Thëniet e Allahut!

MasteR

I'm offline
Thëniet e Allahu xh.sh.

* Thirr, për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata në atë mënyrë që është më e mirë..." (En Nahl 125)

* "E kush flet më bukur se ai që Thërret në (rrugën e) Allahut..." (Fussilet 33)

* "Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja..." (Ali Imran 104)

* "Ju jeni populli ma i ndërshëm, i ardhur për (të mirën e) njerëzve.

* Urdhëroni të bëhen vepra të mira, ndaloni veprat e këqia dhe besoni Allahun..." (Ali Imran 110)

* "I besojnë Allahut dhe ditës së gjykimit, këshillojnë për të mirë dhe largojnë nga e keqja, përpiqen për punë të dobishme, e ata janë prej të mirëve." (Ali Imran 114)

* "Besimtarët dhe besimtaret janë miq (të dashur) për njeri-tjetrin,Urdhërojnë për të mirë, e pengojnë të këqiat..." (Et Tevbe 71)

* "Atyre të cilëve, nëse u japim pushtet në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mira dhe largojnë prej të keqes. Allahut i takon përfundimi i çështjeve." (El Haxhxh 41)

* "O djali im, fale namazin, urdhëro për (punë) të mira, e ndalo nga të këqiat..." (Llukman 17)

* "Hipokritët dhe hipokritet janë si njeri - tjetri, Urdhërojnë për (vepra) të këqia, e ndalojnë nga e mira..." (Et Tevbe 67)

* "Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan me gjuhen e Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan. Ata ishin që nuk ndalonin njeri - tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar." (El Maide 78-79)

*
"( Kjtoje) dhe kur një grup prej tyre thanë: - përse këshilloni një popull që Allahu do ti zhukë ose do ta dënoje me një dënim të ashpër?

* (Ata këshilltaret) thanë: - Për t'u arsyetuar para Zotit tuaj dhe me shpresë t'u largohen mëkateve. Dhe kur e harruen atë, për të cilen ishin këshilluar, Na i shpëtuam ata që të tjerët i pengonin (i thirrën për me u larguar) nga të këqiat. Kurse i kapëm me një dënim të ashpër ata që bënin zullum ngase ishin të shfrenuar." (El A'rafë 16)

* Feja Islame është një ligjë jetësorë, që Allahu xh.sh. e ka zgjedhur për njerëzinë, për fitimin dhe për kënaqësinë e tyre, dhe Allahu është i knaqur që feja Islame të jete feja e jonë.

* "Jam i kënaqur që feja Islame të jete feja e juaja". (El Maide 3)

* Besimtaret e kësaj feje janë detëruar me detyrën e Thirrjes në rrugen Allahut xh.sh. Me urdhurua për vepra të mira dhe me ndaluar nga punet e këqia. Kjo detyrë e cila është një pjesë e pandarë nga jeta e besimtarit është një detyrë shum e vlefshme. ثshtë e vlefshme ngase është prej detyrave të pejgamberlerve.

* Allahu xh.sh. për me na lartësuar neve, na ka detyruar me detyrën e cila është esenca e pejgamberllukut, me thirrjen në rrugen e Allahut xh.sh.

* Kjo detyrë është e madhnushme , e bekume sikurse namazi, zeqati dhe obligimet tjera.

* Vlera e kësaj detyre, bëhet gjithnjë më e madhërueshme dhe më e domosdoshme në situatën dhe në vendin në të cilin jetojmë. ثshtë obligim që nuk i ndahet muslimanit duke qenë i urdhëruar që gjithnjë të veproj sikurse rasti me Nuhin as. Rastin e Nuhit as, fare qartë na e paraqet Kur'ani:

* "Ne e dërguam Nuhin te populli i vet (dhe i thamë): Tërheqja vëretjen popullit tënd para se ata t'i godasë dënimi i rëndë... Ai (Nuhi) tha: - O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën dhe ditën." (Nuh 1-5)

* Kështu, edhe ne sikur Nuhi as, duhet të veprojmë vazhdimisht në favorin e Islamit, për një ardhmëri sa më të lumtur.

* Kur'ani si ligjë për rregullimin e jetës së njerëzore, për dunja dhe ahiret, foli dhe për ketë detyr të rëndësishme. Kushtu që Kur'ani i madhnushem e paraqiti rrugën e thirrjes në fenë e Allahut, na e tregoi masën dhe vendoi shenja të qarta për ata që thërrasin në rrugen Allahut xh.sh. E gjith kjo, për të mos e humbur drejtimin e në vend që të bëhen thirrësit e rrugës së drejtë, të marrin drejtimin e kundërt e të bëhen larguesit e rruges së drejtë; e ashtu duke dëshiruar të bëjnë mirë, në të vërtetë të bëjnë dëm (mëkat).

