“Ti je dhe do të mbetesh mami im!”, historia prekëse e djalit që u rrit nga tezja

Guest2

Antarë i Respektuar
Jeta të sjell shumë të papritura, të cilat me guxim dhe sakrifica njeriu mund t’i përballoj. Në emisionin “E diela shqiptare”, tek rubrika “Ka një mesazh për ty”, është treguar një histori vërtet prekëse.

Kur ishte vetëm 15 vjeçe, Fluturës i ndërroi jetë nga një sëmundje e keqe motra, Salushe Deda. Ajo kishte lënë dy fëmijë, një vajzë dhe djalin Françeskon, i cili kishte vetëm tre muaj që kishte lindur. Ndodhur në këtë situatë dhe për hir të dy fëmijëve të motrës Flutura u martua me kunatin, Sami Dedën.

Vitet kalonin dhë fëmijët rriteshin. Një prej ditëve, kur Françesko martoi motrën dëgjoi nga njerëzit se “po martohej një jetime”. Ai nisi kërkimet, ndërsa dashuria për nënën, Fluturën, u “ftoh”. Ndodhur në këtë situatë Flutura tregoi tek “Ka një mesazh për ty” gjithë historinë.

Duke shpërthyer në lot ajo i dha Françeskos mesazhin se e donte pa kushte: “Ti je dhe do të mbetesh gjithmonë djali im i parë dhe i madh. Unë do të jem gjithmonë nëna jote. Mos i dëgjo ato që të thonë të tjerët që të largohesh nga unë. Le të jetojmë bashkë siç kemi jetuar deri tani, derisa të rritesh e të punojmë bashkë”.

I prekur nga fjalët e saj edhe Françesko nuk nguroi t’i thoshte sërish “mami”. “Mami, unë të dua shumë. Nuk do t’i dëgjoj asnjëherë fjalët e të tjerëve”.

Flutura i kishte sjellë Françeskos sendet që ajo kishte ruajtur nga motra e saj: fotot, veshjet etj. Ka qenë moderatori Ardit Gjebrea ai që hapi kutinë me sendet e vyera, duke i shfaqur djalit për herë të parë fotografitë e nënës së tij biologjike, e cila kishte vdekur vetëm 3 muaj pas lindjes së tij.

Për shkak të problemeve ekonomike, Françesko është detyruar të lërë shkollën e të vazhdojë arsimin profesional, por pavarësisht pamundësive, ai i është shumë mirënjohës Fluturës, nënës së tij. Pas kësaj historie prekëse të shumta kanë qenë telefonatat në redaksinë e Televizionit Klan për t’i ardhur në ndihmë Françeskos, në mënyrë që ai të vazhdojë shkollën. /tvklan.al
 
Titulli: “Ti je dhe do të mbetesh mami im!”, historia prekëse e djalit që u rrit nga

Me thene te drejten e pashe ......se mohoj qava ,ndoshta sepse u ndjeva e perfshire e ngjarjen , jo vijemesine e situatave.

Per mua ajo tezja , ka bere nje sakrifice qe zor se gjithkush do kish bere!
 
Titulli: “Ti je dhe do të mbetesh mami im!”, historia prekëse e djalit që u rrit nga

Nuk e di,por te marri burrin e motres,per mua eshte e pa pranueshme,pavarsissht arsyes qe e shtyu ta beje kete.
 
Titulli: “Ti je dhe do të mbetesh mami im!”, historia prekëse e djalit që u rrit nga

Cudi si ka mbetur dicka e tille e fshehte deri ne momentin qe martoi motren!
Nuk e kam pare videon gjithsesi nga pershkrimi ajo femer meriton vetem respekt dhe shume dashuri per sakrificen qe beri...Duke qene se dhe vete kam vuajtur dicka te tille si humbja e prindit (2 prinderve) ndonese ne moshe me te madhe por gjithsesi femije,Francesko jo vetem mirenjohje por dhe qilimin e kuq do e kisha shtruar per ate femer ....
 
Titulli: “Ti je dhe do të mbetesh mami im!”, historia prekëse e djalit që u rrit nga

Nuk e di,por te marri burrin e motres,per mua eshte e pa pranueshme,pavarsissht arsyes qe e shtyu ta beje kete.

e degjove historine? nese po sdo kishe pyetje...
 
