Thëniet më të Bukura Kineze

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

“Mëngjesin haje vetë, drekën haje me miq, kurse darkën jepja…”/ Thëniet më të Bukura Kineze​

Ky koleksio me thënie përfshin një pjesë të vogël, por mjaft përfaqësuese të thesareve të urtësisë kineze. Jemi të bindur se lexuesit tanë do të provojnë kënaqësi në leximin e tyre, dhe i kujtojmë të mos harrojnë, si gjithnjë, të na thonë cilën pëlqyen, apo vlerësuan më së shumti.

Thellësia e zemrës është më larg se fundi i botës.

Udhëtimi prej njëmijë miljesh nis me një hap.

Ujrat e fjalët janë lehtë për t’u derdhë, por vështirë për t’u mbledhë.

Mëngjesin haje vetë, drekën haje me miq, kurse darkën jepja armikut.

Vetëm arti i mjekimit u jep mundësinë mjekut të bëjë një emër për veten e tij dhe në të njëjtën kohë, t’u japë përfitime të tjerëve.

Të kultivosh shkencën pa u dhënë njerëzve dashuri, është si të ndezësh një flakë dhe të mbyllësh sytë.

Të prodhosh të mira pa i grumbulluar, të punosh pa shpresuar, të ngjitesh pa uzurpuar, kjo është urtësia.

Tryeza më e mirë e bisedimeve është: të kesh me bollëk për të ngrënë dhe – të heshtësh.

Shtëpia që bubullon nga zhurma e të mësuarit do të jetë e begatë; shtëpia ku dëgjohen vetëm këngë, shpejt do të shkojë drejt rrënimit.

Të jeni i pasigurtë do të thotë të mos ndjeheni i qetë; por, të jeni i sigurtë do të thotë të jeni qesharakë.

Sado e fortë që të jetë një nënë, ajo frikësohet kur është shtatzënë për të tretën herë.

Secili të pastrojë borën para shtëpisë së tij e të mos shqetësohet për brymën në tjegullat e fqinjit.

Duke edukuar popullin tënd do të kesh të hash qindra e qindra herë.

Për ta ditur rrugën para teje, pyet ata që kthehen.

Para të tridhjetave njerëzit e kërkojnë sëmundjen, pas të tridhjetave sëmundja i kërkon njerëzit.

Një pjesë e kohës është pjesë e arit. Mirëpo me një pjesë të arit nuk mund ta blini një pjesë të kohës.

Njeriu i arsyeshëm gjykon vetë, ndërsa injoranti ndjek opinion publik.

Njeriu i mençur të gjitha gjërat i kërkon në vetvete, i padituri të gjitha mundohet t’i marrë nga të tjerët.

Njeriu i mëshirshëm kurrë nuk bëhet i pasur, njeriu i pasur kurrë nuk bëhet i mëshirshëm.

Njeriu me mendjen e shkurtër e ka gjuhën e gjatë.

Nëse shumë kohë jetojnë së bashku, kafshët duhen në mes veti, ndërsa njerëzit urrehen.

Në qoftë se një njeri bën vetëm atë që i kërkohet, ai është një skllav. Në qoftë se bën më shumë se kërkohet, ai është një njeri i lirë.

Nëse dembeli nuk ju irriton, do të thotë se diçka i ngjasoni.

Ndër dhjetë arsye që ka gjykatësi për të vendosur mbi një rast, nëntë janë të panjohura për të tjerët.

Në qoftë se diçka të pengon nga njeriu pas teje, mos e shty atë që është para teje.

Mos lër në duart e një fëmije sende të mprehta dhe në duart e një burri më shumë pushtet nga sa është i zoti të zotërojë.

Mos u bëj përtac, sepse përtacia është armiku më i madh i shëndetit.

Mos vish rroba prej gjethesh kur shkon të fikësh zjarrin.

Në gjysmën e parë të natës mendo veset e tua, në gjysmën tjetër ato të të tjerëve.

Më thuaj si është forma e fytyrës tënde dhe do të them si je.

Mos e konsidero vesin aq të vogël sa të pajtohesh me të, dhe virtytin aq të vogël sa të mos e vlerësosh atë.