Allahu xh.sh. thot në Kur'an :

* "Thirr në rrugen e Zotit tënd me urtësi e këshillë të bukur dhe polemizo me ata si është ma së miri". (En Nahl 125)

* Me thirrë në rrugen e Allahut xh.sh. e jo në rrugën e ndonjë personi ose të ndonjë idoli. Ajo është thirrje në rrugën e Allahut vetëm për Allahun xh.sh. Qëllimi i saj është, shpëtimi i njerëzisë nga robëria e krijesave duke ua kujtuar se ata janë robët e krijuesit të vërtetë të Allahut xh.sh. Qëllimi i saj është përforcimi i ifesë së Allahut xh sh, ashtuqë fjala e mohuesve të jetë e poshtër. Kështu të dominojë fjala e Allahut e të fitojë vlerën që në të vërtetë e ka.

* Thirrja duhet të bëhet me urtësi, me argumente të qarta për të vërtetën, duke qenë e përshtatur për situatë, kohë dhe vend.

* Thirrje me këshillë të bukur njerzore. Jo me qortime të ashpra, dhe jo duke ja zbuluar gabimet.

* Thirrje, duke polemizuar, duke diskutuar me urtësi, me fakte, dhe me bindje.

* Në këtë mënyrë thirrja në Islam është një detyrë me vlerë të madhe për ymmetin (popullin) e Muhammedit, që e ka ngritë si popull më të ndershëm të njerëzisë:

* "Ju jeni populli më i ndërshëm i ardhur për (të miren e) njerëzve.

* Urdhëroni për (vepra të) mira dhe ndalohuni nga (veprat të) këqia dhe besoni Allahun..." (Ali Imran 110)

* Ky ajet Kur'anor, shum bukur na sqaron neve rëndësinë e thirrjes, dhe na bënë të ditur se Allahu xh.sh. popullin e Muhammedit a.s. e ka bërë popullin ma të ndershëm.

* Pse është bërë populli i Muhammedit a.s. populli ma i ndershëm ?

* Vetëm se kanë besuar në Allahun xh.sh. ose për ndonjë arsye tjetër?

* Nuk mund të themi se vetëm për shkak të besimit në Allahun xh.sh. ata e kanë fituar ketë nderim. E dijmë fare mirë se prej popujve të kaluar ka patur të tillë që kanë besuar ne Allahun xh.sh. Por, kjo nderë është fituar me thirrjen në rugën e Allahut, në thirrje për veprime në vepra të mira, në thirjen për largimin e veprave të këqia. Këtë e kuptojmë qartazi nga renditja e ajetit:

* “Ju jeni populli ma i mirë (i ndershëm) i ardhur për (të miren e) njerëzve

* Urdhëroni të behen vepra të mira. Ndaloni veprat e këqija Dhe besoni në Allahun...”

* Rëndësinë e kësaj ne e kuptojmë dhe kur Allahu xh.sh. na tregon shkaqet e mallkimit të beni israilit:

* "Ata që mohuan (të vërteten) nga beni israilët u malkuan me gjuhen e Davudit dhe Isait, të birit të Merjemës, Për shkak se kundërshtuan dhe e tepruan.

* Ata ishin që nuk ndalonin njeri tjetrin nga e keqja që punonin.

* E, sa të shëmtuara ishin veprat që punun ata." (Maide 78-79)

* Tashmë është e qartë se kemi të bëjmë me një obligim të domosdoshëm prej gjith atyre që kanë besuar në Një Allah, kanë besuar në fenë e drejtë të Tij. Në qoftë se nuk dëshirojmë goditjen e dënimit nga Allahu, çdo besimtarë duhet ta praktikojë këtë brënda mundësisë së vet. Kjo duhet të zëjë vend të rëndësishëm në persinalitetin e çdo njëri që vehten e njeh si musliman, duke filluar në familjen e vet e duke u zgjëruar në farefis e më gjërë.

Allahu xh.sh. thotë:

* "O ju që besuat, ruani vehten dhe familjen tuaj prej një zjarri, (duke i thirrë ata në vepra të mira dhe duke i thirrë që me u larguar nga zjarri lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët..." (Et Tahrimë 6)

* Kurse Allahu xh.sh. kështu e urdhuroi dhe Muhammedin a.s.:

* "Dhe tërhiqja vërejtjen farefisit tënd më të afërt." (Esh Shuaraë 214)

* S'ka dyshim se besimin, kuptimin, mentalitetin, diturinë, jetesën, karakterin, e familjes tënde të farefisit mundemi me e ditur shum ma mirë dhe mundemi me e bërë një thirrje ma të kujdesshëm ,rezultati i së cilës mundet me qenë më i suksesshëm. Prandaj i është dhënë rëndësi dhe përparsi thirrjes së familjes dhe farafisit. Por duhet të jetë e qartë se thirrja vazhdon edhe për masën e gjërë popullore, dhe është obligim i yni sikur obligimet tjera.

* Thirrja e jonë e cila bëhet për rregullimin e jetës sipas urdhërave të Allahut xh,sh. dhe sipas ndalimeve të Tij, si dhe thirrja për pregaditjen e jetës së ahiretit; pamvarsisht se a pranohet apo jo, mbetet obligim për ne.

