Themeluesit e Neoshqiptarizmit

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Kush ishin themeluesit e neoshqiptarizmes?

Me te medhenjte mendimtar shqiptare te dhjete vjetshave te pare te shekullit XX,te cilet vune bazat e nje filozofie te re kombtare nder shqiptaret.Emrat e tyre nje kohe te gjate qene lene ne harese,per tu shfaqur tani se fundmi me forcen e nje mendimtarie te pa perseritshme...


Branko Merxhani;Themelues i revistes "Perpjekja shqiptare".Misionar i levizjes nacionaliste"neoshqiptaizma",qe shtroi ne faqet e shtypit te kohes,ndersa tezat e tij i mbrojti ne revisten e vet.Deklarohet haptas kunder komunizmit me shkrimin e tij "Pse nuk jam marksist" dhe sheh si alternativ te pershtatshme kamalizmin,nje demokraci te zhvilluar nen nje autoritet qendror, duke imitur keshtu levizjen e Ataturkut.Largohet po aq mistershem, sa edhe ç'mberriti ne shqiperi dhe vdes ne Stamboll ne vitin 1981.Ishte 83 vjeq.

Mit'hat Frasheri.Djali i rilindesit Abdyl Frasheri, eshte nder formuluesit dhe misionaret e frymes dhe levizjes se shqiptarizmit.Me nje aktivitet te ngjeshur politik. Ne shtypin e kohes perdor pseudonimin Lumo Skendo. Kundershtar i monarkis.vetem 16 dite pas pushtimit te Shqiperis,themelon organizaten nacionaliste "Balli Kombtar".Hartus i platformes Nacionalizma Shqiptare.Ne vitin 1943 largohet ne Itali dhe qe andej vendoset ne SHBA. Vazhdon te punoje per bashkimin e shqiptarve ne emigracion.Vdes ne vitin 1949 ne New York, nga infrakt miokardik.

Tajar Zavalani: Merr pjes rregullisht ne debatin e kohes. Shkruan me shume artikuj te karakterit ekonomik. Por edhe predikon rruget nga duhet te kaloj djaleria shqiptare.Perkthen Tolstoin,اehovin,Gorkin.Mbreti Zog ndalon shitjen e romanit "Nena" perkthyer prej tij.Nga fillimi i viteve "40 e shohim te deklarohet komunist.shpejt zhgenjehet nga kjo ideologji dhe mergon ne Londer.Atje shkruan rregullisht ne revisten "Flamuri",ndersa me pretendim se "komunistet shqiptare po e shkruajn historin siq duan ata", boton ne Londer ne vitin 1966 "Historia e Shqypnis".libri botohet ne Shqiperi 32 vjet me pas.Vdiq ne Londer.

Mehdi frasheri:Ne vitin 1928 boton vellimin e pare te nje trilogjie, qe kish ndermend ta shkruante me titullin "Historia e lashte e Shqiperis dhe e shqiptarve". Ne vitin 1932 dhe 1938 kryeson qeverin e Zogut. Nuk pati sukses, pasi s'pati mbeshtetjen e eparlamentit."Nje popull qe e pret pushtimin me lule,nuk meriton lirin e tij",deklaroi Mehdi Frasheri,me 7 Prill 1939.menjeher internohet ne Italai. Me vone,perkrah Hitlerin dhe nazizmin.Prej tyre rikthehet serish ne skenen politike dy vjet me vone.Mehdi frasheri vdiq ne SHBA.

Vangjel Koça: Eshte nder bashkthemelusit kryesor te neoshqiptarizmes.Shkruante me pseudonimin Vangj Nirvana.Bashke me Branko Merxhanin themeloi gazeten 'Demrokatia" ne Gjirokaster.Drejtoi nurmin e vtem te gazetes 'Neoshqiptarizma",nderkoh qe eshte bashkepuntor i rregullt i shtypit te kohes. Perkthen "Manualin" e Epikletit,disa nga dialogjet e Lukianit dhe "Bisede per metoden" e Dekartit.Kundershtar i komunizmit dhe denoncues i qellimeve te mbrapshta te kishes ortodokse greke,perqafon regjimin e fashist te Mussolinit. U mbyt teksa udhetonte me traget, ne vitin 1943.Ndersa bibloteka e tij,nder me te pasurat e kohes, u dogj.

Anton Harapi: NJe nder françeskanet me te perfolur shqiptar.Ka shkruar rregullisht te "Hylli i Drites", ndersa ka botuar vellimin "Vlere shpirtrore" ne vitin 1936, ku shpjegon idealin dhe frymen kristiane.mbeshtet neoshqiptarizem dhe ndien rrezikun e bolshevizmit ne penen e intelektualve qe nisen te mohonin rolin e fese ne bashkimin e shqiptarve.Denon pushtimin e Shqiperis dhe me vone bashkpunon me italianet, pastaj me gjermanet. I akuzuar nga regjimi komunist shqiptar si kolaboracionist,pushkatohet ne vitin 1946.
 
