Themeli bazor në Kur`an

Themeli bazor në Kur`an


Nëse analizojmë gjendjen e Ummetit tonë sot, me siguri nuk do të pajtoheshim. Si mund të shpjegohet kjo, kur ne jemi Ummeti i Librit, Ummeti i Kur'anit, i cili është "Tibjanen li kul-li shej'in", Sqarues për çdo send. Si mund kjo të shpjegohet, kur ky Libër fillon me fjalët: "Ikre, bismi rab-bike ledhi halak"?

I Dërguari s.a.v.s., qysh në Arafat na ka porositur: "Ua lë dy gjëra, nëse Ju përmbaheni dhe sipas tyre punoni, asnjëherë nuk do të humbni dhe asnjëherë nuk do të jeni të nënshtruar. Ua lë Librin e Allahut dhe Sunnetin tim!"


E ç'është me ne Muslimanët sot?



Si është Raporti ynë kundruall Kur'anit dhe Sunnetit?

Kur lexojmë, kur mësojmë dhe kur mendojmë mbi domethënien e Kur'anit, sureve, ajeteve dhe fjalëve të tij? Si gjithçka tjetër, edhe Kur'ani na është bërë pjesë e "folklorit", me të cilin formalisht i fillojmë Tubimet, Takimet dhe Panairet tona prej të cilëve presim më shumë efekt, para dhe duartrokitje!

Aq sa sinqerisht dhe thellësisht do të merremi me Kur'anin, të tillë do ta kemi Gjendjen. Muslimi transmeton se i Dërguari i Allahut s.a.v.s., ka thënë: "Me të vërtetë Allahu me këtë Libër do ti lartëson disa, ndërsa disa të tjerë i poshtëron!"
Othmani, r.a., ka thënë: "Pasha Allahun, sikur zemrat t'i kishim të pastra, asnjëherë nuk do të ngopeshin me Kur'anin!"


اfarë dimë mbi Librin tonë?

Muaji i Kur'anit është Ramazani. Nata në të cilën ka filluar të shpallet Kur'ani është "Lejletu-l-kadr". Nata e Kadrit është e fshehur në netët e veqanta të Pjesës së tretë të Ramazanit. Saktë nuk dihet për te. Ajo natë është më e vlefshme sesa një mijë Muaj!


Kur'ani ka 114 Sure ose Kapituj. Kur'ani ka 6236 Ajete.

Sqarim 6236: Numri i parë -6, nënkupton gjashtë Ajetet e Fatihasë, 6-e fundit nenkupton gjashtë ajetet e Sures en-Nasr, ndërsa Numri mesor "23" nënkupton Periudhën kohore në të cilën u shpall Kur'ani i cili fillon me Fatihanë dhe mbaron me Suren en-Nasr.


*Kur'ani ka 77845 Fjalë.

*Kur'ani ka 330733 Shkronja.

*Kur'ani ka 30 Xhuza ose Pjesë. اdo Xhuz përbëhet prej 20-Faqesh.

*Kur'ani ka 60 Hizbe (1 HIZB = GJYSMA E xHUZIT).

*Kur'ani ka 240 Rube °(Nuk di saktë cështë Rube -pyetni dikend tjetër).


Kur'ani është shpallur në periudhën prej 23 vjetësh. Ndahet në Sure Mekkase në Kur'an, që ka 85 Sure dhe Sure Medinase ne Kuran, Numri i të cilëve është 29.
Kur'ani i ka këto emra:
-El-Furkan,
-Et-Tenzil.
-El-Kitab,
-El-Vahj,
-Ahsanu-l-hadith,
-Es-Siratu-l-mustekim,
-Er-Ruh,
-El-Urvetu-l-vuthka...



Në Kur'an ka 14 -15 Ajete me shenja te veqanta, pas të cilit Lexim duhet bërë Sexhde.

Sureja më e gjatë në Kur'an është Sureja El-Bekare, ka 286 ajete. Ajeti më i gjatë në Kur'an është ajeti 282.

Fjala më e gjatë në Kur'an është "Fe'eskajnakumuhu", e cila i ka 11 shkronja.

