Plani fizik-Trupi
Nga të shtatë planet e ndërtimit si tërësi e qenies sonë, niveli më i dendur është ai i planit fizik, të cilin, derisa jeta jonë si ekzistencë është e kufizuar në këtë nivel, ne e njohim më së miri dhe me të kemi më së shumti punë.
Rreth konstruksionit të ndërtimit tonë fizik, në shumë mësime dhe shkrime të autorëve të ndryshëm, ka mendime se, në krahasim me shtresat tjera irracionale, trupi është niveli më i parëndësishëm, andaj, në njëfarë mënyre, duhet injoruar.
Nëse në të ardhmen do të hasni diku në këso vlerësimesh, ato kurrë mos i pranoni si të sakta. E vërteta duhet të jetë se, trupi fizik gjatë veprimit të tij në planin material është instrument i shpirtit.
Trupi është instrument i gjallë dhe jo makinë e pandjeshme.
Nëse marrim si shembull nga përvoja e jonë praktike, dihet mirë se poseduesi i një instrumenti që e përdor atë për çfarëdo pune, mjetin e vet duhet ruajtur në gjendje të mirë duke i lejuar atij që lirshëm dhe pa kurrfarë pengesa, t'i kryejë funksionet e veta të dedikuara specifike. Muzicienti, i cili e lë anash dhe nuk kujdeset fare për violinën e tij, është aq i çmendur se ai që pasionohet pas tij, duke humbur energjinë e kotë në zbukurimet dhe stolisjet e panevojshme.
Siç po e vërejmë, trupi nuk jemi ne, por ai është një instrument me ndihmën e të cilit shpirti vjen në kontakt me botën e jashtme të realitetit tonë objektiv.
Shpirti, këtë kontakt e bën përmes pesë shqisave tona, të cilat gjatë evolucionit janë përsosur dhe kanë arritur nivelin e tyre të ndërtimit të tanishëm. Se sa jemi të varur nga këto pesë organe fizike, mund ta vëreni edhe nga një eksperiment i vogël. Filloni ngadalë dhe me radhë t'i shkyçni funksionet e të gjitha shqisave tona dhe do të vëreni se kontakti me realitetin objektiv është ndërprerë në tërësi. Tani, e vetmja gjurmë që na mbetet është kujtesa në gjërat e mëparshme dhe parafytyrimi i eksperiencave të kaluara.
Nëse shqisat tona nuk funksionojnë për ta regjistruar drejtpërdrejt atë, realiteti i tashëm nuk mund të përjetohet si ekzistencë. Nëse tanimë, trupin e shikojmë nga ky kontest, atëherë vërejmë se ai nuk është asgjë tjetër veçse një instrument dhe shërbëtor besnik e shpirtit që në vete kombinon funksionet e aparatit emetues dhe pranues të informatave të caktuara. Një pjesë e këtyre informatave merren përmes shqisave dhe dërgohen nga realiteti i jashtëm objektiv, kurse të tjerat merren dhe dërgohen nga shtresat tjera të realitetit jomaterial ose metafizik.
E tani të trajtojmë një kontribut të rëndësishëm që urtësitë e lashta i kanë dhënë njohurisë sonë të përgjithshme të ndërtimit të tërësisë konstruktive të qenies njerëzore. Fjala është për çiftin eterik, apo, ndryshe, për AURثN si mbështjellëse eterike e trupit.
Shkencëtarët tanë modernë, të cilët i kanë kushtuar më tepër se dy shekuj hulumtimit të trupit si gjendje fizike, kanë arritur në të dhëna të thukëta për këtë mekanizëm të përsosur. Ata kanë hulumtuar çdo muskul, çdo asht dhe nerv, organet tona të përsosura funksionale, enët e gjakut, etj. dhe të gjitha të arriturat i kanë evidentuar në katalogët e tyre të prezantimeve shkencore, por edhe përkundër punës së madhe të kryer, kanë anashkaluar pa e vërejtur edhe pjesën tjetër jomateriale të trupit tonë, që ne e quajtëm AURث.
Tek dikur, kah mesi i shekullit XIX, shkencëtari rus, Kirilijani, zbulon kamerën e cila incizon aurën apo mbështjellësen eterike të trupit tonë. Mbështjellësja eterike e trupit shtrihet në një distancë prej 7,5 cm. nga pjesa e fortë e saj dhe përbën tërësinë unike të trupit tonë. Funksioni specifik i mbështjellësit eterik është që t'i shërbejë si lidhëse energjisë vitale me trupin. Ajo ka rolin e akumulimit dhe ruajtjes së vazhdueshme të kësaj energjie të cilën e merr më së shumti nga dielli, pastaj nga ajri me frymëmarrje dhe më së paku me ushqim. AURA jonë është mbështjellëse komplekse dhe trupi përmes qendrave energjetike të padukshme për shqisa fizike, që quhen qark dhe që janë të vendosura zakonisht afër gjëndrave të pajimit hormonal të organeve fizike të trupit.