Mos ki frikë dragoin nëntë kokësh, por servilin dygjuhësh.

Mendimi është i ngjashëm me hapjen e pusit: në fillim uji vjen i turbullt, pastaj dalëngadalë kthjellohet.

Më mirë kthehu në shtëpi e rregullo rrjetën, se sa të shkosh në lumë i pajisur vetëm me dëshirë për të kapur peshkun.

Kush s’duron gjërat e vogla, s’mund të bëjë gjëra të mëdha.

Lartësia e pirgut matet me gjatësinë e hijes së tij, ndërsa madhësia e njeriut matet me numrin e ziliqarëve.

Kush dëshiron të bëhet dragua, duhet të hajë shumë gjarpërinj të vegjël.

Kush e fsheh gabimin, është gati të bëjë gabimin tjetër.

Kush është kafshuar më shumë se talent, është njeri i lartë.

Kush mbjell grurë mendon për një vit; kush mbjell pemë mendon për dhjetë vjet; kush edukon fëmijë mendon për një mijë e më shumë vjet.

Kur jemi të vegjël, jemi vëllezër, kur rritemi, bëhemi armiq të njëri-tjetrit.

Kur pi ujë, mendo për burimin.

Kur trau i sipërm është i shtrëmbërt, i poshtmi duhet të vihet i tërthortë.

Ka vetëm njerëz përtacë, nuk ka tokë dembele; kur e mbjell në kohën e duhur, t’i jep frutet në kohën e duhur.

Kënaqësi për një orë: një gotë vetë; kënaqësi për një vit: martesa; kënaqësi për të gjithë jetën, një kopësht.

Kërko, – dhe do të gjesh, lëre pas dore, – do ta humbasësh.

Kur e humb punën, nuk ke humbur asgjë; kur e humb shëndetin e ke humbur gjysmën; por kur e humb vullnetin, i ke humbur të gjitha.

I sëmuri ka dy mëngë; në njërën prej tyre ai mban një diagnozë, kurse në tjetrën një mjekim.

I vetmi test për një sundues është ai i suksesit në rritjen e mirëqënies së njerëzve të zakonshëm.

Jepi njeriut një peshk dhe e ke ushqyer për nëj ditë. Mësoje të peshkojë dhe e ke ushqyer për gjithë jetën.

Gjuha është kali yt; po nuk e frenove, të flak përtokë.

Heshtja është një mik që s’të tradhëton kurrë.

Është e vështirë të dallosh një mace të zezë në nëj dhomë të errët, veçanërisht kur macja nuk është.

Fati ka katër këmbë, tetë duar e gjashtëmbëdhjetë sy. Si shpreson të ikë keqberësi duke pasë vetëm nga dy prej syve?

Fitimi vjen me ngadalësinë e atij që gërmon tokën me një gjilpërë, ndërsa harxhimi rrjedh si uji që rrëshqet në rërë.

Fjalën fyese nuk mund ta zësh, edhe nëse e ndjek me kalë vrapues.

Është ngjyra më e zbehtë, e shkruar në letër, ëshyë më e sigurtëse memoria më e mirë.

E njëjta pemë mund të rrisë edhe fruta të ëmbla, edhe të tharta; e njëjta nënë mund të rrisë edhe fëmijën të zgjuar edhe budallenj.

Është e lehtë ta hapësh një dyqan, por është e vështirë ta mbash atë.

Derën pas së cilës është e keqja është e vështrë ta çelësh, e atë pas së cilës është e liga, është e vështirë ta mbyllësh.

Doktori i mirë i parandalon sëmundjet; doktori mesatar synon t’i shtyjë për më vonë ato; kurse doktori i keq mjekon sëmundjet aktuale.

Drejtësia është rezultat i opnionit të përgjithshëm.

Duroji fyerjet e vogla dhe do të kursehesh nga të mëdhatë; duroji humbjet e vogla dhe do të kursehesh nga humbjet e mëdha.

Dy fjalosës të mirë nuk vlejnë sa një dëgjues i mirë.