Titulli: “Ti je dhe do të mbetesh mami im!”, historia prekëse e djalit që u rrit nga

Nga anet tona veriore ndodh qe nese vdes bashkshorti per te mos lene nusen te iki me femije,e merr kunati per grua gjithmone nqs bien dakort jo se gjithmone behet kjo gje.
Kjo historia e kesaj grua eshte vertet nje sakrific e madhe,Zoti ja shperbleft me te mira.
 
edhe zona e camerise e ka....
 
Titulli: “Ti je dhe do të mbetesh mami im!”, historia prekëse e djalit që u rrit nga

edhe zona e camerise e ka....

Gjithsesi jan gjera te pa pelqyeshme qe kurr sdo ti kisha ba,per mu kunata do respektohej si moter.
 
Titulli: “Ti je dhe do të mbetesh mami im!”, historia prekëse e djalit që u rrit nga

Gjithsesi jan gjera te pa pelqyeshme qe kurr sdo ti kisha ba,per mu kunata do respektohej si moter.

prandaj e quaj sakrifice te madhe dhe te paimagjinueshme.....rastin e kesaj zonje e kam perjetuar dhe une por asesi sdo pranoja dicka te tille.
Por mos harrojme se ajo kish qene vetem 17 vjece.....nga nje fshat, e cila dinte se do ikte te flinte me djalin vetem 3 muajsh te motres dhe kish gjetur veten me burrin e se motres ne krevat. Ende edhe sot ajo nuk i thosh burri im edhe pse kish dy femije te sajet, por burri i motres.

pra ajo zonje me traume do iki nga kjo jete....
 
Titulli: “Ti je dhe do të mbetesh mami im!”, historia prekëse e djalit që u rrit nga

e degjove historine? nese po sdo kishe pyetje...

Nuk ishte pyetese.
Nuk e degjova,e lexova kur e solla ketu.por nqs ky rast do ishte tek une,do preferoja te kisha tezen teze,dhe jo tezen nene.
 
Titulli: “Ti je dhe do të mbetesh mami im!”, historia prekëse e djalit që u rrit nga

Nuk ishte pyetese.
Nuk e degjova,e lexova kur e solla ketu.por nqs ky rast do ishte tek une,do preferoja te kisha tezen teze,dhe jo tezen nene.

padiskutim ....te gjithe ate do donim , por mes dy te keqijash zgjedhim ate qe vret me pak.

PSH; Nipi im kur ishte i vogel dinte se me kishte mam....e tani qe eshte bere tere ai djale , me thote sa here sa xhelozoja per ty ,sepse mendoja qe ishe mami, jo tezja...plus qe ata te dy edhe sot sme therresin teze.
Kur kishte ne shkolle nje teme , mbi familjen e i duhej te shkruante mbi prinderit dhe te afermit....nipi im kishte halla e xhaxha, por teze dhe daje snuk lol
E mesuesja i tha , po une di qe ti ke teze....jo jo ajo eshte Dada lol
....dashuri e kam e une ...tmerr kur te vij ndonje "Xixellonje" e te ma marri :P
 
Titulli: “Ti je dhe do të mbetesh mami im!”, historia prekëse e djalit që u rrit nga

Normal tezja permbledh shum si vendin e nënës, porse origjinalja nuk është... Megjithate te afron edhe ajo shum dashuri.
 
Titulli: “Ti je dhe do të mbetesh mami im!”, historia prekëse e djalit që u rrit nga

Nga anet tona veriore ndodh qe nese vdes bashkshorti per te mos lene nusen te iki me femije,e merr kunati per grua gjithmone nqs bien dakort jo se gjithmone behet kjo gje.
Kjo historia e kesaj grua eshte vertet nje sakrific e madhe,Zoti ja shperbleft me te mira.

Ne nuk e kemi quku ... Katoliket jo me cdi une !
 
Titulli: “Ti je dhe do të mbetesh mami im!”, historia prekëse e djalit që u rrit nga

Ne nuk e kemi quku ... Katoliket jo me cdi une !

Edhe katoliket e kan,kam prova ;)
 
Titulli: “Ti je dhe do të mbetesh mami im!”, historia prekëse e djalit që u rrit nga

Eh, brezat para nesh sakrificen per njeriun e tyre e per ta ndihmuar e kishin ne gjak.
Histori e dhimbshme shume!
 
Titulli: “Ti je dhe do të mbetesh mami im!”, historia prekëse e djalit që u rrit nga

Edhe katoliket e kan,kam prova ;)

Ket se kisha degjuar bohh mbase mbase ... Sa keq pero'
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top