Ekzistojnë gjithsej shtatë qarqe dhe ato janë të vendosura afër trupit sipas kësaj renditjeje: e para është në maje të kokës, e dyta në ballë, në mes të fillimit të rrënjëzës së hundës, e treta në mes të gabzherrit të fytit, e katërta në mes të gjoksit, e pesta në pleksus, ku fillon pjesa muskulore e lukthit, e gjashta dy gishtërinj nën kërthizë dhe e shtata në fundin e mbarimit të organeve gjenitale. Qarqet, përmes meridianëve, që janë 12, shpërndajnë energjinë vitale në tërë konstruksionin e ndërtimit të trupit së bashku me të gjitha organet tjera funksionale.
Vendet, ku përcillet kjo energji tek organi ose pjesa e caktuar e trupit, quhen pika akupunkturale, që në trup janë mbi 3000. Këto pika kanë të bëjnë pikërisht me akupunkturën si terapi tradicionale kineze, e cila mbështetet në filozofinë e veprimit të dy poleve të energjisë vitale në trup të quajtur si CHI. Njëri pol i kësaj energjie, si pozitive, quhet JIN, Kurse poli tjetër, si negative - JANG. اrregullimi harmonik i veprimit të këtyre dy energjive të kundërta vitale shkakton sëmundjen e organit ose pjesës së caktuar të trupit. Andaj, medicina tradicionale kineze, e mbështetur në këtë filozofi, përmes futjes së gjilpërave të caktuara në pikat energjetike akupunkturale, balancon devijimin disharmonik të këtyre dy të kundërtave që kanë shkaktuar sëmundjen dhe kështu vjen deri te shërimi.
Trupi, sikurse mendja dhe shpirti, në funksionimin e tyre si qenie janë të pandashme dhe përbëjnë unitetin e një procedure si tërësi të kontaktit të nivelit të lartë shpirtëror me botën e realitetit objektiv material. Detyra jonë është që të konstatojmë natyrën dhe funksionimin e këtij instrumenti të shpirtit kah rruga e saj e kontaktit dhe njohjes me realitetin objektiv-material. Sepse, shumë disiplina ekzakte shkencore e kanë përsosur njohjen e përbërjes dhe funksionalitetin fizik të trupit tonë.
Gjatë tërë veprimit të saj në realitetin fizik, trupin gjithnjë duhet shikuar si instrument të shpirtit. ثshtë instrument i gjallë e jo makinë e pandjeshme, prandaj edhe ai ka ligjshmëritë e veta të funksionimit dhe të veprimit. Nëse e trajtojmë trupin si instrument të shpirtit, atëherë, çfarëdo qoftë ky instrument, përherë duhet ta ruajmë në gjendje të përsosur për t'i kryer me sukses të madh funksionet e veta të komplikuara.
Përmes këtij prezantimi, qëllimi ynë do të jetë vetëm njohja e funksionalitetit të saj, ashtu që kj, në mënyrë të vetëdijshme, do të ndikojë në kontrollimin e këtyre funksioneve. Gjatë procesit të gjatë të evoluimit, ky instrument, paralelisht me UNI-n, është zhvilluar dhe adaptuar tendencave të procesit të vazhdueshëm të zhvillimit të përhershëm kah e përsosura. Pra, siç e vërejmë, trupi është një instrument bartës, i cili në vete kombinon funksionin e pranimit dhe transmetimit të informatave si nga realiteti objektiv në drejtim të UNI-t, dhe anasjelltas.
ثshtë tërësisht si një radio-aparat që pranon dhe dërgon sinjale gjatë komunikimit të dyanshëm. Nga bota fizike ajo, pëmres shqisave të veta, kap vibracionet e dritës, zërit etj., duke i bartur ato kah UNI. Në anën tjetër, nga UNI, që është në ndërtimin e vetë trupit fizik, pranon mendime dhe impulse motorike dhe ato, përmes organeve të aksionit, i bart në botën e jashtme. Sikur e shihni, edhe pse kemi prirje dhe bindje të rrënjosur për t'u identifikuar me trupin tonë, nuk jemi trup, por zotërues i tij.
Mbajeni në mend gjithnjë këtë urtësi:
"TI NUK JE TI, TI JE TI Nث TY!"
Trupi dhe shpirti formojnë një tërësi të pandashme, prandaj edhe kërkojnë kujdes të njëjtë. Trupi është bartës i shpirtit dhe ana tjetër e tij. اdo çrregullim organik patjetër reflektohet edhe në funksionimin shpirtëror dhe e kundërta. Kontrollin e plotë dhe të vetëdijshëm të funksionimit të trupit si instrument i UN-it, e arrijmë përmes fisnikërimit të ndërtimit të tij që sipas veprimit të procesit të vdekjes dhe krijimit të qelizave të reja në trup është pandërprerë në përtëritje e sipër.
Trupi me një përbërje të ndërtimit të fisnikëruar është përçues shumë më i mirë gjatë kontaktit të vazhdueshëm ndërmjet UN-it dhe botës materiale. Ndërsa, fisnikërimi i saj bëhet përmes ushqimit dhe zgjedhjes adekuate të përbërjes së saj.
Adnan Abrashi/Sa-kra/