Arfenilla
Themelues i Forumit
Stilistja Zina Kondi e cila së fundi u bë e njohur për publikun tetovar me sfilatën e parë të modës që organizoi në këtë qytet, paragjykon tetovarët si njerëz të prapambetur.
Në emisionin Zonë e Lirë, të Arijan Canit ajo shprehet se është habitur kur ka parë që një grua është zgjedhur për kryetar i komunës së Tetovës. "Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur të votojnë një grua" deklaroi Kondi në Zonë e Lirë.
Ajo ka folur edhe për sfilatën e organizuar dhe problemet që ka hasur. Sipas Zina Kondit në Tetovë njerëzit janë të organizuar në bazë të familjes dhe jo në bazë të shtetit. Të rijtë tetovar ajo i ka përshkruar si të mrekullueshëm por që ngurojnë të veprojnë përshkak të familjes dhe shoqërisë. "Aplikuan shumë të rijnë, por kur erdhi momenti të përballen em sfidën ata deklaroheshin 'Jo s'më le mami', 'S'më le fraeri' e kështu me rradhë" shprehet Zina Kondi.
Ndërkohë që gazetari i Klan Kosova, Baton Haxhiu ndërhynë duke thënë se e njeh mirë Tetovën dhe se aty jetojnë dy kategori njerëzish. "Nuk është se Tetova është e mbyllur, ka një brez intelektual të jashtëzakonshëm, unë thom që Arbër Xhaferi është produkt i atij vendi dhe është një prej kokave më të mira që kanë pasur shqiptarët dhe besoj që aty ka edhe tjerë që janë po aq të mirë" shprehet Haxhiu.
Më pas Haxhiu vazhdon duke thënë se ana tjetër është e vrazhdë dhe e izoluar, ndërsa Cani i asiston "Kush janë, janë këta që shkojnë në xhami?". - "E saktë" përgjigjet Haxhiu.
Ndërkohë që Zina Kondi thotë se në Tetovë u pranua shumë si dicka e jashtëzakonshme organizimi i sfilatës. "Në Tetovë ishte tërmet që u bë sfilatë, erdhën të gjithë dhe shumica rrinin jashtë e pritnin do bëhet ose s'do bëhet" tha Kondi.
T.com