Sureja më e shkurtër në Kur'an është sureja el-Kevther, e cila i ka tre ajete.
Ajeti më i shkurtër në Kur'an është "Mudham-metani", i sures Er-Rahman.


Në Kur'an përmenden 25 Emra të të Dërguarve.

Pesë Sure të Kur'anit bartin Emra sipas Emrave të të Dërguarve: Junus, Hud, Jusuf, Ibrahim, Muhammed.

I Dërguari, i cili më së shumti përmendet në Kur'an është Musai, a.s., ku përmendet 136 herë.



Gjashtë Sure në Kur'an bartin Emra sipas Gjallesave: El-Bekare (Lopa), En-Neml (Milingonat), El-Fil (Elefantët), En-Nahl (Bleta), El-Ankebut (Merimanga).

Dhjetë Ajete kanë Emra sipas Periudhave kohore: suret-l-fexhr (agimi), suret-l-lejl (nata), suretu-d-duha (mesi i paradites), suret-l-asr (iqindija ose koha në përgjithësi).

Masat dënuese të përmendura në Kur'an janë:
-Dënimi për Zina (prostitucion),
-Dënimi për Shpifje,
-Dënimi për Vjedhje,
-Dënimi për Plaçkitje dhe
-Dënimi për Padrejtësi.


Në Kur'an janë të përmendura këto gjallesa: Lopa, Mushkonja, Miza, Milingonat, Bletët, Gjarpri, Deveja, Qeni, Sorra, Elefantët, Merimanga, Luani, Karkalecat, Ujku, Pupëza, Kuajt, Mushkat, Gomari.

Në Kur'an sipas Emrit përmenden pesë Melek: Xhibrili, Mika'ili, Maliku, Haruti dhe Maruti.

Bimët e përmendura në Kur'an janë: Qepa e zezë, Fiku, Sinapi, Shega, Borziloku, Zekkum (drurë në Xhehenem), Dëllinjë, Grosha, Kastraveci, Gruri, Palma, Qepa e bardhë, Bruka, Gjembi, Kungulli, Rrushi, Ulliri, Bananet.


Në Kur'an janë përmendur këto Zanate: Farkëtari, Druvari, Endësi, ai që thur, Bujqësia, Zhytari (plUmbari), Punimi i Hekurit të vlefshëm, Detaria, Kuzhinieri, Kasapi.

Pjesët trupore të Njeriut të përmendura në Kur'an: Zemra, Dora, Barku, Gjuha, Syri, Këmba, Balli, Shpina, Lëkura, Veshi, Koka, Goja, Qafa, Fytyra, Zorra, Thembra, Majat e Gishtërinjve, Faqe, Fyti, Kraharori, Buzët, Shputa, Dhëmbi, Anë, Eshtrat, Nyja.


Kur'ani renditjen e Sureve e ka sipas Shpalljes dhe sipas Musafit. Tre sure janë, renditja e të cilave është edhe sipas Shpalljes edhe sipas Musafit: Sad, Nuh dhe el-Infitar.
Në Kur'an vetëm dy Ajete i përmbajnë të gjitha Shkronjat e gjuhës arabe: Ajeti 154., Ali Imran dhe Ajeti 29., i sures el-Feth.


Sureja el-Ihlas, për shkak të Përmbajtjes së saj, është e barabartë me një të tretën e Kur'anit.

Sureja el-Muxhadele është e vetmja Sure, në çdo Ajet të së cilës përmendet Allahu.

Sureja et-Teube është e vetmja Sure, në fillimin e së cilës nuk e ka Bismil-lahin.

Sureja en-Neml është Sureja me dy Bismil-laha. Njëri në fillim, ndërsa tjetri në Ajetin 30.



I pari, i cili e tuboi Kur'anin është Ebu Bekr es-Siddiku.

I pari, i cili Njerëzve Kur'anin ua tuboi në një Kiraeti është Othman b. Affani.

Gruaja e vetme, të cilës Emri i përmendet në Kur'an, është Merjemja, nëna e Isait, a.s.

Sahabiu i vetëm, të cilit Emri i përmendet në Kur'an, është Zejd b. Harith.