Branko Merxhani, Neo-Shqiptarizma e viteve '30
"اdo njeri, çdo popull, që të rrojë dhe të tregojë veten, më parë nga të gjitha duhet të organizojë Kaosin, që gjendet brenda në “Unin” e tij”. (Niçe)

Dy pjesë të mendimtarëve të viteve ’30 mjaftojnë që të iluminojnë sot në ditët tona shqiptarët e pasditeve 2000. “Përralla pellazgjike është një hipotezë xhaba. Një absurditet. Këtë sofizmë duhet ta neveritim. Sot s’ka mbetur asnjë turk i ditur që të ëndërrojë përrallat turanike. Asnjë grek, me mendje të shëndoshë, sot nuk mburret se është stërnipi i Periklidit. Edhe Romanët e sotëm e kanë harruar prej shumë kohe origjinën e tyre: jeta e popujve nuk është veçse Mrekullia e Zhvillimit, që rregullon valët e mëdha të shekujve”, shprehet Branko Merxhani... Shqipëria jonë e sotme është një Botë kaotike e vogël. Në rrembat tona rrjedhin shumë hidhërime dhe helme, gjurmë të prishjes, të robërisë, të një tronditjeje historiko-shoqërore të pakapshme. Trazimi dhe anarkia, që mbretërojnë sot në gjuhën tonë, nuk janë veçse vetëm një pjesë, një pamje, një fazë e prishjes sonë historiko-shoqërore. Gjithë ky trazim, gjithë kjo anarki mbretërojnë edhe në të gjitha shfaqjet e tjera të dinamizmit tonë qytetëronjës. Në idetë dhe tendencat tona shoqërore, ca më shumë në kuptimet tona mbi formën dhe esencën e instituteve tona shoqërore. ثshtë një anarki, e cila ka thëthitur të gjithë pothuaj jetën tonë. Ideale s’kemi. Racionalizmi ynë është pothuaj si i djemve. Dispozita për një gjurmim të ngulur shkencor dhe sistematik na mungon krejt. Ku e ka rrënjën e saj kjo e keqe? A ka vallë arsye historike? Nga pikëpamja e kuptimit sociologjik cili është shkaku i kësaj gjendjeje? Ja disa pyetje që Neo-Shqiptarizma përpara Djalërisë sonë intelektuale dhe idealiste. I vë dhe shton: pa dhënë përgjigje në këto pyetje, s’mund të bëhet asnjë hap përpara! Ka shumë kohë që shkoi ajo epokë në të cilën Nacionalizma ishte shoqe e Romantizmës. Nacionalizma e sotme e çmon kryesisht realitetin. ثshtë shprehja e gjallë e Sociologjisë si shkencë, njëfarë toke zbatimi të Higjienës Shoqërore, një Laborator i sëmundjeve psikologjike-shoqërore. Si vlerë pozitive ka vetëm gjurmimin. Zbulimin e rrënjës së të keqes. Kërkimi themelor i Neo-Shqiptarizmës nga Djalëria – nga ajo Djalëri e cila, e ndritur me fenerin e mendjes, ndjen pa dyshim përkundrejt fatit historik të Atdheut një respekt të thellë dhe është vënë me mish e me shpirt në rrugën e fatit dhe të së ardhmes është ky: Të ndjekë një formë shkencore në gjurmimet dhe në përkufizimet, si dhe një kuptim filozofik të plotë dhe të tanishëm në idealizmin kombëtare. Një intelektual shikon rrezikun më të madh dhe më të tmerrshëm: të bjerë në hendekun e gabimit dhe të vetëgënjimit, po të dojë të bëjë një udhëtim në sferën e pasosur dhe kaotike të fantazisë së tij. Kjo sferë përmban vetëm botë të rreme, vlera të vdekura, që bien vetëm gjumë dhe “utopistë gjenialë”. Drita është Shkenca, bota e realiteteve. Jetën politike nuk duhet ta përcaktojmë përmes romanticizmit dhe fantazisë. Problemi i jetës, misteri i së ardhmes, kanë nevojë për këtë dritë. Jetën nuk duhet ta shohim përmes prizmës së fantazisë sonë. Vështrimin tonë duhet ta kthejmë përkundrejt jetës, d.m.th ta shohim jetën ashtu siç është dhe jo siç e duam ne të jetë. Jeta do një zgjidhje. Kjo zgjidhje nuk gjendet lart në qiellin kombëtar, po është e fshehur thellë në shpirtin kombëtar. Ja pika nga e cila nisemi. Të ndriçojmë shkaqet e thella të