Ashtu si një vend i ngritur pendon rrjedhën e ujit, ashtu edhe mendja e madhe pengon punën.

Ata që e kanë dritën lart, nuk e dinë di e kanë errësirën ata poshtë.

Atij që e lexoj – e mësoj, atë që e punoj, e di.

Bëni të lumtur ata që janë afër dhe, ata që janë larg do të vijnë vetë.

Ai që ka frikë nga vuajtja, vuan nga frika.

Ai që ofendon harron, ai që ofendohet s’harron kurrë.

Ajo që thua në veshin e dikujt shpesh dëgjohet njëqind milje larg.

Asnjë bërryl nuk përkulet nga jashtë.
 
Përtoj t'i lexoj të gjitha, po nuk janë dhe shumë po të mendosh që janë 1.5 miliardë njerëz.
Disa duken të qëlluara, e disa shumë të thjeshta, po nuk mendoj se janë të gjitha kineze.

Kërkoja njëherë disa thënie, e burimet e tyre më dilnin një herë nga Evropa e një herë nga Kina.

Merrni për shembull filozofin gjerman Imanuel Kant. Shumë thënie të tij do t'i gjeni edhe në gojën e kinezit Laozi.
Ec e gjeje se kush i ka thënë!
 
Nuk kane ndonje kulture te tyren te zhvilluar, thjesht mesojne dhe kopjojne nga te tjeret.

Historia e tyre qe e mesojne ne shkolle, tregon per nje njeri te bardhe qe erdhi nga veriu (territoret e Rusise se sotme) dhe u mesoi bujqesine, si te shfrytezonin lumenjte, te hapnin toka, e te kultivonin orizin. Ky ishte dhe fillimi i civilizimit te tyre.

Megjithese atyre u veshin disa shpikje si letra apo baruti (qe une nuk i besoj) ata gjithnjë kane qene te prapambetur e jo te zhvilluar sa evropianet. Ne teknologjine e koheve moderne, çdo gje e kane te kopjuar dhe kanë mungesa idesh.

Pasi e mesojne ose kopjojne diçka, e mbajne fort si ai qe ka gjetur nje qese me flori dhe e shfrytezojne ne maksimum. Janë gjithashtu koprracë të mëdhenj. Punojne shume dhe kursejne po aq shume, gje qe nuk eshte njerezore dhe e civilizuar.

Sidoqofte, mendoj që nëse gjërat do te vazhdojnë keshtu siç janë, ata do ta sundojne boten dhe evropianet do te mbeten ne meshiren e tyre.
 
Ai që do të pasurohet brenda një kohe të shkurtër, duhet të peshkojë në të njëjtën kohë në tre lumenj.


Ai që ka frikë nga vuajtja, vuan nga frika.


Ai që ka në zemër dashurinë për një grua, s’ka kohë për urrejtje.


Ai që ofendon harron, ai që ofendohet s’harron kurrë.


Ai që të ka mësuar një ditë, gjithmonë mbetet baba i yti.


Ai që sakrifikon ndërgjegjen nga ambicia, djeg një pikturë për të marrë hirin.


Ajo që thua në veshin e dikujt, shpesh dëgjohet njëqind milja larg.


Anjë zemër s’mund të dashurojë ose të urrejë sa do, por sa mundet.


Ashtu si një vend i ngritur pengon rrjedhën e ujit, ashtu edhe mendja e madhe pengon punën.


Atë ç’ka të mençurit e kërkojnë tek vetja, të marrët e kërkojnë te të tjerët.


Atë që e lexoj – e mësoj, atë që e punoj, e di.


Atij që ia besoni fshehtësinë tuaj, ai bëhet sundimtari i lirisë suaj.


Atje ku ka vullnet për të dënuar, ka edhe prova.


Balta mundet ta përlyejë margaritarin, por nuk mundet ta shndërrojë në baltë.


Bëni të lumtur ata që janë afër dhe, ata që janë larg do të vijnë vete.
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Të ikësh pa thën.
 
NE mengjes ha Oliz
ne dreke ha Oliz
ndarke bibilushi deri ne kerthiz
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top