Arfenilla
Themelues i Forumit
Një histori e padëgjuar më parë në Kosovë, nëse vizitoni varrezat e të krishterëve në lagjen Arbëria, do të gjeni edhe varrin e një personi të njohur në Kosovë e më gjerë.
Në varrin e tij është e gdhendur fotografia, emri, data e lindjes, por jo data e vdekjes...nuk është përcaktuar akoma, kjo sepse ai nuk ka vdekur. ثshtë ende i gjallë.
Teksa shikon varrin e vet, akademiku Mark Krasniqi thotë se po ndihet shumë mirë, madje edhe i kënaqur sepse e di ku do të prehet, shkruan Tribuna.
“Kësaj i thonë me ia bë varrin vetës. Rahmet i pastë shpirti”, thotë ai me të qeshur. Vdekja për të, është diçka normale dhe sipas tij, njeriu që në lindje është i dënuar të vdesë.
Vendimi i çuditshëm i tij është marrë që para 30 viteve, në fshatin e lindjes, në Gllaviçicë (Shëngjon-Kokaj) afër Pejës. Krasniqi vendosi t’a ndërtojë vetë varrin e tij.
“Ne shqiptarët, sa jemi gjallë këqyrim sa më parë më bë një kulm për veten dhe familjen. Shtëpia është kryesore te shqiptari, madje e zbukuron atë, mirëpo nuk interesohen të ndërtojnë shtëpinë ku do të jetojnë përgjithmonë. Unë për këtë temë kam një mendim tjetër”, shprehet akademiku Mark Krasniqi. B.koha..