Testimi im !

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Dje, në mënyrë tendencioze,për të parë reagimin e atyre që priteshin të reagonin, kisha postuar tek nën-forumi Libido një ''poezi''.
Doja të testoja më së shumti impaktin e një fjalori banal nga një njeri që nuk e përdor,dhe reagimet që do të sillte ai.
Ndryshimin dhe diferencën në të kuptuar të këtij fjalori të përdorur nga dy njerëz të ndryshëm.

Pikërisht ashtu si e prisja shkrimi ishte skandaloz,hapi një temë kundrejt të cilës nuk reagova,jo pa arsye.

I njëjti vulgaritet dhe një fjalor me të njëjtat doza të *****grafisë kishte më shumë se 6-të muaj i postuar në këtë temë dhe askush nuk e kishte vënë ujin në zjarr.

Për të dhënë një shënjë sado të vogël që poezia ishte një sarkazmë dhe fjalori i përdorur kishte për qëllim ndërgjegjësimin e mos përdorjes të fjalorit banal në një faqe neti,kisha shkruar në fund të ''poezisë '' Kjo është një poezi erotike?''

Duke mos dashur ti hyj thellë përdorimit të fjalëve ,dhe të bëj unë ndarjen e një fjalori,atij banal dhe atij nënkuptues erotik ,mund vetëm t'ju them që ka me qindra-mijëra libra që përdorin fjalorin banal.Diku këto fjalë botohen edhe si të përveçme pa lidhur me kontekstin e tregimit ,thjesht si pasuri gjuhësore e një vendi.
Ajo që mbetet shqetësuese si temë e testimit ishte reagimi i disa njerëzve që presupozohet duhet të jenë rojtarët e kësaj faqe.

Skandalizova ,mama ,aspirante mama,baballarë, e aspirantë baballarë,të cilët menjëherë pas postimit të poezisë ishin atje,të tronditur nga një shkrim i tillë.Unë thjesht më duhet t'ju them atyre që përfundimi i ''rrënjëve të pemës'' ,''shokut'', ''zogut'' ''pjeshkës'', etj etj është i njëjtë, dhe përkon me fjalorin banal.Ai/ajo që e ka në gjak dhe e adhuron këtë përfundim të njëjtë, qoftë ajo *****grafi,qoftë erotizëm,nuk kishte pse të shqetësohej, do të thotë që i pëlqejnë ''rrënjët'', ''zogu'' apo ''shoku'',pavarësisht si përshkruhen :)

Për të përfunduar hyrjen dhe të shkojmë tek pyetjet të cilat janë për temën do thoja edhe një fjalë të fundit.Mos paragjykoni njerëzit nga diçka që shkruajnë,nganjëherë ata shkojnë me qitje të largët dhe j'u duhet vetëm të prekin tabelën,jo të shënojnë 10-të në këtë tabelë.

Pse kur një njeri të cilin edhe e cilëson pak të ditshëm,pasi e ke acaruar pak më parë mund të shkojë në një paragjykim aq të shpejtë edhe duke njohur pak a shumë karakterin e të paragjykuarit?

ا'farë na shtyn të reagojmë në mënyrë të menjëhershme ndaj ngacimeve,dhe pse përpiqemi ta ulim personalitetin e dikujt edhe pa pasur atë aftësi?

Cila është arsyeja që reagimet tona janë të fuqishme kur ndryshimi thelbësor i një tipi ndodh në një moment të caktuar dhe shumë shpejt?

Pse nuk reagojmë ndaj të njëjtës gjë në këtë rast fjalorit, kur ky i fundit përdoret nga një steriotip i pandryshueshëm?

A mund të jemi një shoqëri me një vendim marrje të pavarur,të painfluencuar nga rrethanat ,jashtë paragjykimeve, por objektive dhe në respekt të rolit që kemi?

Mundet që respekti ndaj një njeriu i cili përveç indiferencës të tij nuk të ka bërë asgjë të keqe,të këthehet në një ''urrejte'' qorre dhe të pallogjikshme?

Diskutim të mbarë për të gjithë dhe mos harroni;ndonjëherë i njëjti veprim bërë nga dikush tjetër, sjell që veprimet e të tjerëve më në fund të shihen, edhe pse ato ishin atje.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Testimi im !

Pyetjeve tua Iron_Leon mund t'ju pergjigjem me dy fjale: standarde te dyfishta. Derisa te ndergjegjesohemi edhe te mprehim sepaten njesoj per te gjithe, s'behemi jo!

ps. u fshi poezia? Apo ishte "jashte rregullores"?
 
Titulli: Testimi im !

Kjo i gjason nje cuni qe i propozon nje goce, dhe pas pergjigjes negative qe merr nga goca, i drejtohet dhe i thote: Shaka ishte, vetem te provokova/testova !

lool
 
Sigurisht që poezia u fshi,nuk prisja të ndodhte ndryshe.Për dreq duhet nganjëherë njeriu të dalë jashtë vetes për t'ju treguar të tjerëve ''gabimet'' e tyre.Për të erdhur keq por është e vërtetë, rrallë mund të gjesh më njerëz që i qëndrojnë parimeve dhe detyrave të tyre me objektivitet.
 
Titulli: Testimi im !