Besimtari kurr nuk e ndërpret shpresen prej Allahut xh.sh:

* "...Pse vetem populli jobesimtarë e humbë shpresën në Allahun." (Jusuf 87)

* 2 - Edhe nëse nuk pranohet thirrja jonë nga ndigjuesit, na jemi të qetsuar me kryemjen e detyres tonë, se detyra jonë është vetem me poblikue, kurse me udhëheq në rrugen e drejtë është në doren e Allahut xh.sh. Allahu xh.sh.i thotë Muhammedit a.s.:

* "ثshtë e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh ate që do ti, por Allahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit." (El Kasas 56)

* 3 - Me veprimin e detyrës sonë, ne kemi arsyetim para Allahut xh.sh., dhe shpresojmë shpëtim prej atij dënimit që ka për me i goditur ata që nuk e pranuan thirrjen:

* "(Kujtoje) Dhe kur një grup prej tyre thanë: - Përse këshilloni një popull që Allahu do ta zhduke ose do ta dënoje me një dënim të ashpër? (Ata këshilltaret) thanë: - Për t'u arsyetuar para Zotit tuaj dhe me shpresë t'u largohen mekateve. Dhe kur e harruen atë, për të cilen ishin keshilluar, na i shpëtuam ata që të tjerët i pengonin (i thirrën për me u larguar) nga të keqiat. Kurse i kapëm me një denim të ashpër ata që bënin zullum, ngase ishin të shfrenuar." (El A'rafë 164-165)

* S'ka dyshim se ne kemi me u përgjegjur vetëm për besimin dhe veprat tona, dhe ne nuk kemi me u dënuar, e as nuk kemi me u pyetur për mëkatet e tjetërkujt, vetëm do të japim përgjegjëje dhe do të dënohemi për mekatat e tona dhe për mos zbatimin e urdhërit lidhje me thirrjen në rrugën e Allahut xh sh.

Pejgamberi a.s. thotë:

* "Baj be në Atë (Allahun) që ma ka shpirtin nën sundimin e vet, ju vërtetë (ja) do ti thërrisni në vepra të mira (në rregullat jetësore të fesë Islame) dhe të largoni nga veprat të këqija.

* Ose brënda një kohe të shkurtë, Allahu ka për me ua çue dënimin mbi ju, mbrapa (që t'ju vijë ai dënimi që mundet me qenun, politike, ekonomike, morale, ose smundje ose tragjedi natyrore sikur tërmet, vërshime, etj; ose me ndonjë dënim që nuk na merr mendja) ju i luteni Ati (Allahut), por lutjet nuk ju pranohen." (Transmeton Tirmidhiju)

* Në qoftë se në një vend nuk bëhet thirrja në rrugen e Allahut, në fenë e Tij të vërtetë, aj popull ka për me mbetur ndër sulmimin e genjështarve, zullumqarve, dhe njërzija duke u humbur napër baltat e jobesimit, sulmimit, deshirave të nefsit, në loqat e gjynaheve dhe neve kan për me na tërhjekur me vete...

* Eshtë e qartë se për thirrjen në rrugën e Allahut xh.sh. për largimin e njerëzve nga e keqja nuk duhet me qenë dijetar i përsosur. Por ato që i dijmë mjaft janë për krymjen e kësaj detyre të domosdoshme.

* Në qoftë se e dijmë domosdoshmërinë e njeriut për besimin në Allahun, në melekët, në librat, në pejgamberët, në diten e kijametit e kushtet tjera të besimit për të qenë musliman. Dhe nëqoftë se e dimë se namazi, agjërimi në muajin e ramazanit , dhënja e zeqatit, vatjaja në haxh, respektimi i prindërve, nderimi i fqiut dhe i farëfisit, me qenë i drejtë, në zemër e në fjalë, në vepra, është prej obligimeve shumë të rëndësishme të besimtarëve, është një dituri e mjaftueshme për me i udhëzuar vëllazërit dhe motrat tjera.

* Nëqoft se e kemi kuptuar se Zullumi, Bixhzi, Alkoholi, Zinaja, Rrena, folja mbas shpinde, Xhelozia, nënçmimi i njeri tjetrit, janë rreptësisht të ndaluara, atëhere pse heshtim e nuk i largojmë shoqërinë nga ato të meta. Ku mbeti vëllazëria, ku mbeti dashuria për njeri-tjetrin.

Allahu xh.sh. thotë:

* "Besimtarët janë të dashur (kan shoqëri) për njeri-tjetrin .

* Urdhërojnë për të mirë. E ndalojnë nga e keqja..." (Et tevbe 71)

* Jemi të dtyruar për thirrje mbrenda diturisë sonë. Kjo do të jetë shkak për shpërblim nga ana e Zotit xh sh, por njëkohësisht do të jetë shpëtim për vëllaun tonë po edhe agim për ardhmërinë e shoqërisë se gjërë:

* "Pasha kohen! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurtë. Me përjashtim të atyre, Që besuan, Që bënë vepra të mira, Që porositen njeri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës Dhe që këshilluan njeri-tjetrin të jenë të durushëm." (El Asr1-2-3)


ks-forum
 
Back
Top