e kan te gjithe o mals jo. Njeriu nuk studio ate qe ka nevoj tregu. Se zanati nuk fitohet per te fituar nje cope buk. Zanati merret sipas prirjes dhe pasionit :)
p.s.me sugjero nje pune apo shkolle ti mua meqe esht mbush shqipria me arkitekt ekonomist dhe avokat. Une kam prirje per arte grafike dhe artet sociale po dhe shkencat egzakte sjam keq. :p. Po ca tplanifikoje ktu e 10 vjet o burre. 18 vjec ke qene. Leqe sic ta thash zanati nuk merret sipas tregut as sic ta ka planifiku babi
 
Titulli: Ti nuk lexon !

Se jam me cel.

Po nje 1. Ti i jep rryshfet doktorit pastaj e shan(pergojon ) sepse nuk elxon. Ca lidhje ka leximi me rryshfetin tani. Ah nqs thua qe leximi tben njeri te qyteteruar dhe te largon nga veset si rryshfeti atehere cme thua per doktorin qe ka lexuar me tonelata dhe ste sheh me sy po si dhe rryshfetin.
Dmth me shpjego vec ket rast.

Sa per rastet e punes qe ka me bollek. Pse ti paske kaq sh mundesi shyqyr sdo te thot qe e kan te gjithe o mals jo. Njeriu nuk studio ate qe ka nevoj tregu. Se zanati nuk fitohet per te fituar nje cope buk. Zanati merret sipas prirjes dhe pasionit :)
p.s.me sugjero nje pune apo shkolle ti mua meqe esht mbush shqipria me arkitekt ekonomist dhe avokat. Une kam prirje per arte grafike dhe artet sociale po dhe shkencat egzakte sjam keq. :p. Po ca tplanifikoje ktu e 10 vjet o burre. 18 vjec ke qene. Leqe sic ta thash zanati nuk merret sipas tregut as sic ta ka planifiku babi

Leximi ka te beje me veprimin qe ti ben , ti paguan per dicka qe nuk duhet ta besh sepse nuk e ke detyrim dhe pastaj per veprimin qe ben ti ,shan dike tjeter :D
Ta thashe edhe me lart ,mos mu bej tipike shqipetare perseri . Doktor te ben leximi ,por njeri me shpirt te mire nuk te ben libri .
 
Titulli: Ti nuk lexon !

Edison Ypi më pëlqen shumë me shkrimet e tij, por ju lutëm Edison. Krimi i jakës së bardhë( evazion fiskal, korrupsion, skema piramidale të krimit etj) janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen nga ata që lexojnë.
 
Titulli: Ti nuk lexon !

Citim: Përvojat e njerzimit, aftësitë, paaftësitë, sukseset, mossukseset, mediokritetet, gjenialitetet, Arti, Letërsia, të mirat, të këqiat, të ëmblat, të hidhurat, të gjitha janë nëpër libra, që ti nuk i lexon

Tani sekreti i nje lexuesi te mire,pasi kemi kaluar shkallen e moslexuesve,dhe kemi dal tek ata qe lexojne .
duhet pasur kujdes sepse;
Eshte shume e rrezikshme kur dikush lexon dhe imiton.
Kur dikush lexon dhe nuk riprodhon.
Kur dikush lexon dhe nuk racionalizohet te mbarse brumin e tij/saj.

Kemi nje degradim me te keq se sa mos leximi fare.
Lexuesi nuk duhet te jete hije apo fantazem e nje shpirti te pa jete ne nje liber apo filozofi.
Lexuesi duhet te jete nje udhtar ne kafet e mendjes, te asaj qe serviren neper penet e shpirtrave njerzore.
Perjashtohen shkencat ekzakte..:P.KEto kan tjeter shtjellim.
Te lexosh shendetshem do te thote,pas cdo informacioni qe merr dhe percjell ne trurin tend te japesh dhe ti ndersjelltas rreth teje nga vetja.
Te lexosh shendetshem do te thote te krahasohesh mes vetes dhe botes.
Do te thote te pranosh tjeret ti njohesh mesemiri e me dashuri ,por pa u shuar dhe humbur ne ta identitetin origjinal tendin.
 
