Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“The Economist”: Yjet shqiptare të muzikës që po pushtojnë botën (FOTO)

“The Economist”: Yjet shqiptare të muzikës që po pushtojnë botën (FOTO)​

1601656817271.png
Një nga revistat më prestigjioze ndërkombëtare, “The Economist”, i ka kushtuar një shkrim famës që po gëzojnë kohët e fundit në botën e muzikës yjet me prejardhje etnike shqiptare.
Deri së fundmi, shqiptarët etnikë më të njohur ishin Nënë Tereza, dhe diktatori komunist Enver Hoxha. Tani shenjtores dhe mëkatarit duhet t’i shtohen edhe këngëtarët, shkruan revista britanike.
-640-0-5f772bcedb97b.jpg
Ata janë kudo, Dua Lipa ka 55 milionë dëgjues platformën muzikore Spotify, Bebe Rexha ka 24 milionë. Rita Ora ka pasur pesë hite në vend të parë në Britani dhe ka qenë gjykatëse në spektaklin ‘X Factor’. Era Istrefi këndoi në Kupën Botërore të futbollit në vitin 2018. Njomza Vitia, një këngëtare dhe kantautore dhe Labinot Gashi, një reper, kanë audiencë globale.
-640-0-5f772bcf657bc.jpg
Singëlli seksi i Ava Max, “I ëmbël, por psikopat” konsiderohet botërisht më argëtuese sesa oferta letrare e Hoxhës: “Shqipëria sfidon revizionizmin e Hrushovit”.
-640-0-0f16f19a6d1735a686e2ae69cf000b7b.jpg
Në vitin 2016, me një stil të pazakontë serioz, Rita Ora performoi në Romë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës.

Të gjithë këta mega-yje me origjinë shqiptare, përveç Era Istrefit, janë rritur në diasporë. Lipa, Max, Rexha dhe Vitia kanë lindur në Londër, Milluoki, Bruklin dhe Shtutgart. Vetëm Max ka rrënjë në Shqipëri, pjesa tjetër janë me origjinë kosovare, veç BeBe Rexhes, familja e së cilës vjen nga Maqedonia e Veriut.
Yjet e diasporës shpesh krenohen me përkatesinë kombëtare. Ata interpretojnë në shtëpi, duke u mbështjellë me flamuj kosovarë ose shqiptarë.
-640-0-5f772bcf8a79e.jpg
“Zemra ime rrjedh gjak shqiptar,” tha Bebe Rexha gjatë një vizite në Shqipëri. Në korrik, Dua Lipa ndezi një debat pasi postoi një hartë që lidhet me nacionalistët ekstremë shqiptarë, ku shfaqet Shqipëria e Madhe.

Prindërit e tyre u rritën jashtë vendit, pasi u larguan nga Ballkani në fillimet e trazirave të viteve ’90. Por nuk ishte gjithmonë një histori e të varfërve që bëhen të pasur. Familjet Ora dhe Lipa ishin pjesë e elitës në Kosovë. Të dy vajzat ndoqën një shkollë të njohur të arteve në Londër.
-640-0-5f772bcfb2306.jpg
Yjet e muzikës pop, së bashku me një grup futbollistësh shqiptarë në skuadrat kryesore të Europës, luajnë një rol tepër të rëndësishëm për të ndihmuar në ndryshimin e imazhit të shqiptarëve, përfundon “The Economist”. /Top Channel/
 

Attachments

  • -640-0-5f772bcedb97b.jpg
    -640-0-5f772bcedb97b.jpg
    23.7 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f772bcf657bc.jpg
    -640-0-5f772bcf657bc.jpg
    25.2 KB · Shikime: 0
  • -640-0-0f16f19a6d1735a686e2ae69cf000b7b.jpg
    -640-0-0f16f19a6d1735a686e2ae69cf000b7b.jpg
    46 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f772bcf8a79e.jpg
    -640-0-5f772bcf8a79e.jpg
    28.3 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f772bcfb2306.jpg
    -640-0-5f772bcfb2306.jpg
    60.9 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f772bcedb97b.jpg
    -640-0-5f772bcedb97b.jpg
    23.7 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f772bcf657bc.jpg
    -640-0-5f772bcf657bc.jpg
    25.2 KB · Shikime: 0
  • -640-0-0f16f19a6d1735a686e2ae69cf000b7b.jpg
    -640-0-0f16f19a6d1735a686e2ae69cf000b7b.jpg
    46 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f772bcf8a79e.jpg
    -640-0-5f772bcf8a79e.jpg
    28.3 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5f772bcfb2306.jpg
    -640-0-5f772bcfb2306.jpg
    60.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back