Arfenilla
Themelues i Forumit
Të premten në Shkollën Fillore “Dëshmorët e Lirisë” të fshatit Manastirc të Komunës së Ferizajt, mësuesi me inicialet M. S. dyshohet se ka tentuar ta dhunojë një nxënëse të moshës 12 vjeçare. Në oborrin e kësaj shkolle të martën është mbajtur një protestë e familjarëve të nxënëses dhe personave të revoltuar nga ky rast.
Sipas familjarëve, nxënësja dymbëdhjetëvjeçare të premten shkoi në shtëpinë e saj duke qarë.
Arsyen e lotëve të saj e tregon i vëllai, njëri nga protestuesit.
“Motrës time i ka ndodhur një rast i tmerrshëm. ثshtë 12 vjeçare edhe është tentu të përdhunohet nga mësuesi i vet”, tha Rr. U.
Ai tregon se ngjarja e rëndë ka ndodhur aty ku më së paku pritet të ndodhë.
“Vajza ka qenë në shkollë dhe ai [mësuesi]e ka ftuar që t’ia tregojë notat e një të afërmi. Vajza ka shkuar me shoqe, mësuesi ju ka thënë atyre të largohen se s’kam punë me juve dhe pastaj e ka shti vajzën mrena dhe e ka kapur me duar dhe ka tentuar ta puthë dhe I ka thënë puthëm dhe vajza më pas është larguar dhe ka ikur duke bërtitur”, përshkruan situatën i vëllai i dymbëdhjetëvjeçares.
Edhe më e trishtuar ka qenë nëna e vajzës kur ka mësuar për atë që së bijës i ndodhi në shkollë.
“Ka ardhë çika duke qajtë,kam qenë në oborr. Kur kemi hyrë brenda më tregoi se çfarë ka ndodhur dhe pastaj mbeta si e çmendur, prej asaj dite kam mbetur me hapa qetësimi”, thotë nëna e saj.
Ajo bën me dije se fëmija tash po frikohet shumë.
“Vajzën tashi edhe në tualet duhet me dërgu me përcjellës, është frikësuar shumë prej ngjarjes që ka ndodhur me mësuesin”, shpjegon ajo.
Shqetësimin e motrës prej të premtes, e tregon edhe i vëllai.
“Nuk është mirë, jam duke e dërguar vazhdimisht të psikologu”, thotë ai.
I shqetësuar nga ky rast është edhe Abdyrrahim Haxhidema nga këshilli i prindërve.
“Jemi mbledhë për një rast të randë që ka ndodhur këtu, ku ka ndodhur një incident mes mësuesit dhe një nxënësi”, tha Haxhidema, një tjetër protestues para shkollës
Vëllai i nxënëses tregon se rastin e ka lajmëruar në polici.
“E kemi denoncuar rastin në polici, policia e ka mbajtur 48 orë dhe e ka liruar në arrest shtëpiak dhe për këtë ne jemi shumë të pakënaqur”, shprehet ai.
Prokurori Burim اerkini e konfirmoi për KALLXO.com këtë rast.
“Ngjarja ka ndodhur të premten, personi dyshohet që ka kryer veprën penale në kundërshtim me nenin 235 të Kodit Penal të Kosovës”, tha اerkini.
Ky nen ka të bëjë me keqpërdorimin seksual të personave nën moshën 16 vjeçare.
Prokurori tregoi se ka kërkuar paraburgim për mësuesin me inicialet M.S., por sipas tij gjyqtari i rastit ka vendosur për të dyshuarin masën e arrestit shtëpiak.
Pikërisht kjo masë ka shqetësuar familjarët e vajzës.
“Jemi mbledhë me protestu kundër atij që e ka marrë këtë vendim. Si ka mundësi që të lirohet një njeri që e ka dhunu një 12 vjeçare, çka ka prit ai nga ne, që ne vetë të marrim drejtësinë në dorë, apo çka”, thotë i revoltuar vëllai i nxënëses.
Ai tregon edhe arsyen tjetër që i ka shtyrë të protestojnë.
“Nëse një mësuesi tjetër i ka shku menja të bëjë kësi gjëra, ta dijë se çka ndodh nëse bëhen kësi vepra”, thotë ai.
Ai u bën thirrje prokurorisë dhe gjykatës që të vënë drejtësi.
“I bëjmë thirrje prokurorisë dhe gjykatës që të ndërmarrin masa dhe mos të na lënë neve në dorë këtë akt të shëmtuar, mos na lini neve ligjin në dorë “, apelon Rr. U.
Mësuesi që dyshohet se tentoi ta përdhunojë nxënësen e tij është i vjetër me moshë dhe thuajse para pensionimit.