Thërret policinë për shkak të fjalës së vështirë në fjalëkryq

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Thërret policinë për shkak të fjalës së vështirë në fjalëkryq

f.0111132150172_m.jpg


Policia gjermane është inatosur kur një grua ka thirrur numrin për intervenime emergjente për të thënë se ka problem të madh me një fjalë në fjalëkryq.

Polici në qytetin Grevenbroich të Gjermanisë “është çmendur” kur banorja lokale Petra Hirsch ka thirrur policinë pasi nuk ka mundur të gjej zgjidhjen për fjalën “pesë horizontalisht” në fjalëkryq.

Zyrtari policor i cili nuk ka mundur të heq qafe gruan me kërkesën e çuditshme e ka kërcënuar atë me padi për shqetësim të organit të rendit, në të cilën gjë zonja Hirsch ka thënë se i është dashur të thërrasë policinë sepse fjalën nuk ka mundur ta gjej as në internet e as mikeshat e saj nuk e kanë ditur zgjidhjen.

“Fjala e cila më nevojitej ishte përshkruar si emër i plotë për mbrojtjen policore, prandaj kam menduar se ndonjë polic do të ketë përgjigjen për të. Mirëpo, ata kanë qenë shumë të ashpër ndaj meje”, ka deklaruar zonja e lënduar.

Polici ka shtuar se numri 999 në të cilin Petra Hirsch ka thirrur “nuk thirret kot numër për raste emergjente nën të cilat nuk hyn zgjidhja e fjalëkryqeve”.
 
Titulli: Thërret policinë për shkak të fjalës së vështirë në fjalëkryq

epo Gomari do jet babai i mushkes :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top