Thikë në kokë e shpatull, rrëfimi: Pëlqeva fotot e një vajze në FB dhe…

Guest2

Antarë i Respektuar
Kanë mjaftuar disa pëlqime në fotot e një vajze në rrjetin social Facebook, që dy 17- vjeçarë të përfshihen në një debat të ashpër deri në përdorimin e thikës.
Njëri prej tyre u qëllua tri herë nga bashkëmoshatari i tij, por fatmirësisht tehu i thikës nuk i ka prekur organet jetësore dhe ai ndodhet në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën, shkruan “Panorama”. statusi Ngjarja me protagonistë dy adoleshentët nga fshati Karavasta e Re, ndodhi dje në qendër të Divjakës. Pas sherrit të nisur në Facebook, ku ka pasur sharje e debate publike, ata kanë lënë takim për t’u ballafaquar dhe sqaruar. Por njëri prej tyre, me inicialet E.P., ka nxjerrë thikën duke e plagosur bashkëmoshatarin e tij me inicialet A.B. Policia e sinjalizuar për ngjarjen mbërriti në vend dhe arrestoi menjëherë autorin për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”.
Ndërsa i plagosuri që është dërguar në spital të Lushnjës, është marrë në pyetje disa orë më pas, kur ai e kishte kaluar rrezikun për jetën dhe ka qenë në gjendje për të dhënë shpjegime. Të dy të rinjtë i kanë pohuar policisë se kohët e fundit vazhdimisht debatonin në rrjetet sociale, debate që përfundonin me ofendime nga më të ndryshmet dhe sharje nga familja. Por nuk kanë munguar as kërcënimet në distancë.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia, i plagosuri A.B., i cili ndodhet i shtruar në spital, ka pohuar se prej disa ditësh bashkëmoshatari i tij E.P. shkëmbente me të dhe shokët e tij të grupit fyerje të ndryshme në Facebook. Sipas tij, sherret kanë nisur vetëm nga disa pëlqime që i plagosuri u ka bërë disa fotove të një vajze që dy të rinjtë e njihnin nëpërmjet rrjetit social. “U dhashë ‘like’ fotove të një vajze që kisha frend (shoqe) në Facebook dhe kjo mesa duket e acaroi personin që më plagosi. Unë nuk e njihja nga afër atë vajzë dhe as e kisha idenë se kush ishte. Përplasja nisi kur E.P., bashkëfshatar me mua, pas fyerjeve të vazhdueshme në Facebook, më kërkoi që të takoheshim për t’u sqaruar. Lamë të takoheshim për t’u ballafaquar me kushtin që të ishim vetëm, por kur nisëm të sqaroheshim përfunduam me përplasje fizike”, është shprehur i plagosuri gjatë marrjes në pyetje nga policia. Sipas të dhënave, autori ka nxjerrë thikën duke e qëlluar tri herë bashkëmoshatarin në kokë e në shpatull. Pas arrestimit, 17-vjeçari është shprehur se ngjarja kishte ndodhur nga një nerv i momentit dhe se ai thikën e kishte marrë me vete për vetëmbrojtje, në rast sulmi nga bashkëmoshatari i tij. Arma e ftohtë e përdorur prej tij është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Panorama.
 
Titulli: Thikë në kokë e shpatull, rrëfimi: Pëlqeva fotot e një vajze në FB dhe…

Prinderit , prinderit ata kane faj per cdo gje......maaaaa vaaaaa
Ajo cfare nuk kuptojme eshte se keto lloj situatash po kthehen ne trend....dhe askush spo ka forcen ti ndaloje.
Gjithkush thote vetem nje fjale - Larg shtepise sime!
Duke harruar se femijet jane te hapur kundrejt ketyre ngjarjeve dhe mosha eshte ajo qe ndikon edhe me shume.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top