Thuaji se e do, por në veshin e majtë!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Jemi mësuar që kur fëmijët bëjnë ndonjë faj, tu tërheqim veshin. Kjo është një formë edukimi dhe ndëshkimi fizik. Por, a e kemi pyetur ndonjëherë veten: اfarë rëndësie ka veshi që i tërheqim fëmijës?

A e di se:
· Veshi është shqisa e vetme e cila nuk mund të kontrollohet siç ndodh me shqisat e tjera? Edhe nëse i mbyll veshët me gishta, sërish zëri arrin të depërtojë. Ndërkohë që me shqisat e tjera, të prekurit, shikimin dhe shijimin, e ke më të lehtë ta ndërpresësh kontaktin me botën e jashtme.
· Veshi është shqisa e vetme që funksionon edhe kur je në gjumë. Prandaj, personi në gjumë zgjohet menjëherë kur dëgjon ndonjë zë të lartë. Ndërkohë që po ti hedhësh parfum, ose ta prekësh mund të mos zgjohet.

· ثshtë vërtetuar shkencërisht se veshi i majtë është më i vëmendshëm ndaj ndjenjave dhe emocioneve sesa i djathti, i cili ka vëmendje më të madhe ndaj udhëzimeve. Prandaj, nëse dëshiron t’ia bësh qejfin bashkëshortes apo fëmijëve, shprehua dashurinë, por këtë herë në veshin e majtë.

Dëgjimi është porta nga e cila kalojnë informacionet dhe konceptet. Thotë Ibnul Kajjim:”Dëgjimi është baza e mendjes, themeli i saj, flamurtari, këshilltari dhe ministri.”
Shumë të ditur e vlerësojnë dëgjimin më shumë se shikimin. A nuk është fakt që shumë shkrimtarë, poetë dhe njerëz të penës kanë qenë të verbër, por jo të shurdhër?

Prandaj, veshët e fëmijëve tanë dhe miqve, duhet ti vlerësojmë dhe ti trajtojmë ndryshe nga ç’jemi mësuar.
Ne duhet ti dëgjojmë kur të flasin, të jemi të vëmendshëm dhe të mos i ndërpresim. Ashtu siç duhet të ulemi të bisedojmë dhe pleqërojmë, me qëllim që të arrijmë në një rezultat. ثshtë për të ardhur keq, por shtëpive tona u mungon një komunikim i tillë. Shumë të rinj pohojnë se:”Babai dëshiron të flasë vetëm ai dhe nuk preferon të më dëgjojë edhe mua.” Një tjetër tregon:”Babai im më ndërpret menjëherë nëse dua të them diçka.” Një i tretë thotë:”Babai as më flet dhe as më dëgjon.”

Përveç tërheqjes, veshi ka një funksion më të fisëm, të cilin duhet ta respektojmë. Ka shumë dallim mes të dëgjuarit të zërit, depërtimit të tij gjer tek daullja dhe mes dëgjimit me vëmendje dhe interes, i cili ndërthuret me fjalët dhe bazuar në këtë, merren vendimet.

اdo njeri i cili është dëgjues i mirë, është dhe bashkëbisedues i mirë. Provojeni një herë, dëgjojeni me vëmendje personin me të cilin po bisedoni dhe do e kuptoni ndryshimin.

Tani, shko tek personi që e do dhe tek veshi i majtë pëshpëriti fjalët: Të dua dhe të kam xhan. ( Xhasim El-mutava)
4740d7b54e.jpg

//ardhmeriaonline​
 
Titulli: Thuaji se e do, por në veshin e majtë!

dmth ai veshi i djathte qeka...te pjerdhsha mu ne vesh????

prandaj u ankokan robte prej meje se i flas nga i djathti ...mire qe e mora vesh

ja i vrap pele po iki ti them...A me do mu-ti?
 
Pe: Thuaji se e do, por në veshin e majtë!

Ec e mbushja veshit mendjen se cfare goja ime po nxjerr jashte. Ne realitet veshi edhe munde te jete shume ne nivel ne degjim ama goja ime ka problemin e artikulimit dhe dergon vrazhdesi ne veshin e tjetrit por dhe e kunderta.

