Thought of the day!

Lëri të shkojnë ata që nuk janë gati të të duan. Kjo është gjëja më e vështirë që duhet të bësh në jetë, por edhe më e rëndësishmja.
Mos u lodh veten me biseda të vështira me njerëz që nuk duan të ndryshojnë.
Mos i kushto vëmendje atyre që nuk kanë interes për ty.
E di se instikti yt është të bësh më të mirën për të qenë e vlerësuar nga ata që të rrethojnë, por është thjesht një impuls që të vjedh kohë, energji, shëndet mendor dhe fizik.
Kur fillon të luftosh për një jetë me gëzim, interes dhe përkushtim jo të gjithë do të jenë të gatshëm të të ndjekin.
Kjo nuk do të thotë se duhet të ndryshosh, do të thotë se duhet t'i lësh të shkojnë njerëzit që nuk janë gati të të shoqërojnë.
Nëse je e përjashtuar, e fyer, e harruar apo injoruar nga njerëzit të cilëve ti i dedikon kohën tënde nuk po u bën nder duke vazhduar t'u ofrosh atyre energjinë e jetës tënde.
E vërteta është se nuk je për të gjithë dhe jo të gjithë janë për ty.
Kjo është ajo që i bën kaq të veçanta takimet me njerëzit me të cilët ke miqësi apo dashuri reciproke.
Sa më shumë kohë kalon duke u përpjekur që të të duan ata që s'janë të aftë, aq më shumë çon dëm kohë duke u privuar nga mundësia për atë lidhje me dikë tjetër.
Sa më shumë mbetesh lidhur me njerëz që të përdorin si jastëk , si opsion apo si terapiste për shërimin e tyre emotiv, aq më gjatë do të largohesh nga komuniteti që dëshiron.
Ndoshta nëse rresht së prezantuari veten, nuk të kërkojnë.
Ndoshta nëse rresht së përpjekuri, marrëdhënia do të marrë fund.
Ndoshta nëse rresht së dërguari mesazhe, telefoni yt do të mbetet i errët për javë të tëra.
Kjo nuk do të thotë që ti e ke shkatërruar një marrëdhënie, do të thotë se e vetmja gjë që e ka mbajtur atë fort ka qenë energjia që vetëm ti ke dhënë për ta mbajtur. Kjo nuk është dashuri, kjo është të duash t'i japësh një mundësi dikujt që nuk e meriton.
Gjëja më e çmuar që ke në jetë është koha dhe energjia jote sepse të dyja janë të limituara. Asaj që i dedikon kohë dhe energji do të përcaktojë ekzistencën tënde.
Kur e kupton këtë, fillon të kuptosh se përse je kaq në ankth kur kalon kohën me njerëzit, në aktivitete,vende apo situata që nuk të përshtaten.
Do të fillosh të kuptosh se gjëja më e rëndësishme që mund të bësh për veten dhe të tjerët përreth teje, është të mbrosh
energjinë tënde më fort se gjithçka tjetër.
Bëje jetën tënde një strehë të sigurt, ku lejohen vetëm njerëzit që përshtaten me ty. Nuk je përgjegjëse për të shpëtuar askënd. Nuk je përgjegjëse për t'i bindur të përmirësohen. Detyra jote nuk është të ekzistosh dhe të japësh jetën për të tjerët!
Sepse, nëse ndihesh keq, nëse ndihesh e detyruar, do të jesh ti thelbi i gjithë problemeve të tua , për shkak të këmbënguljes tënde, nga frika se nuk do të t'i kthejnë favoret që u ke bërë. E vetmja detyrë e jotja është të kuptosh se ti je zot i fatit tënd dhe je e zonja të pranosh dashurinë që meriton.
Vendos se meriton një miqësi të vërtetë, një marrëdhënie të vërtetë, një dashuri të kompletuar me njerëz të shëndetshëm e të mirë...prandaj ki durim dhe do ta kuptosh kur gjithshka do të fillojë të ndryshojë.

Anthony Hopkins
 
lol

254647280_7180469095303856_7871360477325556351_n.jpg
 
Një fajkua u kap nga një fshatar , i cili e lidhi me një litar pranë kotecit të pulave.
Fajkoi, nuk u dorëzua. Nuk donte të jetonte si pulat. Kështu i binte me sqep vazhdimisht litarit duke u përpjekur ta këpuste atë. Shihte me mall e dashuri qiellin dhe i jepte forcë vetes për të fluturuar,por litari ishte i fortë dhe e tërhiqte sërish mbrapsht...provoi e provoi me javë të tëra, derisa lëkura e këmbëve iu rrop e gjitha dhe krahët iu dëmtuan shumë. U dorëzua. Fundja nuk ishte edhe aq keq aty. Madje kishte filluar t'i pëlqente edhe ushqimi i pulave...Aq shumë u mësua, sa që nuk e vuri re faqe që shirat e vjeshtës e kishin kalbur litarin që e mbante lidhur e mjaftonte vetëm ta çukiste fare pak me sqepin e tij të fortë e do të ishte i lirë të fluturonte larg...por ai nuk e provoi më. Ishte mësuar me atë jetë. Ai, fajkoi madhështor, ishte mësuar të jetonte si një pulë dhe kishte harruar lumturinë e të qenit i lirë për të fluturuar...
Kështu, edhe disa njerëz, përshtaten e jetojnë si pulat(me gjithë respektin për gjelat e pulat që janë në qarkullim) kur mund të fluturojnë në pafundësinë e qiejve të kaltër.
Po njerëzit duan vërtet të jenë të lumtur duke fluturuar në qiellin e kaltër ?
Përgjigja e shumë prej tyre do të ishte:
"Dua të jem i lumtur, po për këtë më duhet kjo ose ajo gjë..."
Po nëse "kjo apo ajo gjë, nuk vijnë apo nuk i arrin kurrë, do të kënaqeni duke jetuar si pula? Në të vërtetë shumë njerëz refuzojnë të jenë të lumtur pa marrë atë që duan.
Bëni një listë të gjithë gjërave që dëshironi të keni. Listë e gjatë apo jo ?
Por, nëse do të ishit të lumtur pa asnjë nga këto , a do të ishit të kënaqur ? A do të arrinit të ishit të lumtur ?
Një ditë, një miku im,mësues pyeti nxënësin e tij: A je i lumtur?
Dhe nxënësi iu përgjigj: Po.
- Përse?
- Nuk e di.
Ja pra kjo është e gjitha: të jesh i lumtur pa u varur nga rutina, nga të tjerët...
të jesh zot i vetes, kjo është lumturia.
 