anarkisë sonë shoqërore, që na la trashëgim e shkuara, me fenerin e shkencës sociologjike. Dhe ja pika e drejtimit tonë: Përmbi germa dhat e Shqipërisë së djeshme, të prishur dhe të robëruar, të krijojmë një Shqipëri të nesërme, të mbaruar, të ndritur, të qytetëruar – një Shqipëri jo historike, po qytetëronjëse. Qëllimi i luftës: Idealizmi i jetës. Shqipëria e ndjenjës, Shqipëria e mendimit, po pret krijonjësit e saj. Dritë përmbi fantazinë e së shkuarës. Nuk jemi as stërnipër bonjakë të Pellazgëve mitologjikë, as gërmadhat e Ilirianëve: jemi shqiptarë – Një kombësi e re. Përralla pellazgjike është një hipotezë xhaba. Një absurditet. Këtë sofizmë duhet ta neveritim. Sot s’ka mbetur asnjë turk i ditur që të ëndërrojë përrallat turanike. Asnjë grek, me mendje të shëndoshë, sot nuk mburret se është stërnipi i Periklidit. Edhe Romanët e sotëm e kanë harruar prej shumë kohe origjinën e tyre: jeta e popujve nuk është veçse Mrekullia e Zhvillimit, që rregullon valët e mëdha të shekujve. Po! Jemi Shqiptarë dhe përbëjmë një kombësi të re. Mëma e Nacionalizmës, mallëngjimi kombëtar i shekullit XX, nxorri në dritë një pjellë të re. Kjo pjellë jemi ne. Si Neo-grekët e sotëm, si turqit e sotëm të Azisë së Vogël, kështu edhe neve na ka pjellë një natë magjike vere, dinamizmi krijonjës i freskët dhe përjetësisht i ri i natyrës, në gjirin që nuk duket dhe misterioz të Perëndisë së krijesave. Jemi akoma djem. Ndërgjegjja jonë nuk e ka njohur akoma fytyrën krejt të ndritshme të Krijonjësit. Sytë tanë nuk janë mësuar akoma të shohin me simpati Diellin e Intelektit. Ku janë krijimet tona të shoqërisë? Ku është Uniteti ynë sentimental? Ku është Poezia, Leteratura, që përfaqësojnë racën tonë, farën tonë? Ku është shpirti kombëtar i pastër dhe i zhvilluar? Ku është gjuha jonë? Ku është kultura jonë? Shqipëria nuk e ka ngrehur akoma Faltoren e saj... Lindëm në errësirë, po kërkojmë dritë. Dhe misioni i brezit të sotëm është që të na shpjerë nga errësira në dritë. Rreziqe na kanë rrethuar nga të gjitha anët. Me gjithë këtë, nuk ka asnjë rrezik. Mjafton ta kuptojmë. Ai që rron, rron se pse e pa dhe e mundi rrezikun. Edhe Grekët e Vjetër, në hapat e para të zhvillimit të tyre, luftonin kundër po këtij rreziku. Bile luftuan një shekull të tërë. Po u përpoqën si gjigantë. Me gjithë këtë, me zor të madh shpëtuan nga rreziku që të mbyten në rrymën e tmerrshme që kish shkaktuar hyrja e influencave të huaja, që u kish lënë trashëgim e shkuara. “Mania e Historizmës” mend e prishi atë statujë madhështore të mendjes njerëzore, bile edhe para se të ngrehet. Dhe jo sepse nuk kish zbuluar akoma rrugën e jetës, që çelet brenda në pastërtinë dhe flakën e ndërgjegjies kombëtare. Për një kohë të gjatë qytetërimi i tyre nuk ishte gjë tjetër veçse një trazim konceptesh të pakuptuara semitike, babiloniane, indiane dhe egjiptiane. Feja e tyre ishte një shesh anarkik dhe i nxehtë lufte midis njëri-tjetrit, shesh mbi të cilin mbretëronin të gjitha Perënditë e Azisë. Me gjithë këtë Kaos, qytetërimi grek lindi, rroi dhe mbretëroi mbi fronet e të gjitha epokave të paskëtajme. Greqia e Platonit mundi pak e nga pak t’i zhdukë influencat e huaja, të dëbojë nga Falëtorja e Mendimit Perënditë e Barbarëve, d.m.th të organizojë Kaosin, që gjendej brenda në Unin e saj. Mysteri i qytetërimit grek ka qenë Perëndia e Delfit, e cila tha: “Gnëdi santon”!...
Botuar tek “Neo –Shqiptarizma”, Janar 1930
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top