Kjo i gjason nje cuni qe i propozon nje goce, dhe pas pergjigjes negative qe merr nga goca, i drejtohet dhe i thote: Shaka ishte, vetem te provokova/testova !

lool

Lover duke mos dashur ta bastardizoj edhe këtë temë po të përgjigjem shumë shkurt.Unë nuk kam qënë mendresist,kam jetuar gjithë jetën në një vend ku ****i paguhet,për rrjedhojë nuk kam pasur nevojën e dorjanës mikes tuaj të mirë edhe as të kukullave plastike.Tani çfarë të djeg ty është e qartë,por kupto që jo të gjithë qëndrojnë në horizontet e tua të nxënshmërisë.Nëse do kisha pasur zhgënjim për poezinë e fshirë mund ta trajtoja në një mënyrë të tillë që jo vetëm poezia të qëndronte por të hapej një nën-forum ku mund të përdorej pa limit fjalori banal.

Ps..rrallë më refuzojnë nëse propozoj dhe nuk vuaj nga të tilla zhgënjime,prandaj nuk besoj se i ngjet atij krahasimit tënd :)
 
Titulli: Testimi im !

Sigurisht që poezia u fshi,nuk prisja të ndodhte ndryshe.Për dreq duhet nganjëherë njeriu të dalë jashtë vetes për t'ju treguar të tjerëve ''gabimet'' e tyre.Për të erdhur keq por është e vërtetë, rrallë mund të gjesh më njerëz që i qëndrojnë parimeve dhe detyrave të tyre me objektivitet.

mua me pelqeu, gjithsesi :p :p
 
Titulli: Testimi im !

Lover duke mos dashur ta bastardizoj edhe këtë temë po të përgjigjem shumë shkurt.Unë nuk kam qënë mendresist,kam jetuar gjithë jetën në një vend ku ****i paguhet,për rrjedhojë nuk kam pasur nevojën e dorjanës mikes tuaj të mirë edhe as të kukullave plastike.Tani çfarë të djeg ty është e qartë,por kupto që jo të gjithë qëndrojnë në horizontet e tua të nxënshmërisë.Nëse do kisha pasur zhgënjim për poezinë e fshirë mund ta trajtoja në një mënyrë të tillë që jo vetëm poezia të qëndronte por të hapej një nën-forum ku mund të përdorej pa limit fjalori banal.

Ps..rrallë më refuzojnë nëse propozoj dhe nuk vuaj nga të tilla zhgënjime,prandaj nuk besoj se i ngjet atij krahasimit tënd :)

Iron, askush nuk te pyeti per jeten tende private. Madje, askush nuk ta ka mbajtur llamben, se me kë, si dhe kur ke pasur pune, gjera t'cilat s'na interesojne neve ketu, e me se paku mua ! Dorjana, kukullat plastike mund ti kesh perdorur ti ndoshta, sepse po i permend, aty t'shkoj mendja (sigurisht t'kane mbetur ne mendje nga pervoja me to lool), por kjo s'do t'thote se edhe te tjeret jane si ti :)

p.s. Doli dikush ne forum te pranoje se refuzohem nga gocat, zhgenjehem lool !?
 
Nuk e di aty, por veprat deshmojne ate cfare fsheh njeriu ne zemer. Me postime, njeriu tregon nje pjese te zemres
Ja pra ky ishte postimi yt ,për të cilin t'u përgjigja këtu, sepse kuptoj që aq mund të nxësh.Prandaj të thashë që nuk kam qënë mendresist :)
Ps.. nëse femrat nuk të refuzojnë ty, ç'do presësh nga të tjerët :)
 
Titulli: Testimi im !

Dhe cfare ka te beje medresisti me poezi erotike ?

p.s. Mos baj dertin tim ti, grahi trenit tend ;)
 
Titulli: Testimi im !

Je djal i zgjuar ti Iron,

kupton qe llapa shkon aty ku dhemb dhëmbi! Aq qe e ve ne diskutim . veçse mos harro qe mëndjengushtesia tek disa njerez esht si AIDS , te tund dale e nga dale dhe mos pretendo qe te gjithe te mbajn ison . e sidomos ky isëmur !
 
Titulli: Testimi im !

Une nuk e kam lexuar poezin por po nisem nga ato cfar ke shkruajt Iron...

Nga njera ane ska pse skandalizohet dikush nga disa shkrime se-xi jo per gje por a thua vall qe askush nga ne mos ti ket perdor fjalet se-xi..Dhe ana tjeter nuk mund te paragjykosh dike vetem se paska shkruajet nje poezi me fjal po-rnografike..Se me duket sikur jemi te gjith te kulluar e kur shikojm dike qe flet nje fjal banale i leshohemi te gjith pa harruar veten qe mund te perdorim me shum se ai x person kto fjalet banale...Ndo nje her mendoj qe shum mundohen te fshihen mbas ktyre fenomeneve e duke ber e rolin e nje njeriu te kulluar qe sdi te perdor kto fjal...Mos te harrojem dhe te lexojem se kemi plot poezi me fjalor banal ne nenforumin e libido nder to kam sjell e une poezi te tilla e kjo sdo te thot qe te paragjykohemi nga kto..Problemi esht qe na vjen pak hidhur te pranojem realitetin ....
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top