Theresa May, i drejtohet audiencës me citime nga Kurani

Kresha

A pretty face can never trick me
Kryeministrja e Re e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, i drejtohet audiencës me citime nga Kurani

Moto: ‘Sigurimi i një të Ardhme më të Mirë’


Të nderuar miq,
Për të kuptuar më mirë atë që po ngjanë në botën aktuale, ju lutem gjeni të përshtatur fjalimin e Kryeministres se Re të Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, në lidhje me Islamin si fe e paqes dhe organizatat terroriste që po keqpërdorin këtë fe.
Meditim të këndshëm!


... mund të jap edhe shumë më shumë detaje por në vend të kësaj unë do të ju flas juve rreth kërcënimeve terroriste vdekjeprurëse me të cilat po ballafaqohemi. David Haines ishte një punëtor i pandalshëm humanitar i cili u ndihmoi muslimanëve jo vetëm në Siri por edhe në Bosnje, Sudanin Jugor dhe Libi. Para dy javësh ai u vra nga terroristët, thjesht, vetëm pse ishte britanik. Vrasja e tij pasoi dy vrasje të njëjta barbare të James Foley dhe Steven Sotloff, gazetarë amerikanë, të cilët po i raportonin botës fatin e dhimbshëm të popullit sirian.

Terroristët të cilët e vranë David Haines u pëlqen ta quajnë vetën ‘Shteti Islamik’. Mirëpo unë do tu them juve të vërtetën, ata as nuk janë islamik e as që janë shtet.... (duartrokitje). Veprimet e tyre nuk kanë absolutisht asnjë bazë dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me atë që shkruhet në Kuran. اka ata besojnë nuk ka asnjëfarë ngjashmërie me atë që besojnë më tepër se një miliard muslimanë gjithandej botës. Dhe si çdo organizatë tjetër terroriste ‘islamiste’, ata kanë shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve muslimanë. Ata okupojnë pjesë të mëdha të territorit të Sirisë dhe Irakut.

... Kjo ideologji urrejtëse nuk të bëjë asgjë me vet Islamin (duartrokitje) ... dhe si e tillë ajo refuzohet nga shumica dërrmuese e muslimanëve në Britani dhe anekënd botës. Kurani thotë ‘O njerëz! Vërtetë, Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. (Huxhurat, 13), ai gjithashtu thotë ‘S’ka detyrim/dhunë në fe…’ (Bekare, 256). Ndaj nga kjo sallë le të përhapet ky mesazh se ekstremistët nuk do të arrijnë të na ndajnë neve. Le të përhapet mesazhi se ne e dimë se islami është fe e paqes, i cili nuk ka asgjë të bëjë me ideologjinë e armiqve tanë. (duartrokitje). Le të qëndrojmë krah për krah me muslimanët britanikë të cilët po mblidhen së bashku dhe po thonë ‘Jo në emër tim’. (duartrokitje).

Ne duhet të bëjmë gjithçka është e mundur ta mposhtim këtë ideologji dhe ta parandalojmë radikalizimin e të rinjve muslimanë britanikë. Ne po forcojmë rregullat e organizatave bamirëse dhe fuqinë e komisioneve bamirëse, po punojmë me Oxfam (unionin e organizatave bamirëse) në lidhje me shpenzimet për kontrollimin e ekstremizmit, duke përmirësuar sistemin e inspektimit dhe shtrëngimin e rregullave nëpër shkolla. Ne po punojmë me Ministrinë e Drejtësisë për të trajtuar radikalizimin nëpër burgje, po kërkojmë më shumë nga universitet të na ndihmojnë në këtë aspekt. ....

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


//fb
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top