Meshkujt iu vardisen femrave për dy arsye: seksi dhe dashuria, por në të shumtën e rasteve ata nuk martohen për seks apo për dashuri por për qëndrueshmëri.
Një mashkull mund t'ju dashurojë por nuk martohet me ju.
Një mashkull mund të bëjë seks me ju, pa u martuar me ju.
Kur, papritur ai gjen dikë që i sjell stabilitet në jetën e tij, ai martohet me të.
Burrat janë vizionarë kur mendojnë për martesën. Ata nuk mendojnë për dasmën, fustanet, shoqërueset e nuses, make up, këpucët...gjithçka që për një femër është "e domosdoshme".
Ata mendojnë se me këtë grua mund të ndërtojnë një shtëpi.
Femrat janë të buta, kanë aftësinë riprodhuese.
Ju i jepni ushqime, ajo ju përgatit vakte, ju i jepni para, ajo ju jep qetësi, ju i jepni spermën, ato ju japin fëmijë.
Ju i keqtrajtoni, atëherë ato kthehen në makthin më të keq të jetës tuaj.
Kjo është arsyeja se përse një mashkull mund të rrijë për vite të tëra me një grua dhe kur takon një tjetër , martohet me të brenda muajit.
Ata kanë nevojë për stabilitet.

Seksi është kënaqësi, dashuria është afeksion...respekti është stabilitet.
 
Ne nje lidhje, respekti per njeri tjetrin i udheheq dore per dore deri ne ditet e fundit.
 
Ka nje gje ne jet qe duhet te bejme, duhet qe te pranojme situaten ne te cilen ndodhemi. Pasi e kemi pranuar, mund te vazhdojme rrugetimin tone duke e ditur se cdogje ndodh per nje arsye.
 
Meshkujt iu vardisen femrave për dy arsye: seksi dhe dashuria, por në të shumtën e rasteve ata nuk martohen për seks apo për dashuri por për qëndrueshmëri.
Një mashkull mund t'ju dashurojë por nuk martohet me ju.
Një mashkull mund të bëjë seks me ju, pa u martuar me ju.
Kur, papritur ai gjen dikë që i sjell stabilitet në jetën e tij, ai martohet me të.
Burrat janë vizionarë kur mendojnë për martesën. Ata nuk mendojnë për dasmën, fustanet, shoqërueset e nuses, make up, këpucët...gjithçka që për një femër është "e domosdoshme".
Ata mendojnë se me këtë grua mund të ndërtojnë një shtëpi.
Femrat janë të buta, kanë aftësinë riprodhuese.
Ju i jepni ushqime, ajo ju përgatit vakte, ju i jepni para, ajo ju jep qetësi, ju i jepni spermën, ato ju japin fëmijë.
Ju i keqtrajtoni, atëherë ato kthehen në makthin më të keq të jetës tuaj.
Kjo është arsyeja se përse një mashkull mund të rrijë për vite të tëra me një grua dhe kur takon një tjetër , martohet me të brenda muajit.
Ata kanë nevojë për stabilitet.

Seksi është kënaqësi, dashuria është afeksion...respekti është stabilitet.
Shumë e vërtetë, por si zakonisht, ky stabilitet fillon e tundet nga kënaqësia seksuale dhe afeksioni i dashurisë ndaj një personi tjetër 🤦🏼‍♀️
Me fjalë tjera: ne femrat duhet të ofrojmë stabilitet, kënaqësi e afeksion që të mbajmë mashkullin të gozhduar! Jo dhe aq e lehtë për një qenie pak të komplikuar si - mashkulli!!!
 
Meshkujt iu vardisen femrave për dy arsye: seksi dhe dashuria, por në të shumtën e rasteve ata nuk martohen për seks apo për dashuri por për qëndrueshmëri.
Një mashkull mund t'ju dashurojë por nuk martohet me ju.
Një mashkull mund të bëjë seks me ju, pa u martuar me ju.
Kur, papritur ai gjen dikë që i sjell stabilitet në jetën e tij, ai martohet me të.
Burrat janë vizionarë kur mendojnë për martesën. Ata nuk mendojnë për dasmën, fustanet, shoqërueset e nuses, make up, këpucët...gjithçka që për një femër është "e domosdoshme".
Ata mendojnë se me këtë grua mund të ndërtojnë një shtëpi.
Femrat janë të buta, kanë aftësinë riprodhuese.
Ju i jepni ushqime, ajo ju përgatit vakte, ju i jepni para, ajo ju jep qetësi, ju i jepni spermën, ato ju japin fëmijë.
Ju i keqtrajtoni, atëherë ato kthehen në makthin më të keq të jetës tuaj.
Kjo është arsyeja se përse një mashkull mund të rrijë për vite të tëra me një grua dhe kur takon një tjetër , martohet me të brenda muajit.
Ata kanë nevojë për stabilitet.

Seksi është kënaqësi, dashuria është afeksion...respekti është stabilitet.

Hi 😁

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top