Tetë gënjeshtrat e nënës sime

Kresha

A pretty face can never trick me
Nëna ime jo gjithmonë nuk e ka thënë të vërtetën . . . më ka gënjyer tetë herë në momentet e rëndësishme të jetës!



Nga: Dr. Mustafa Akkad

Nëna ime jo gjithmonë nuk e ka thënë të vërtetën... më ka gënjyer tetë herë në momentet e rëndësishme të jetës!

Tregimi fillon me lindjen time. Kam lindur si djalë i vetëm në një familje tejet të varfër . . . aq të varfër saqë nuk kishim ushqimin e mjaftueshëm. Në raste të rralla ndodhte që të kishim pak oriz në shtëpi . . . Nëna përgatiste shujtën e thjeshtë dhe gjithmonë pjesën e saj të pjatës e hidhte në pjatën time duke thënë: "Ha biri im, unë nuk jam e uritur."

KJO ISHTE GثNJESHTRA E SAJ E PARث

Kur u rrita pak, nëna ime pasi përfundonte punët e shtëpisë, shkonte te lumi që gjendej afër shtëpisë, duke shpresuar se do të zinte ndonjë peshk, që unë të kisha ushqim të shëndetshëm dhe të zhvillohesha sikur fëmijët tjerë. Me një rast, falënderoj Allahun, arriti t'i zë dy peshq. Nxitoi në shtëpi dhe përgatiti dy peshqit dhe i vendosi para meje. Duke parë se unë me shije e haja peshkun tim, ajo vendosi edhe peshkun e saj në pjatën time duke thënë: "Biri im, ja edhe këtë peshk timin, sepse ti e di që unë nuk e dua peshkun."

KJO ISHTE GثNJESHTRA E SAJ E DYTث

Koha kalonte dhe erdhi momenti që unë të hyja në shkollë. Meqë nuk kishim pasuri që unë të shkollohem, nëna hyri si shitëse te një tregtar i pasur. Një natë të ftohtë dhe me shi, nëna më tepër u vonua në punë.

I brengosur dola nga shtëpia ta kërkoja. E vërejta duke ardhur me një torbë të rëndë të rrobave në dorë. E thirra: "Nënë, eja në shtëpi, është vonë dhe ftohtë." Ajo buzëqeshi dhe tha: "Biri im, unë nuk jam e lodhur."

KJO ISHTE GثNJESHTRA E SAJ E TRETث

Erdhi koha e provimeve të shkollës. Edhe pse ishte vapë e madhe, ajo dëshiroi të vinte me mua në shkollë. Dielli përcëllonte tokën, ndërsa sipërfaqja e rërës avullonte nga nxehtësia. Hyra në shkollë, ndërsa ajo mbeti duke pritur në oborrin e shkollës. Kur përfunduan provimet, dola nga shkolla e ajo më priti me përqafim amënor, mbushur me dashuri dhe mëshirë. Në dorë mbante një lëng të ftohtë që e kishte blerë për mua. Kur fillova ta pija, e ktheva kokën dhe vërejta atë, nga balli i saj rridhnin pika djerse.

Ia ofrova gotën duke thënë: "Nënë, pi edhe ti pak", ndërsa ajo tha: "Biri im, vetëm ti pije, unë nuk kam etje."

KJO ISHTE GثNJESHTRA E SAJ E KATثRT

Pas vdekjes së babait tim, nëna jetoi një jetë të vështirë si e vejë. Mbi supet e saj mbajti tërë përgjegjësinë për udhëheqjen e shtëpisë, thjeshtë duhej të kujdesej për çdo gjë. Jeta ishte vështirësuar, dhe shumë shpesh ishim të uritur. Pranë shtëpisë sonë jetonte xhaxhai im, njeri i mirë, shpesh na sillte ushqim por edhe ai ishte i varfër. Fqinjët kur panë që gjendja ynë ishte e papërballueshme, këshilluan nënën e cila ishte ende e re, të martohej për dikë që do ta ndihmonte. Mirëpo, nëna ime refuzoi këtë këshillë duke thënë: "Unë nuk kam nevojë për dashuri."

KJO ISHTE GثNJESHTRA E SAJ E PESTث

Pasi përfundova fakultetin, hyra në një punë me pagë të mirë në një firmë dhe vendosa ta marr përsipër kujdesin e shtëpisë.

Meqë shëndeti i nënës ishte dobësuar, nuk mund të punonte si shitëse rrobash, filloi të shesë perime në treg. Kur nuk mundi më tej të punonte, unë ndava pjesën nga paga ime dhe ia dhashë asaj, ndërsa ajo i refuzoi duke thënë: "Biri im, ruaji të hollat, unë kam mjaft për vete."

