Teuta përkohësisht në krye

cent

...Lontano
Goli i Muriqit në fundin e ndeshjes i ka dhënë fitoren 2-1 Teutës ndaj Laçit dhe përkohësisht vendin e parë në klasifikimin e Superligës. Durrsakët e drejtuar nga Magani zhbllokuan rezultatin në minutën e ‘35 me Mancakun.
mkry.jpg

Me rifillimin e ndeshjes kurbanasit u treguan më të lëvizshëm dhe më të rrezikshëm para portës durrsake. Përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutnë e ‘76 kur Veliaj barazoi shifrat me një supergol.

Zëvendësimet e bëra nga Magani zgjuan Teutën nga gjumi, që e spostoi lojën në gjysmëfushën e miqve. Tre minuta nga fundi, Muriqi, i harruar nga mbrojtja laçiane shënoi golin e fitores për Teutën, e cila për 24 orët e ardhshme do të jetë kryesuesja e vetme e Superligës.

Ndërkohë, Partizani u mund në “Qemal Stafa” 0-1 nga Vllaznia e Agim Canajt. Protagonisti i kësaj supersfide u bë Shtubina, i cili me golin e tij i dha fitoren skuadrës shkodrane, që tashmë ngjitet në kuotën e 16 pikëve dhe lë pas krahëve të kuqtë e Likës.

Lushnja barazoi 1-1 në Ballsh me Bylisin, duke marrë dhe pikën e parë këtë sezon në një ndeshje jashtë fushës së vet. Canka shënoi për myzeqarët nga pika e 11 metërshit, ndërsa për Bylisin barazoi Izucuku.
/Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top