Themeluesi i “Facebook” bën paralajmërimin: Kujdes kur bëni “screenshot” në “Messenger”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Themeluesi i “Facebook” bën paralajmërimin: Kujdes kur bëni “screenshot” në “Messenger”​

1643899974739.png

Themeluesi i rrjetit social, “Facebook”, ka bërë një paralajmërim për të gjithë përdoruesit e platformës që përdorin mesazhet në “Vanish Mode”(mesazhe që shikohen vetëm një herë)


Mark Zuckerberg ka paralajmëruar përdoruesit e Messenger që të mos bëjnë screeshot(foto) të bisedave pasi miqtë e tyre mund ta kuptojnë që po ruajnë mesazhet.

Ky paralajmërim vjen pas përditësimeve të fundit në platformën “Facebook” për të njoftuar përdoruesit mbi veçoritë e reja.


Ai tregoi se përdoruesit do të njoftohen nëse dikush bën një foto të një mesazhi në momentin që biseda është në “Vanish Mode”, pasi supozohet se bisedat të zhduken automatikisht pas një periudhe të shkurtër kohe. Kjo do të thotë se nëse dikush ju dërgon një “mesazh sekret”, ai nuk dëshiron që ju ta ruani për një kohë të gjatë dhe nëse ju e ruani si foto ai do ta kuptojë.
1643899992447.png

“Përditësim i ri për bisedat e Messenger-it, në mënyrë që të merrni një njoftim nëse dikush fotografon një mesazh sekret. Ne po shtojmë gjithashtu GIF, emoji dhe reagime me figura në bisedat e fshehta gjithashtu.”,shkroi Zuckerberg në profilin e tij në Facebook.


Ai ndau një bisedë me partneren e tij Priscilla Chan ku, Zuckerberg bën një shaka të çuditshme dhe Priscilla ruan një foto të bidesës, duke treguar se si funksionon marrja e njoftimit.

Funksioni është i ngjashëm me mesazhet e aplikacionit Snapchat ku mesazhet dhe fotografitë që dërgohen, zhduken pas një periudhe të shkurtër kohe.
b.g.shqip
 
Kot e ka fb e msg. Ka mjeshtër e mjeshtër. Fundja, nëse ndan diçka me dikënd, pse të jetë problem nëse postimi yt bëhet screenshot? 🤷🏼‍♀️
 
Lightshot eshte baba, askush se vëren 😋
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top