KJO ISHTE GثNJESHTRA E SAJ E GJASHTث

Vazhdova shkollimin e mëtejmë dhe shumë shpejtë u bëra magjistër. Paga ime u rrit edhe më shumë. Firma gjermane më ofroi një punë të mirë në Gjermani. U gëzova pa masë dhe fillova të ëndërroja për jetën e re të lumtur. E ftova nënën të vinte të jetojë me mua, por ajo refuzoi duke më thënë: "Biri im, unë nuk jam mësuar me jetë luksoze."

KJO ISHTE GثNJESHTRA E SAJ E SHTATث

Koha kalonte, nëna ishte plakur dhe shumë shpejtë u sëmur nga karcinomi malinj. Në ato momente në mes meje dhe nënës sime të dashur ishin shumë shtete. I nevojitej përkujdesja e dikujt. I lashë të gjitha dhe u ktheva në shtëpi. Nënën e gjeta në shtrat.

Kur më pa, u mundua të buzëqesh. Zemra mu copëtua, sepse ishte e molisur. Nuk ishte më ajo nëna që e kam njohur . . . Lotët më shkonin rrëke nëpër fytyrën time, por edhe tani ajo u mundua të më ngushëllojë duke thënë: "Biri im, mos qaj, unë nuk kam dhembje!"

KJO ISHTE GثNJESHTRA E SAJ E TETث

Pasi që tha këto fjalë, mbylli sytë dhe më nuk i hapi kurrë.

Secili që kënaqet me begatinë e prindërve të gjallë, u këshilloj:

Ruani këtë begati para se të pikëlloheni për humbjen e saj.

Secilit që ka humbur nënën e tij të dashur, e këshilloj:

Gjithmonë kujto sesa ka sakrifikuar për ty.

Lute Allahun që ta falë dhe mëshirojë.



Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
 
Titulli: Edhe nënat gënjejnë!

Shume prekese kjo!!!
 
Titulli: Edhe nënat gënjejnë!

genjeshtra te cilat mbeten me te pastrat e te ciltertat e kesaj bote...:)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Edhe nënat gënjejnë!

Shume domethenese....
 
Last edited by a moderator:
Pe: Tetë gënjeshtrat e nënës sime

....Vetem nena munde te doje ne ket mynyre...
....por dua te them qe dashuria e prinderve ....eshte e vetmja dashuri pa asnje lloj interesi qe neve na dhurohet....
....dhe kur i humbim prinderit , kuptojme vertete se cfare kemi humbur.....dhe ate lloj dashurie nuk kemi per ta gjetur kurre me.....
 
Pe: Tetë gënjeshtrat e nënës sime

Shume prekese .. me beri te qaj
 
Pe: Tetë gënjeshtrat e nënës sime

shume te bukura
 
Titulli: Tetë gënjeshtrat e nënës sime

Te lumte per kete tregim.
 
Pe: Tetë gënjeshtrat e nënës sime

Shume e bukur...U kenaqa duke e lexuar sidomos nga fundi ate keshillen per kush ka humbur nenen,pai une jam nje nder ato qe e kane humbur...
 
Pe: Tetë gënjeshtrat e nënës sime

gloom me vjen keq eh kshu e ka jet duhet te behemi te forte
 
Pe: Tetë gënjeshtrat e nënës sime

Flm dhe pse nuk e thash per mbledhur keqardhje,ishte thjesht nje detaj ne perputhje me temen...
 
Pe: Tetë gënjeshtrat e nënës sime

jo se mora per keqardhje se dhe un kam humb njerin nga prd po skemi ca bejme :)
 
Pe: Tetë gënjeshtrat e nënës sime

Nqs e lejon Loverboy kete video,pasi flet per nje nga sakrificat e nenave per femijet...Kjo eshte deri ku mund te arrije nje nene...YouTube - Sami Yusuf- Mother (sad story)
 
Titulli: Tetë gënjeshtrat e nënës sime

"Mother" eshte nder ilahite/ kasidet me te mira te Sami Yusufit. Vertet ka nje domethenje te madhe ! :)

Dashuria e nenes eshte e vetmja dashuri pa kushte !
 
Titulli: Pe: Tetë gënjeshtrat e nënës sime

Shume e bukur...U kenaqa duke e lexuar sidomos nga fundi ate keshillen per kush ka humbur nenen,pai une jam nje nder ato qe e kane humbur...

Me vjen ngushellime, zoti te dhasht forc qe ta perballojsh ket dhimbje
sa per temen shum e bukur
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top