Thesare

MasteR

I'm offline
lutje_m.jpg

“Peshoni me peshore të vërtetë e të drejtë.”

“Dhe mos u merrni me të padrejtë njerëzve duke ua pakësuar gjërat e tyre (duke u matur mangut, duke i mashtruar), as mos u bëni poshtërsi, duke sjellë prishje dhe djallëzi në tokë.”

“Prej mëshirës së Tij ju keni natën dhe ditën, që ju mund të pushoni gjatë saj (natës) dhe që të mund të kërkoni Bagëtitë e Tij (ditën), që të mund të falënderoni.”

“Ne jua kemi bërë ditën për gjallëri (për të fituar jetesën).”

“Allahut i pëlqen që kur dikush bën një punë, ta kryejë sa më mirë.” (Musned dhe Ebu Ja’la)

“..frikësojuni Allahut, në emër të të Cilit betoheni dhe mbani lidhjet familjare.” (En-Nisa l)

“Zoti im! Më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!” (Shu’ara 169)

Transmetohet nga Ebu Hurejre (r.a) se Pejgamberi (a.s) ka thënë: “Dora e sipërme (që jep) është më e mirë se dora e poshtme (që lyp). Fillo prej familjes tënde! Sadakaja më e mirë është ajo që bëhet duke qenë i pasur (pasi t'i kesh plotësuar nevojat e familjes).” (Buhariu)
Nga Ibn Umeri (r.a) transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) duke thënë: “Të gjithë ju jeni barinj dhe secili është përgjegjës për tufën e tij. Imami (udhëheqësi - sunduesi) është bari (i popullit të vet) dhe do të jetë përgjegjës për tufën e tij. Burri është bari në familjen e vet dhe është përgjegjës për tufën e tij. Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe ajo është përgjegjëse për tufën e saj. Shërbëtori është bari (rojtar) i pasurisë së zotit të vet dhe është përgjegjës për tufën e tij. Pra, të gjithë ju jeni barinj dhe secili është përgjegjës për tufën e tij.” (Buhariu dhe Muslimi)

Aishja (r.a) tregon se Profeti (a.s) ka thënë: “Besimtari me besim më të plotë është ai që ka moralin më të mirë dhe që është më i këndshëm për familjen e vet.” (Ebu Daudi, Ahmedi, Hakimi)
 
Titulli: Thesare

Vertet thesare keto thenje jane ' e inshalla Allahu na mundeson ti vem ne praktiken ton te perditeshme e jo veteme te na mbeten te lexuara ose te memorizuar ne mendje .
A ka me mire se me qen mysliman !Vertet te nderuar jemi qe i takojm kesaj Feje Madheshtore.
 
Back
Top