Ti je vetvetja...

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Ti je vetvetja...​


“..Të ishe vetëm për pak sekonda i sinqertë, e ta vështroje veten në pasqyrë, mos të shikoje formën e veshëve, por të mendoje për funksionin e tyre; të mos shikoje formën e syve, por të mendoje për përsosmërinë e tyre. Po edhe pamjen tënde që dallon prej çdo krijese tjetër!

E kupton se sa krijesë e veçantë je ti?
S’je si krijesat e tjera. Jo vetëm që i ke të gjitha gjymtyrët, të cilat ty të kanë zotëri, por ti ke edhe intelekt! E intelekt të vënë në shërbimin tënd. Punon aq sa ti kërkon prej tij.

Ti o njeri, ke nevojë për forcë. Jo për forcë gjymtyrësh, por për forcë shpirtërore, për forcën që ti s’e sheh, por e ndien. Atë forcë e ke ndier vetëm kur ke dashur diçka me plot vullnet dhe sinqeritet. E ajo fuqi të ka ardhur. Ndërsa tani ti s’e ke!

Po dije se ajo forcë është në gjumë dhe ti mund ta zgjosh atë kur ta kërkosh diçka me shpirt!

Mëshiroje veten! Mëshiroje shpirtin! Ti ke fuqi brenda vetes! Mos e bëj atë që të rënkojë. Thyeje perden e papërgjegjësisë. Ki mëshirë ndaj intelektit, e mos e ul atë. Jepja atij të drejtat e veta, siç ia jep trupit me ushqime.

Ti je krijesë inteligjente!
Ti je zotëriu i të gjithë krijesave në tokë! Gjithçka rreth teje, e mbi ty, është në shërbimin tënd. Vetëm shfrytëzoje intelektin, shprehe vullnetin dhe ji i sinqertë, e do ta ndjesh peshën e njerëzores, që ti mund të kesh.

Zoti yt të nderoi!
Vetëm sikur pak ta respektoje këtë nder që t’u bë, ti do t’i përuleshe dhe do t’i ishe përjetësisht falënderues e mirënjohës, Krijuesit tënd, Krijuesit që ti ende nuk po e ndien.

Të paktën, për fillim, ndieje përsosmërinë në të cilën u krijove!..”



Avni Tafili


 
Back
Top