Ne kete drejtim na paraqitet nje problematike e cila nderton ciklin e komunikimit efektiv qe ne dukjen e pare duket e lehte dhe e kendshme por qe ne realitet eshte mjafte e komplikuar:

Cka une mendoj! >> ESHTE >> Cka une thash! >> ESHTE >> Cka ti degjove! >> ESHTE >> Cka ti kuptove! >> ESHTE >> Cka une mendoj!

Prandaj, Veshi, realisht VESHI i ndertuar ne menyren e mesiperme, ne realitet eshte mjafte problematik ngase perkunder vullnetit tone te mire, apo kinse behemi te mire, arrine te dalloje vrazhdesin qe permban zeri edhe pse si fjale jane te embla.

Pajtohem me ate se te degjuarit eshte veti e rendesishme por ky DEGJIMI (ketu nuk hyn vetem veshi) eshte ca me i komlikuar dhe per cudi ne kete DEGJIMIN fjalet dhe tonaliteti kan shume me pak rendesi se sa gjuha trupore.

Megjithate kush ka vesh te mire arrine te degjoje aromen larg. :hmm::hmm::hmm:
 
Pe: Thuaji se e do, por në veshin e majtë!

Citim:Shumë të rinj pohojnë se:”Babai dëshiron të flasë vetëm ai dhe nuk preferon të më dëgjojë edhe mua.” Një tjetër tregon:”Babai im më ndërpret menjëherë nëse dua të them diçka.” Një i tretë thotë:”Babai as më flet dhe as më dëgjon.”
S"ka krim me te madh,qe ketu prindi nis i cungon e i dmeton rend karakterin e femijes se tij.
As nje bebe nuk mund ta trajtosh siq don ti,por duhet ta trajtosh ne baze te parametrave te moshes normal ama gjithmon me nje synim te vetem,me te drejta te barabarta si ty :)))
 
Titulli: Thuaji se e do, por në veshin e majtë!

po kur ka femije qe si mbyllet goja...kush eshte zgjidhja?
 
Pe: Titulli: Thuaji se e do, por në veshin e majtë!

po kur ka femije qe si mbyllet goja...kush eshte zgjidhja?

beji konkurence,Lol..

mund ti rikthehem ksaj teme dit tjeter. mu duk mjaft interesante..
 
Titulli: Pe: Titulli: Thuaji se e do, por në veshin e majtë!

beji konkurence,Lol..

mund ti rikthehem ksaj teme dit tjeter. mu duk mjaft interesante..

une i bi shkurt me thene te drejten...kur qelloj me kshu kalamajsh e qelloj shpesh i them

mylle se te plasa ne faqe muri si pikture ....i them mire?
 
Pe: Thuaji se e do, por në veshin e majtë!

Une kam vene re qe kur i merr bebat ne krahe kur jane duke qare dhe i mban nga ana e majte pra nga ana e zemres ata pushojne qetesohen pra them qe duhet te kete ndonje te vertete dhe kjo puna e veshit te majte.
 
Pe: Thuaji se e do, por në veshin e majtë!

Personalisht kam ken gjithmon kundra ''dhunes'' ndaj femijeve...me ate mendimin qe tan njerezit marrin vesht me fjal e nk asht nevoja me i rrah as me ju shkul vesht

..deri kur idete e mia u vune dukshem ne dyshim kur me ra rasti me majt per disa dite nje kushrine temen te vogel nderkoh qe e ema martonte te motren dhe ishte pothuaj gjith javen te 'java e dasmes'...nje zot e di se pse un nuk jam cmend ne ato koh kur e kam majt..e padurushme smerrte vesh me asigjaa...ne ato momente isha thjesht in a ''dajak sa tmundesh '' mood..tmerr krejt me kta fmi
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Thuaji se e do, por në veshin e majtë!

d_we__ll_fall_in_love__by_sdpbsphotography-d58z9im.png
 

Attachments

  • d_we__ll_fall_in_love__by_sdpbsphotography-d58z9im.png
    d_we__ll_fall_in_love__by_sdpbsphotography-d58z9im.png
    1.6 MB · Shikime: 0
Back
Top