Thirrja Islame, mision, jo profesion!

Ado

FISEBILIL-LAH
Këndellje për ata njerëz që thërrasin në Islam, jo për hir të Allahut, por për hir të vetvetes! Për vetëdijesim, ndërgjegjësim dhe rizgjim!


Nuk ka gjë më të lavdishme, më të bukur, e më të ndershme se sa të thërrasësh në Islam, e të jesh thirrës islam! Padyshim, nuk ka fjalë më të lavdishme e më të bukur se sa t’u thuash njerëzve që të mos jenë robër të epshit të tyre; nuk ka fjalë më të ndershme se sa t’u thuash njerëzve që të mos adhurojnë askënd tjetër përveç Krijuesit të tyre.

Po edhe nuk ka gjë më të hidhur, e më të mjerë, e më të pandershme, se të thërrasësh në Islam, që njerëzit t’i përgjigjen epshit tënd, e jo Zotit; nuk ka gjë më të padrejtë se sa të tregtosh me thirrjen islame, duke synuar me të kënaqësitë e kësaj jete.

Si mund dikush t’i thërrasë të tjerët për drejtësi, kur vetë është i padrejtë; si mund t’i thërrasë të tjerët për ndershmëri, kur vetë është i pandershëm; si mund të thërrasë për devotshmëri, kur vetë është i zhytur në lakmitë e dunjallëkut?!

Kur shfaqen njerëz që thërrasin në emër të Islamit, ndërsa veten e tyre e lënë në harresë, dije se gjendja është gjendje agonie, kllapë dobësie!

O rob i dunjasë! Mos fto në adhurim ndaj Krijuesit tënd përderisa të mos e ç’robërosh veten nga adhurimi i dunjasë. Dije se kjo gjë vetëm sa do të ta ushqejë egon, epshin, paditurinë. Po ti do të japësh llogari! Dhe jo vetëm ndaj vetvetes, por edhe ndaj të drejtave të të tjerëve, për të dëgjuar fjalën e sinqertë e të devotshme, fjalë që e dëshmon vepra, e vepër që e kryen devotshmëria.

Mos luaj me ndjenjat e njerëzve. Mos luaj me sinqeritetin e të tjerëve. Mos luaj me shpirtrat e njerëzve! Ata njerëz të dëgjojnë sepse mendojnë se thirrjen në Zot e ke mision, e jo profesion me të cilin tregton për dunjallëk! A nuk e ke frikë Zotin? A nuk logjikon? A nuk ke zemër që ndien?

Thirrja Islame është mision! ثshtë veprimtari e njerëzve të devotshëm. ثshtë lëvizje e njerëzve që jetën e tyre ia kushtojnë të vërtetës, të drejtës, të pastrës e të bukurës. ثshtë mision i njerëzve të zgjedhur të Zotit; të cilët sakrifikojnë gjithçka për thirrjen e tyre! ثshtë mision i njerëzve që nuk jetojnë për lëvdatat e njerëzve, e as për xhepat e tyre, por vetëm për kënaqësinë e Allahut Fuqiplotë!

Padituria falet. Por padrejtësia jo!

Harresa falet. Por qëllimi i keq jo!

Thirrja Islame është përgjegjësi! T’i thërrasësh njerëzit duke qenë i paditur të falet, por t’i hutosh njerëzit duke i shmangur nga rruga e drejtë, kjo nuk falet, po duhet të ndëshkohet. Sikur të mos ndëshkohej, padrejtësia do të shtohej. Po, edhe mund të harrosh diçka kur thërret në Islam, e kjo falet, por ta fshehësh të vërtetën, jo, kjo nuk mund të falet!

Dije, o njeri, se Allahu fal, por Ai nuk e fal shirkun, nuk i fal fjalët e veprat që bëhen pengesë e njerëzve për të arritur tek Ai, nuk e fal shitjen e fesë së Tij!

Avni Tafili
 
Back
Top