Thirrje Izraelit: "Paguani dëmshpërblim ndaj palestinezëve"

Kresha

A pretty face can never trick me
Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut i bëri thirrje Izraeli të paguaj dëmshpërblim ndaj palestinezëve.


Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, për humbjet njerëzore dhe dëmet materiale që shkaktoi operacioni ndaj Rripit të Gazës, i bëri Izraelit thirrjen "paguani dëmshpërblim ndaj palestinezëve".

Këshilli për të Drejtat e Njeriut, i cili përfaqëson 47 vende dhe qendrën e ka në Gjenevë, miratoi propozimin e paraqitur nga Pakistani lidhur me dëmshpërblimin që duhet të paguajë Izraeli.

Propozimi u pranua me 6 vota kundër, 29 pro dhe 11 abstenime.

Në vendim gjithashtu kërkohet që Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq të hetojë edhe në Izraeli ka përdorur, apo jo bomba me fosfor gjatë sulmeve trejavore në Rripin e Gazës.

Operacioni që Izraeli ndërmori mes datës 27 dhjetor 2008 dhe 18 janar 2009 në Rripin e Gazës u shndërrua në një masakër të madhe, si pasojë e së cilës humbën jetën rreth 1 mijë e 400 palestinezë, mes të cilëve shumë gra dhe fëmijë.

Bombardimet e pandërprera të ushtrisë izraelite përkeqësua edhe më shumë kushtet e jetesës në Rripin e Gazës së mbajtur nën rrethim./trt/
 
Back
Top