Sureja el-Bekare dhe Ali Imran në Hadith janë të emëruara si "Ez-Zahravani".



Sureja Jasin është Zemra e Kur'anit.

Bukuria e Kur'anit është Sureja er-Rahman.

Suret e vetme të cilat fillojnë me "O ju Besimtarë" janë: el-Maide, el-Mumtehineh dhe el-Huxhurat.

Vendi i vetëm në Kur'an ku Allahu xh.sh., direkt u drejtohet Kafirave është Ajeti i 7-i Sures et-Tahrim. (Ja ej-juhe-l-ledhine keferu, la ta'tedhiru jevme...").



Me fjalët "El-Hamdu-l-lil-lahi", fillojnë pesë Sure në Kur'an, dhe ato:

1) el-Fatiha - El-Hamdu-l-lilahi rab-bi-l-alemin.

2) El-En'am - El-hamdu-l-lil-lahi-l-ledhi haleka-s-semavati vel erd...

3) El-Kehf - El-hamdu-l-lil-lahi-l-ledhi enzele ala abdihi-l-kitabe...

4) Sebe' - El-hamdu-l-lil-lahi-l-ledhi lehu ma fi-s-semavati vel erdi...

5) Fatir - El-hamdu-l-lil-lahi fatiri-s-semavati vel erdi.



Me fjalët "El-Hamdu-l-lil-lahi", mbarojnë pesë Sure në Kur'an, dhe ato:

1) El-Isra - Ve kul-hamdu l-lilahi...

2) En-Neml - Ve kuli-l-hamdu lil-lahi.

3) Es-Saffat - Ve-l- hamdu lil-lahi rab-bi-l-alemin.

4) Ez-Zumer - Ve kile-l-hamdu lil-lahi rab-bi-l-alemin.

5) El-Xhathije - Fe lil-lahi-l hamdu rab-bis-semavati ve rab-bil erdi.



Gjashtë sure në Kur'an fillojnë me "tesbih".

Me shkurtesat kur'anore fillojnë 19 Sure.


Tre Sure kur'anore përfundojnë sipas Emrave të tyre: El-Mau'un, El-Mesed dhe En-Nas.

Suret nga Grupi El-Havamim janë: Gafir (Mu'min), Fussilet, Esh-Shura, Ez-Zuhruf, Ed-Duhan, El-Xhathije, El-Ahkaf.

Fjal, e cila saktësisht gjendet në mes të Kur'anit është "Firak". (Hadha firaku bejni ve bejnek - El-Kehf, ajeti 78.) Sipas disa Llogaritjeve të tjera Fjala e mesit të Kur'anit është "Vel-jetelet-taf", në Ajetin 19 të sures El-Kehf.

Dy shkronjat, ha dhe dal në fjalën "uhdithe" (Ajeti 70 i Sures el-Kehf), gjenden saktësisht në mes të Kur'anit.

Ajeti më madhështor i Kur'anit është Ajetu-l-kursijj. Ai është Ajeti 255, i sures El-Bekare. Ka 50 Fjalë, 185 Shkronja dhe në të përmenden pesë Emrat e bukur të Allahut: Allah, El-Hajj, El-Kaj-jum, El-Alij-j dhe el-Adhim. Këto pesë Emrat e Allahut përbëjnë 25 shkronja.



Numri më i madh i përmendur në Kur'an është: njëqind mijë (100 000)

1. Tefsiret më të njohur të Kur'anit janë:

2. Tefsiri i imam Taberiu,

3. Tefsiri i madh i Ibn Kethirit,

4. Ruhu-l-me'ani nga imam Alusi,

5. Tefsiri i imam Kurtubiut,

6. Mefatihu-l-gajbi nga Fahru-r-Razi,

7. Nën hijen e Kur'anit nga Sejjid Kutbi.


Komentuesi i Kur'anit është Abdullah b. Abbasi, r.a.


***Për Fund: Më shumë se 400 her në Kuran Allahu përmend Fjalen Bashkim për Muslimanët, Unitet, Njësi". Pra, bashkohuni mes vete o Muslimanë, e mos u ndani mes veti !

forumi.kurandhesunet.com
 
Back
Top