Titulli: Ti nuk lexon !

Leximi ka te beje me veprimin qe ti ben , ti paguan per dicka qe nuk duhet ta besh sepse nuk e ke detyrim dhe pastaj per veprimin qe ben ti ,shan dike tjeter :D
Ta thashe edhe me lart ,mos mu bej tipike shqipetare perseri . Doktor te ben leximi ,por njeri me shpirt te mire nuk te ben libri .

Epo ate thuaj. Qe edisoni nder sh te verteta ka perfshire dhe gjera qe slidhen me leximin. Un shqiptare jam ska lidhje fare ca je ne kete rast. Ti po mundohesh te shohesh pak drite ne cdo fjale te tij ama ne kete aspekt e ka gabim. Vlerat virtytet ndershmeria ska lidhje me cke lexuar(ne kontekstin shqiptar) se ne parim leximi dija duhet te kontriboje dhe ne formimin moral te njeeiut. Nejse.. ti ndoshta arrin ta kapesh lidhjen e leximit me rryshfetet ne spitale. Une se bej dot. :D. E leme me kaq tashi. Ne fund te fundit shkrimi eshte mjaft godites i fort dhe nqs e lexon dikush qe spara lexon do i beje mire pasi do mendoj se cdo te keqe e ka nga vetja e kushedi fillon e permiresohet :D

Nje gje smorra vesh. Nw fillim the. Me pelqeu ajo qe ke shkruar po tani se kuptoj pse insiston te kundershtosh dicka qe e pohove se kisha te drejte. Lol
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ti nuk lexon !

Hahahah pse thua gjithmone : E lejme me kaq ? :P

Po ta kam shkruar atje ku te thashe me pelqeu komenti jot ,por si cdo shqipetar kam dhe une qejf te kundershtoj..... Dhe gjeta disa gjera ku mund ta beja :D
 
Titulli: Ti nuk lexon !

Sot lexova syte e trisht te nje nene.
Sot lexova buzeqeshjen e saj te dhimsur,,
sot lexova luften e saj mes jetes dhe te pakthyeshmes..
Sot lexova aty ku lexojne njerzit.
Sot lexova nje copez ndjenje shpirti..
Oh, sot u ngopa me lexim real mes ajrit pak sa te rende,heshtjes dhe situatave emocionale .Qe lindinin ne nje ambjent rreth nesh.
Sot lexova syte e nje nene te trisht. Neper lotet e saj lexohej dashuria e pamase per jeten dhe dashurin e saj.
Uroj qe syte e saj te lexohen gjate...nga njerzit e saj te dashur...qe aq shume i donte...
 
Titulli: Ti nuk lexon !

Hahahah pse thua gjithmone : E lejme me kaq ? :P

Po ta kam shkruar atje ku te thashe me pelqeu komenti jot ,por si cdo shqipetar kam dhe une qejf te kundershtoj..... Dhe gjeta disa gjera ku mund ta beja :D

Lol.
E them kur kuptoj qe fillojme duke perserit veten, ose i biejme ne nje vrime fyellit, ose rrotullohemi rrotullohemi me fjalet dhe prap ngelim mvendnumero, ose kur e shoh qe une s'te coj dot te llogjika ime, por as ti(tjetri) sme con dot tek llogjika e vet, Lol.. shpesh dhe kur e shoh qe debatuesi perballe e kthen muhabetin sa kendej andej thjesht qe ti dale e vetja, (me kete rast jo qe s'merrem me por dhe me ik krejt deshira ta lexoj ne te ardhmen, sigurisht se kam per ty, por i referohem diskutimeve ne pergjithsi ketu e 3 vjet)

p.s. Dje isha me cel, s'kisha nerva me me u marr: e lagu se lagu, pasi s'eshte sepo fitonim ndonje dije apo njohuri kushedi nga debati jone, Lol
:)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ti nuk lexon !

Aaa ok :-D Te iki te kridhem edhe njeher une se ora 02:10 dhe duhet te kthehem te bej dhe nje sy gjum se dite e gjate do zbardh.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top